orta-8-aile

Shkurorëzimet e turpshme:

Spread the love

Fillimisht do të diskutojmë për problemin më të theksuar të kohës sonë, gjegjësisht për shkurorëzimet e turpshme.

Islami është vendosmërisht kundër shkurorëzimit dhe dëshiron anashkalimin e shkurorëzimit nëse ka sadopak mundësi. Islami do ta aplikojë këtë ilaç juridik vetëm për rastet kur nuk ka alternativë pos ndarjes. Islami i konsideron armiq të Zotit ata meshkuj të cilët martohen me gra njëra pas tjetrës dhe shkurorëzohen prej tyre vazhdimisht duke i quajtur mutal-lek (tekstualisht: ndarës).

Pejgamberi s.a.v.s. deklaroi: “Allahu i konsideron armiq të Tij dhe e akuzon mashkullin i cili kënaqet me ndërrimin e vazhdueshëm të grave, e cila i gëzohet ndërrimit të shpeshtë të meshkujve.’’

Pejgamberin e kishin informuar se Ebu Ejub el-Ensariu kishte vendosur të shkurorëzohej nga Ummi Ejjub – gruaja e vet. Pejgamberi e njihte personalisht Ummi Ejjubin dhe e dinte se Ebu Ejub el-Ensariu nuk kishte arsye të fortë për ta shkurorëzuar. Prandaj deklaroi:

– Me të vërtet, të shkurorëzohesh nga Ummi Ejjubi paraqet mëkat të madh.

Pejgamberi gjithashtu ka deklaruar: ‘’Xhebraili më ka folur aq shumë për gratë dhe më ka këshilluar aq shumë për to, sa kam përshtypjen se nuk vlen të shkurorëzohesh nga ajo, pos në rast të tradhtisë së dëshmuar.”

Imam Xhafer es-Sidiku r.a. thekson fjalët e Pejgamberit i cili ka thënë: “O për Zotin, asnjë shtëpi nuk është më e dashur se ajo në të cilën ekziston një unitet martesor dhe asnjë shtëpi nuk shkakton më shumë zemërimin e Tij se ajo në të cilën uniteti martesor është e cenuar me shkurorëzim.” Imam es-Sidiku r.a. pastaj deklaron se fjala talak (shkurorëzim) paraqitet shumë herë në Kur’an dhe se Kur’ani Fisnik i ka kushtuar vëmendje hollësive lidhur me çështjen e shkurorëzimit. Arsyeja për këtë është se Allahu është armik i shkurorëzimit.

Tabesi në Mekarimul-ahlak (Fisnikëritë morale) citon Pejgamberin të ketë thënë: “Martohuni, por mos u shkurorëzoni, sepse froni i Allahut dridhet nga shkurorëzimi.”

Imam es-Sidiku r.a. ka deklaruar: “Asnjë çështje ligjore nuk shkakton aq shumë zemërim dhe urrejtje tek Allahu sa shkurorëzimi. Allahu, mashkullin i cili shkurorëzohet shpesh e konsideron armik të Vetin.”

Në Kitab es-Sunen, Ebu Davudi citon fjalët e Pejgamberit të Allahut se Allahu ka thënë se asnjë çështje e ligjshme nuk është më e ndyrë se shkurorëzimi.

Xhalalud-Din Rumiu, në tregimin e tij të njohur për Musain dhe bariun, duke aluduar për këto transmetime nga Pejgamberi deklaron: Sa të jetë e mundur mos u shkurorëzoni, sepse shkurorëzimi është gjëja më e pështirë për mua.

Në biografitë e prijësve tanë mund të vërejmë se ata janë përmbajtur nga shkurorëzimi deri në mundësinë e fundit. Prandaj janë shkurorëzuar shumë rrallë, vetëm atëherë kur për këtë kanë pasur arsye të drejta dhe logjike. Për shembull imam el-Bakiri kishte marrë për grua atë që e kishte dashur. Pastaj e kuptoi se ajo ishte nasibijje, gjegjësisht e urrente Ali ibni Ebi Talibin r.a. dhe ushqente në zemër lakmi ndaj tij. Imami u nda prej saj. Pastaj e pyetën: “Ti e dashuroje atë grua, përse u ndave prej saj?” Imami u përgjigj: “Nuk kam dashur që zjarri i ferrit të jetë në anën time.”