10. Kush është Iraku i varfër!

Kush është Iraku i varfër – ka shpenzuar 100 miliardë dollarë kundër ISISI-it?

Spread the love

(Vazhdim i shkrimit: “Përshtypjet e dr. John Andrew Morow nga pjesëmarrja në “Marshin e Erbainit”“)

Iraku është shteti i cili është i shkatërruar. Nën kërcënimin e regjimit baathist, Iraku ishte i vuajtur. Është shkatërruar me luftën vëllavrasëse të pakuptimtë me Iranin, Iraku pësoi edhe nga lufta dhe agresioni amerikan, invadimi dhe okupimi. Miliona njerëz kanë humbur jetët e tyre. Iraku ka pak në kuptim të infrastrukturës dhe ka shpenzuar në shumë se njëqind miliardë dollarë në luftën kundër ISIS-it, por është nikoqir i takimit më të madh fetar në botë, me krenari dhe kënaqësi, marshin paqësor i cili në të shumtën e rasteve nuk e merr vëmendjen e shtëpive mediale në botë sepse është në kundërshtim me rrëfimin islamofob të cilët ata e inkurajojnë. Sauditët me miliarda dollarë në dispozicion, me infrastrukturë të gjerë bashkëkohore dhe kontrollorët profesional të masave, po hjekin zitë e ullirit me akomodimin e 2-3 milionë haxhinjve, shpesh edhe me pasoja katatrofale, mijëra e mijëra njerëz janë shkelur gjer në vdekje. Qerbelaja, qyteti i cili mezi mund të pranojë gjysmë milionë njerëz, në ditët e Erbainit pranon njëzet apo tridhjetë herë më shumë njerëz. Por askush nuk lëndohet, nuk gabon, sepse të gjithë janë besimtarë në sjelljen e tyre më të mirë, të bashkuar në dashurinë e tyre ndaj Imam Husejnit (paqja qoftë mbi të). Në rast se Haxhi në Mekë është emocional, ajo nuk është diç me pelegrinazhin në Erbain. Vet numri i pelegrinëve është mahnitës. Njëzet gjer në tridhjetë milionë njerëz ecin së bashku. Njerëzit nga të gjitha sferat e jetës. Njerëzit nga të gjitha shtresat shoqërore. Njerëzit e të gjitha racave, nacionaliteteve dhe bashkësive etnike, duke folur çdo gjuhë që mund të paramendohet. Dashamirët e Ehli Bejtit nga të gjitha anët e botës të cilët mbajnë flamujt e shteteve të tyre, por të gjithë të bashkuar nën emrin e Imam Husejnit (paqja qoftë mbi të).

Nikoqirët e varfër dhe zemërbardhë

Më të varfërit me krenari përgatisin tendat që të akomodojnë pelegrinët nga mbarë bota. Këta janë njerëz të cilët në esencë nuk kanë kurgjë përveç asaj që japin, duke kursyer gjatë tërë vitit për të ofruar strehim dhe ushqim atyre të cilët e duan Imam Husejnin. Nga Nexhefi gjer në Qerbela, e tëra ofrohet gratis, pa para në rrugën e Allahut dhe për dashurinë e Imam Husejnit. Njerëzit ecin bashkë, ushqehen bashkë, pinë bashkë, luten bashkë dhe flenë bashkë. Janë me kilometra e kilometra tenda të cilët ofrojnë ujë, lëngje, çaj, shujta ushqimi dhe vende për pushim dhe fjetje. Meshkujt në moshë të lusin që të fitojnë nderin e larjes dhe masazhimit të këmbëve të enjtura, gjersa meshkuj tjerë shfrytëzojnë rastin të ndreqin këpucat e tyre. Thjeshtë më ka magjepsur qëndrimi i tillë. Kjo është përulja e Jezus Krishtit, djalit të Marisë. Kujdesi për pelegrinët konsiderohet obligim fetar. Janë më shumë se dhjetë mijë tenda të cilat ofrojnë strehimin, ushqimin, pijen, shërbimet mjekësore dhe stomatologjike. Ku tjetër në botë mund të gjesh, të zgjohesh nga gjumi dhe të shohësh se nikoqirët, të huajt tërësisht, kanë larë, kanë hekuros teshat e tua gjersa ju keni fjetur?
Unë isha dëshmitar, njerëz të cilëve u bënin masazh supeve të pelegrinëve të cilët ecnin udhës së Imam Husejnit, e cila nuk është asnjë udhë tjetër përveç udhës së dashurisë. Kam përcjell barinjtë të cilët kanë marr me veti tufat e dhenve dhe deveve gjer në Qerbela, ashtu që Imami t’i bekojë. Kam parë meshkujt dhe gratë në moshë të cilët po shtyhen të kalojnë, të qëndrojnë. Kam parë të sëmurë, të pafuqishmit, të hendikepuar, se si vet përpiqen që të shtyhen me karroca invalidore gjer te të afërmit e tyre. Kam parë shumë fëmijë dhe foshnje, me shami të kuqe rreth kokës. Kam parë miliona njerëz, të veshur në ngjyrën e zezë të Pejgamberit dhe pasardhësve të tij, të cilët lëviznin sikurse valët në oqeanin e njerëzisë. Dhe në këtë det, kam parë kopjen e anijes së Ehli Bejtit, duke përsëritur fjalët e Pejgamberit: “Ehli Bejti është si anija e Nuhit. Kush ka hyrë në atë, ka shpëtuar, kush është kthyer nga ajo, është i humbur” (Transmetojnë: Hakimi, Ahmed ibn Hanbeli, Fahrudin er-Razi, Bezzari, Ibn Haxher el-Hejthemi, Sijutiu, Taberaniu, Ebu Nuajmi etj.). Marshi është i pasur simbolikisht. Është i vështirë. Kërkon disiplinë. Bën thirrje në flijim. Ai shpreh udhëtimin e jetës dhe rrugën e shpirtit njerëzor. Në përfundim, është dhuratë e përhershme. Porositë të cilat i kam dërguar bashkëshortes gjatë përpjekjes sime fizike dhe emocionale tregon ndikimin e Erbainit.

Do të lë zemrën time këtu

E gjitha është e shkëlqyer. Më pëlqen. Përvojë jetësore. Lebejke ja Husejn! Ky është vendi ku qielli prek tokën. Duhet edhe ti të vizitosh imamët. Jeta jote kur nuk do të jetë e njëjtë. Dashuria ndaj Husejnit do të shkrijë zemrën dhe shpirtin tënd. Kurrë nuk kam qenë aq i lumtur dhe aq i dëshpëruar në të njëjtën kohë. Allahu i do ata që e duan Husejnin. Le të na shtojë Allahu dashurinë tonë ndaj Imam Husejnit. Do të mund përherë të mbes pranë Imam Husejnit. Po më dhemb, që duhet ta braktis. Po vetëm të mund të ndiej fuqinë e këtij vendi. Bile edhe mysafiri ynë jomysliman e ndjen këtë shenjtëri, begatia e këtij vendi është jashtëzakonisht i fuqishëm.

Kam krijuar miqtë për tërë jetën. Jam njohur me disa njerëz vërtet të mrekullueshëm. Zoti i bekoftë. Ky vend është i jashtëzakonshëm: 30 milionë njerëz ecin së bashku, luten së bashku, ushqehen së bashku dhe flenë së bashku. E gjitha është falas. Do të duhet të shohësh se si respektojnë vizitorët e Imam Husejnit. Njerëzit të cilët nuk kanë kurrgjë të shpërndajnë. Kursejnë tërë vitin vetëm që të jenë nikoqir të pelegrinëve. Njerëzit e vjetër do të luten për larjen dhe masazhimin e këmbëve të pelegrinëve. Kurrë nuk kam parë përulësi të tillë. Dashuria e këtyre njerëzve ndaj Ehli Bejtit është inspirimi i tyre. Përkushtimi i tyre ndaj Islamit dhe Pejgamberit. Ashtu janë plot spiritualitet.

Shkova në ambulancën mjekësore për më shumë ilaçe dhe inhalator. Nuk mund të merrja frymë. Shërbimi urgjent menjëherë më pranoi. Fare nuk ka pritje. Fare nuk ka pagesë. Vetëm buzëqeshje miqësore. E gjitha për dashurinë e Imam Husejnit. Nuk ndalen lutjet, salavatet, recitimet ditë e natë, sikurse ai të kishte vdekur dhe shkuar në xhenet me këngët e melekëve. Do të lë zemrën time këtu. Për çdo hap të cilin duhet ardhur këtu, 1000 mëkate të fshihen, 1000 bekime fitohen, ndërsa pozita e atij i cili këto hapa i bën është i ngritur 1000 herë në qiej. Ai i cili vjen në Qerbela, e braktis të pastër nga mëkatet. Xhibrili vjen çdo natë të vizitojë varrin e Imam Husejnit. E përbej Allahu, se e ndiej prezencën e tij. Njerëzit të cilët me këtë pelegrinazh besojnë në Zot janë të gatshëm të vdesin në rrugën e Allahut. Ata nuk frikësohen nga asgjë përveç Sunduesit të botëve. Aq bukur është të mos jesh pakicë dhe të jesh i rrethuar me Ehli Hakun nga të gjitha anët e botës. Kjo do të jetë kryeqendra e Imam Mehdiut (Allahu e shpejtoftë ardhjen e tij). Le të lejojë Allahu nderin të përgjigjem në thirrjen e tij. Nuk ndalem së lotuari që nga koha që erdha.

Pelegrinazhi në Qerbela

Pelegrinazhi në Qerbela është kulminacion i shpirtërores. E tërë ngjarja, rrjedh nga dashuria. Në jetën time kam vizituar tyrbe (mauzole) të shumë personave religjiozë, duke përfshirë edhe pelegrinazhin madhështor në varrin e Idrisit, stër-stërnipit të pejgamberit Muhamedit (pqmtf) në Zerhun të Marokosë, si dhe të djalit dhe pasardhësit të tij Idrisit II në Fes. Edhe pse begatia mes djemve të Imam Hasanit dhe themeluesve të dinastisë së Idrisit, është e fortë, asgjë nuk ka mund të më përgatis për fuqinë e pastër shpirtërore e cila ndriçon nga Imam Husejni. Sikurse miliona pelegrinë tjerë jam i përshkruar në mënyrë magnetike në shenjtërinë e imamëve dhe përherë kam mundur të mbështetem në dritën e tyre shpirtërore. Imami është Drejtim, shenjë e cila tregon rrugën drejt Allahut.

Me mëshirën e Zotit, dhe me lejen e Imamit, kam mund të kryej pelegrinazhin në Qerbela. Kam parë se si fuqia e fesë manifestohet në formën fizike. Vërtetësia, salavati dhe latmijati nga e cila të tronditet shpirti. Lëvizja e masave ishte diçka e fuqishme dhe poetike. Fuqia e tërmetit me shkallë 7.3 e cila e ka dridh 13 nëntorin 2017 nuk është kurgjë në krahasim me klithjen e dashurisë ndaj Imam Husejnit. Kisha nderin të vizitojë faltoren e Hazret Abbasit, vëllait guximtar të Imam Husejnit. Kisha përparësinë e qëndrimit në pjesën e VIP-ave në faltoren e Imam Husejnit në kulminacion të Erbainit ku emocionet eksplodojnë sikur Shpërthimi i madh. Kisha privilegj të takohem me rojtarin e saj Shejh Mehdin, përfaqësuesin e Ajetullah es-Sistanit, i cili ishte i thirrur të bisedojë në faltoren e Imam Husejnit në takimin privat prej 50 personalitete dhe mysafirë të shquar. Isha njëri nga të paktë të cilët patën lejen të përcjellin kortezhin e Erbainit nga kulmi i faltores së shenjtë.

Atje në kulm të faltores, gjersa dielli perëndonte, ndërsa nata binte, ditën e katërdhjetë të Erbainit, unë isha i rrethuar nga miliona muslimanë të cilët ishin të dehur shpirtërisht me dashurinë e Imam Husejnit. Qëndroja i rrethuar me llambat ndiçuese dhe ngjyrat të cilët ndriçonin nga vendet e shenjta të cilët dërgonin përshëndetjet e mia përulëse të dashurit ndaj Imam Husejnit të cilën e kam pritur me dekada që të vizitoja: Es-selamu alejke ja abdAllah! Es-selamu alejke ja ibn Resulullah!

Më ke thirrë emrin tim, o Imami i madh, dhe i jam përgjigjur në ftesën tënde. Falënderoj Allahun i cili më ka mundësur pelegrinazhin tim. Paqja dhe rahmeti i Zotit qoftë mbi imam Husejnin i cili ka thirr zemrën time. Dhe le të shpërblejë Allahu të gjithë ata të cilët më mundësuan ardhjen time në Erbainin e vitit 2017.

Autor Dr. John Andrew Morrow, huazuar nga: www.mediaelire.net

(Revista “Vlera”, nr. 27, tetor-nëntor 2018, fq. 26-28)