17457402_1430517493667469_3520829988291848964_n

HAZRETI FATIMJA NË KUR’ ANIN A. M.

Spread the love

HAZRETI FATIMJA NË KUR’ ANIN A. M.
Ajeti për flijimin e saj:
Surja Insan (Dahr) 8-9

“Ata janë që për hir të Tij u japim ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.” ( Insan,8-9)

Shkakun e shpalljes së këtij ajeti e kanë dëgjuar të gjithë muslimanët. Imam Hasani (a.s.) dhe Imam Huseini (s.a.) ishin sëmurë dhe Hazreti Fatimja (s.a.) me Imam Aliu (a.s.) ishin zotuar se do të agjëronin tri ditë për shërimin e fëmijëve. Ata u shëruan dhe këta të dy filluan të agjëronin. Imam Aliu (s.a.) kishte prurë pak elb dhe Hazreti Fatimja (s.a.) kishte përgatitur bukën prej tij. Gjatë kohës së iftarit, në derën e shtëpisë trokiti një i varfër (miskin) dhe këta ia dhanë bukën atij. Natën e dytë u paraqit një jetim dhe të tretën një i zënë rob. Edhe këtyre ia dhanë bukën e përgatitur për vete dhe pastaj zbriti ajeti i lartpërmendur.




There are no comments

Add yours