IslamologjiMësime IslamePër jetëUncategorized

Për ç’arsye janë dispozitat Kuranore ,nëse nuk janë për përdorim praktik?

“………….ngase dëmi të cilin ata mund ta shkaktojnë me spiunim është shumë më i vogël se dëmi nga pengimi i dëgjimit të së vërtetës, të kuptuarit e fjalës së Allahut.”
Akoma nuk jemi përgjigjur në pyetjen për çka janë të nevojshme këto dispozita, nëse nuk janë as praktike as ekzekutive, disa mund të thonë se do ta pranojnë këtë pa menduar për asgjë. Kjo do të ishte njësoj si kur nxënësve të klasës së parë të shkollës fillore t’u sjellim ndonjë libër filozofik dhe t’u themi që ta lexojnë dhe mësojnë, ndërsa kualiteti, gjegjësisht të kuptuarit, do të vijë më pas.
Kemi një numër parimesh Kur’anore të cilat kanë të bëjnë vetëm me njohjen tonë. Imam Sexhadi deklaron se suret Ihlas, Hadid dhe Hashr sjellin ajete të cilët nuk mund t’i kuptojnë njerëzit e zakonshëm deri në Kohën e fundit (ahiri zeman)”, kur shkenca do të përparojë aq shumë sa ato do të kuptohen. Tabatabai deklaron pavarësisht zhvillimit të irfanit, ende nuk e ka arritur atë nivel që të mund të kuptojë domethënien e sures Kaf. Prandaj, këto janë çështje që kanë të bëjnë me të kuptuarit, mësimin dhe njohjen.
“Nëse dikush nga politeistët të lut për mbrojtje, ti mbroje që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut, e pastaj përcielle në një vend të sigurt. Kështu duhet për shkak se ata janë një popull që nuk dinë.” 
(Et-Teube, 6)
وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلاَمَ اللّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لاَّ يَعْلَمُونَ

Ky ajet ka të bëjë me një dispozitë të përgjithshme, ndërsa ja edhe arsyeja përse. Në atë kohë mushrikët me Profetin s.a.a. kishin nënshkruar një marrëveshje për paqe, sipas të cilës të dy palët kishin të drejtë të lëviznin ngado të donin, dhe se askush nuk guxonte ta pengojë tjetrin. Mirëpo, mushrikët ( pabesimtarët, idhujtarët) vritnin myslimanët pavarësisht nga marrëveshja. Vjen Xhibrili te Profetin s.a.a. dhe i thotë se ata nuk e respektonin marrëveshjen, se duhet të luftojë kundër tyre, se i ishte bërë hallall gjaku i tyre dhe se duhet t’i poshtëronin dhe vrisnin kudo që t’i takonin. Në bazë të kësaj dispozite, nëse ndonjëri prej
mushrikëve i deklaronte Profetit s.a.a. se nuk mendonte si populli të cilit i përkiste dhe se dëshironte të dëgjonte çka predikonte Profeti s.a.a., ai duhet t’i ofronte azil dhe strehim.
Tabatabai deklaron se sikur do të hulumtonim të gjitha dispozitat në Kur’an, nuk do të mund të gjenim dispozitë më të mirë se kjo.
Ekziston mundësia që mushriku i tillë të deklarojë: “Shiko, myslimanët e kanë këtë dispozitë. Nën pretekstin e dëgjimit të shpalljes mund të shkojmë tek ata dhe të spiunojmë.”
Tani shtrohet pyetja: çka nëse edhe myslimanët e kuptojnë këtë? Mund t’i kanosen atyre që vijnë, ose thjesht t’ua mohojnë azilin si masë e sigurisë. Mirëpo, Pejgamberi thotë:
“S’keni të drejtë të deklaroni një ndalim të tillë ngase dëmi të cilin ata mund ta shkaktojnë me spiunim është shumë më i vogël se dëmi nga pengimi i dëgjimit të së vërtetës, të kuptuarit e fjalës së Allahut.”

Të gjitha dispozitat që i ofron Kur’ani nuk i kanë ardhur vetëm një populli: Arabëve, Iranianëve, vetëm shiitëve, sunitëve etj., por të gjithëve. Ata që pohojnë për të tjerët se bëjnë diçka vetëm ngase është karakteristikë për të janë në njërën prej dy gjendjeve:

Është fjala për myslimanë të cilët janë miq me myslimanët, mirëpo janë injorant, të tillët nuk e dinë se goditja e “mburojës’ rreth Islamit, në të vërtetë e rrënon tërë Islamin, ose janë armiq, ndërsa armiq janë për shkak se, për shembull, deklarojnë; Po ata nuk janë filozofë iranianë, leni të sorollaten rreth kësaj.
Prandaj, ne fillimisht duhet të njohin vetë diçka në mënyrë që të kemi mundësi të ofrojmë përgjigje të duhura për të tjerët. Në bazë të principeve dhe dispozitave Kur’anore mund të ofrohen përgjigje për të gjitha pyetje e kësaj bote. Është shumë keq kur një njeri me orientim properëndimor na pyet diç ma thellë, kurse ne themi vetëm se nuk dimë apo nuk guxojmë të përsiatim lidhur me këtë.
A është argumentimi i mbështetur në përsiatje dhe marrjen e konkluzioneve në bazë të kësaj e nevojshme dhe e domosdoshme në Islam apo mund të kënaqemi vetëm me zahir me atë që është e jashtme në kuptim të parë? Kur’ani, nga njëra anë, për shumë gjëra sjell argumente, ndërsa nga ana tjetër, fton të tjerët të sjellin argumentet e tyre, nëse i kanë.
Në ajetin 6 të sures Et-Teube thuhet:
“Nëse dikush nga politeistët të lut për mbrojtje, ti mbroje që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut, e pastaj përcjelle në një vend të sigurt. Kështu duhet për shkak se ata janë një popull që nuk dinë”. 
(Et-Teube, 6)
وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلاَمَ اللّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لاَّ يَعْلَمُونَ

Nga ky ajet shohim se nëse mushrikët kërkojnë argumente, atëherë duhet t’u japim mundësi ta dëgjojnë argumentimin e Kur’anit dhe të Prfetit s.a.a. ndërsa nëse nuk e pranojnë, sërish mund t’i dërgojmë në një vend të sigurt, sepse ata janë popull që nuk din. Ulemaja islame në këtë ajet paraqet shumë shembuj si duet të diskutohet në mënyrë të argumentuar me ata të cilët nuk kanë ndjesi për fenë dhe vlerat e vërteta.


Autor : Dr. Eidi Ekber

Të ngjashme

Back to top button