c3984017c1c1508dcc2f40596c829e2e

Rrëfime të urta

Spread the love

Mos i trego askujt

Një burrë i shkretëtirës duke ecur në shkretëtirë me devenë e tij e has një burrë që po vdiste nga etja. Burri i kishte kërkuar ujë për hir të Zotit. Kishte zbritur nga deveja dhe i kishte dhënë ujë. Burri që piu ujin e shtyu burrin e shkretëtirës, hipi në deve dhe filloi të ike. Burri i shkretëtirës nga pas bërtiti: në rregull, po ma vjedh devenë, mirëpo kam një lutje nga ti. Mos i trego askujt për këtë që ndodhi. Hajduti pa e kuptuar kërkesën u ndalë dhe e pyeti përse.
Njeriu i shkretëtirës iu përgjigj: Nëse i tregon dikujt, kjo përhapet nga goja në gojë dhe më asnjëherë njerëzit e shkretëtirës, nuk ndalen t’i ndihmojnë atyre që kanë nevojë në shkretëtirë.

 

Gara e bretkosave

Një ditë po behej një garë në mes të bretkosave. Qëllimi i garës ishte të hipnin në majën e një kulle. Një masë bretkosash ishin mbledhur për ta shikuar garën. Gara kishte filluar. Kulla ishte aq e lartë saqë shikuesit nuk besonin se ndonjëra nga garueset do të arrinte të hiptë mbi të. Në vend që t’i përkrahnin filluan të bërtasin: të gjorat, asnjëra nuk do të ia arrijë.
Bretkosat që filluan garën ranë pre e pesimizmit dhe duke menduar se nuk do të arrinin të dalin mbi kullë, një nga një u larguan nga gara, përveç një bretkose që me inat ngjitej drejt kullës. Shikuesit vazhdonin të bërtisnin: të gjorat, asnjëra nuk do të ia arrijë!

Bretkosa e mbetur në fund, e cila nuk kishte lënë garën kishte treguar durim dhe kishte arritur të ngjitej në maje të kullës. Shikuesit dhe bretkosat e tjera të habitura kishin dashtë të dinin se si e arriti. Një bretkosë iu afrua dhe e pyeti: si e arrite këtë?
Bretkosa që ishte ngjitur në kulle nuk kishte dhënë përgjigje. Atë moment ishte kuptuar se ishte e shurdhët. Bretkosa duke mos dëgjuar fjalët pesimiste të shikuesve dhe duke mos u bërë vetë pesimiste, por vetëm duke menduar të ngjitej në kullë, më në fund ia kishte arritur.

Tregimet e përkthyera: Fatjona Bajraj