EditorialetOpinionePolitikSociologji

Srebrenica,  mesazh që nuk harrohet.

“Ruajuni dhunës sepse ajo e shpejton shkatërrimin, kurse dhunuesin e le si mësim për  të tjerët. “
(Imam Aliu paqja qoftë mbi të)

Çdo njëri mund të përballet me dhunën, krimin apo  padrejtësinë dhe kjo është një çast i pamohueshëm  por shpeshherë është i varur nga aftësitë tona  njerëzore se si do të reagojmë, si do ta përballojmë dhe sa do jemi të mençur që pas asaj dhune të lejmë mesazhe mësimi,  lidhur me atë të padrejtë që na është bërë. Ndërsa,  një gjë e cila është e pamohueshme dhe e ka fundin e saj të bukur apo të shëmtuar është vdekja. Vdekja është një proces biologjik që çdo njëri nga ne do ta shijoj, por për të vdekur mirë duhet të jetojmë mirë, andaj nuk i duhet frikësuar vdekjes , sepse kjo jetë është një urë që e bart veten tuaj nga një botë në një botë tjetër, andaj duhet punojmë dhe anojmë që të vdesim mirë për të jetuar mirë, në të dy botët.

Ndërruan  jetë, vdiqën fizikisht 8300 viktima të pafajshme në Srebrenicë,  ata i shpëtuan jetës së keq ngritur në këtë botë, ku kishin harruar Zotin të vetmin  dhe kishin martuar fëmijët e tyre me pasuesit e Zotit të trinisë, i kishin përzier martesat, i kishin përzier tryezat me hallall e haram, kishin ngritur jetë ashtu siç e donin, e jo siç duhet të ishte, apo  siç e dinin nga stërgjyshërit e tyre musliman. Por Zoti nga mesi i këtyre i zgjodhi më të mirët e tij, “Shehidët e Srebrenicës”  nuk i la të sprovohen më shumë në jetë, duke u asimiluar e humbur dinjitetin e tyre fetarë e kombëtarë.

Zoti i dërgoj një sprovë të madhe , se po mos të ishte Serbia me gërditë e tija nuk do të ishte Srebrenica  mësimi, dhimbja, përkujtimi dhe krenaria. Zoti, më pas nga bujaria e tij i mori, dhe i bëri shembull në këtë botë srebrenicasit, deri në Jevmud Din, deri në Ditën e Fesë.  Nga ana tjetër, dhunuesit kriminel,  i la në sipërfaqe të tokës me veprat e tyre mizore dhe me më të liga që ka mundur të bëjë dora e njerëzimi ndonjëherë.

Nuk u ngopën gjakpirësit sepse  i mbeti shija e gjakut në gojët e tyre, dhe sot,  përkrahësit e  pangopur nga gjaku  dhe jetët e shehidëve të Srebrenicës,  dolën në selinë e OKB-ës,  të cilët nuk hezituan  dhe nuk e dënuan këtë mizori duke mos e quajtur  “gjenocid”.  Këtë spastrimin masiv të mbi 8300 personave në korrikun e para njëzet vjetëve, këto  vdekje masive të lyer me gjak e me frymë të ngulfatur, dikush pa pik turpi e ndërgjegje, e me gojë të ngjizur nga kënaqësia për kriminalitet,  dolën para  zemrave të popullit të plagosur boshnjak- musliman, duke i ngritur plagët e mëdha në shpirtëruat e tyre,  duke kontestuar  se nuk ishte gjenocid rasti në Srebrenicë.

Në Srebrenicë, Bosnje e Kosovë u bë  padrejtësia e madhe, nga bashkatdhetarët Jugosllav, por mbi të gjitha anësia në përkrahje të kësaj padrejtësie botërore, siç ishin ushtarët Holandezë dhe mos intervenimi  i UN Kombeve të Bashkuara,  u bënë simbol i poshtërsisë, sepse ata i mashtruan myslimanët civil të pafajshëm, dhe i ndihmuan dorës së ligë fashiste serbo- holandeze.

Nga ana tjetër Kombet e Bashkuara ( UN)  së bashku me Këshillin e Sigurimit Kombeve të Bashkuara OKB ,  i mbyllën sytë me intervenim të vonshëm dhe të qëllimshëm dhe deshën veten ta bëjnë të pafajshëm, mirëpo një njeri i madh si Alija Izetbegoviq në kujtimet e tija i dha një mësim të gjithë kriminelëve dhe përkrahësve të tyre, duke lënë një mesazh që do të jehojë përgjithmonë: “Kur ndodh tragjedi e këtyre përmasave më nuk ka të pafajshëm. Secili prej nesh është fajtor që ekziston bota në të cilën është e mundur Srebrenica…”. Kjo nxjerr në pah  fajtorët e ligë, protagonistët e këtij krimi në Srebrenicë të cilët deshën s’deshën   do ta kenë njollë morale para çdo foshnje të porsalindur  në shtëpitë e tyre serbe dhe holandeze, sepse ata do të rriten e do të njoftohen për Gjenocidin në  Srebrenicë,  me krimet e  gjyshërve  dhe stërgjyshërve të tyre, deri sa të ekzistojë koha.

Prandaj, Srebrenica është gjaku ynë që nuk falet dhe ne do ta përkujtojmë çdo vit  të jetës sonë, në mënyrë që të mësojmë gjeneratat e ardhshme se kush janë Serbet, e kurrë më mos tu besohet kurtheve të përkrahësve të krimit serbian, që ishin holandezët e sotëm dhe Kombet e Bashkuara- UN.

Anonim

 

Të ngjashme

Back to top button