FamiljeIslamologji

JETËSHKRIMI I GRUAS NË HISTORI DHE SHKELJA E TË DREJTAVE TË SAJ

JETËSHKRIMI I GRUAS NË HISTORI DHE SHKELJA E TË DREJTAVE TË SAJ

 

Me ardhjen e fesë Islame dhe me përhapjen e mësimeve të tij të larta, jeta e gruas hyri në një fazë të re, gruaja u bë e pavarur dhe gëzonte të gjitha të drejtat e saj personale, shoqërore dhe njerëzore. Gjatë gjithë historisë gruaja është përballur me ngjyra të ndryshme të padrejtësisë, shtypjes dhe poshtërimit. Kjo histori e dhembshme dhe e hidhët përbën një pjesë të rëndësishme të sundimeve sociologjike. Përgjithësisht historinë e jetës së gruas mund ta ndajmë në dy periudha: Periudha e parë është ajo para historisë. Ne nuk zotërojmë të dhëna të sakta për gjendjen e gruas në këtë periudhë. Ka mundësi që ajo gëzonte të drejtat e saj të natyrshme njerëzore.

 

 

Periudha e dytë është ajo e historisë. Në shumë shoqëri gruaja ka qenë personalitet jo i pavarur në të gjitha të drejtat ekonomike, politike dhe shoqërore. Kjo gjendje vazhdoi në disa shoqëri deri në shekujt e fundit. Kjo ngjyrë e të menduarit për çështjen e gruas shihet edhe te ligji civil francez, që është më i hershmi. Si shembuj, po sjellim disa paragrafë të këtij ligji, që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike të bashkëshortëve. -Nga dy lëndët 215 dhe 216 thuhet se gruaja e martuar nuk mund t’i kryej asnjë punë kurrkujt pa lejen dhe nënshkrimin e burrit të saj. Në çdo veprim reciprok ajo ka nevojë për lejen e burrit. -Sipas lëndës 1234 vetëm burri ka të drejtë ta përdorë pasurinë e përbashkët mes tij dhe gruas. Ai nuk ka nevojë për lejen e saj, me kusht që përdorimi të jetë në kuadër të drejtimit. Nëse nuk është i tillë, ai ka nevojë për lejen dhe firmën e gruas. -Më shumë se kaq, në lëndën 1428 thuhet:

 

E drejta e drejtimit të gjitha pasurive personale të gruas janë në sipërmarrje të burrit, çdo veprim jashtë kufijve të drejtimit ka  nevojë për miratimin dhe firmën e gruas. -Në tokën e Relevatës islame, në Hixhaz, veprohej ndaj gruas si qenie e varur. Ata përfitoni prej saj në mënyra të ashpra e barbare. -Aq shumë u përkeqësua situata e gruas, saqë i shoqi e përdorte për të sjellë të ardhura, duke e dhënë me qira. -Në atë vend kishte varfëri qytetërimi dhe varfëri materiale dhe kjo bëri që disa të ashpër prej tyre të mos ngurronin në varrosjen për së gjalli të femrës.

Faza e re në jetën e gruas

Me ardhjen e fesë Islame dhe me përhapjen e mësimeve të tij të larta, jeta e gruas hyri në një fazë të re, shumë larg nga ajo që ishte më parë. Në këtë fazë gruaja u bë e pavarur dhe gëzonte të gjitha të drejtat e saj personale, shoqërore dhe njerëzore. Mësimet islame rreth gruas bazohen te ajetet që po flasim ’’…Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë…’’ Sipas këtij ajeti, gruaja gëzon aq të drejta sa ka edhe detyra të rënda për të në shoqëri. Islami e konsideron gruan njësoj si burri, qenie me shpirt të plotë human dhe me vullnet e zgjedhje. Rruga e saj është shpalosur drejt përsosmërisë, që është edhe synimi i krijimit. Në shumë ajete Kur’ani e përmend gruan dhe burrin së bashku. Për shembull: ’’O ju njerëz, o ju që keni besuar.’’ Ai ka vendosur për sistem edukativ, moral dhe shkencor për të dy gjinitë. Ai u premton të dyve së bashku për lumturi të përjetshme e të plotë në Jetën Tjetër, siç thotë ajeti 40 i sures’’Gafir’’: ‘’…ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, qofshin meshkuj apo femra, do të hyjnë në Xhennet. Aty do të begatohen pa kufizim.’’ Kur’ani dëshmonë se të dyja gjinitë kanë mundësinë e ndjekjes së rrugës së Islamit për të arritur në përsosmërinë shpirtërore dhe materiale dhe për të jetuar një jetë të mbushur me mirësi e siguri, siç thotë edhe ajeti 97 i sures ‘’En-Nahl’’: ‘’cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave të mira, që ka bërë.’’ Sipas mendimit Islam gruaja është si burri, e lirë dhe e pavarur. Ky mendim gjendet në disa vende në Kur’anin Fisnik. Në suren ‘’Mudethir’’, ajeti 28 thuhet: ‘’Çdo njeri është peng i veprave të veta.’’ Dhe në suren ‘Fusilet’, ajeti 46, thuhet ‘’Kush bënë mirë, e bënë për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet…’’. Kjo është liria që Islami ka vendosur për burrin dhe për gruan. Kështu që ata të dy janë të barabartë para ligjeve të shpërblimit dhe të ndëshkimit, siç thuhet në suren ‘Nur’ ajeti 2: ‘’Laviren dhe lavirin ta rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje…’’ Meqenëse për pavarësinë janë të domosdoshme dëshira dhe zgjedhja, Islami e ka caktuar këtë pavarësi në të gjitha të drejtat ekonomike dhe financiare. Ai e lejon gruan që të veprojë në të gjitha çështjet materiale dhe e bën atë pronare dhe zotëruese të pasurive të saj. Në suren ‘’En-Nisa’’, ajeti 32, All’llahu i Madhëruar thotë ‘’…meshkujt do
të kenë pjesë pre asaj që kanë punuar e po shtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar…’’ Fjala arabe ‘‘iktisab’’, punon , vepron, që përmendet në këtë ajet, ka kuptim të kundërt nga fjala “kesebe”. Ajo përdoret në ato gjëra, rezultati i të cilave i kthehet vetë njeriut. Nëse këtij mendimi do t’i shtojmë rregullin bazë, që thotë:’’Njerëzit janë sundues të pasurive të tyre.’’, do ta kuptojmë respektin e madh që Islami ka caktuar për gruan në dhënien e pavarësisë në veprimet ekonomike. Po ashtu, do ta kuptojmë barazinë që ka vendosur mes dy gjinive në këtë fushë. Sipas islamit, gruaja është shtylla themelore e shoqërisë dhe nuk lejon që ajo të konsiderohet si qenie e varur.

Kuptimi i drejtë i barazisë gjinore
Këtu duhen parë me kujdes ndryshimet fiziologjike dhe shpirtërore mes burrit dhe gruas. Vetëm Islami i kushton vëmendje kësaj çështjeje, ndërkohe që disa e mohojnë, duke u nisur te fanatizmi verbues dhe ndjenjat emocionale të tyre. Nëse do të mohojmë çdo gjë, mund të mohojmë edhe britmën e mospajtimeve mes dy gjinive, qofshin nga ana shpirtërore apo edhe materiale. Për këtë çështje janë botuar shkrime të veçanta. Këtu po përmbledhim disa prej tyre: Gruaja është baza e shumimit të njeriut. Në prehrin e saj edukohen dhe rriten breza.

 

Për këtë ajo është krijuar që të jetë e aftë nga ana fiziologjike për edukimin e brezave. Në anën shpirtërore ajo ka më shumë ndjenjë dhe butësi. Vallë, me këtë ndryshim të madh, mund të themi për barazi mes dy gjinive në të gjitha punët dhe që të dy të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në të gjitha çështjet?! A nuk thotë drejtësia që çdokush të bëjë detyrat e tij, duke përdorur dhuntitë dhe aftësitë e tij personale?! A nuk është në kundërshtim me drejtësinë, që gruaja të bëjë ato punë, që nuk janë në përshtatje me përbërjen e saj trupore dhe shpirtërore?! Nga këtu shohim se Islami, me gjithë dëshminë e tij për drejtësi, në disa çështje, si mbikëqyrjen në familje, i jep përparësi burrit dhe gruan e vendos në postin e ndihmësit në këtë çështje.

 

Familja dhe shoqëria kanë nevojë për drejtues. Çështja e drejtimit në fund të fazave të saj duhet të ndalojë te një person, përndryshe do të sundojë çrregullimi dhe rrëmuja. Cila është më e mira, në këtë drejtim ta ketë burri apo gruaja? Të gjitha përllogaritjet larg nga nervozizmi thonë:’’ Gjendja krijuese e burrit e detyron që drejtimi i familjes të jetë në dorën e tij dhe gruaja e ndihmon në këtë përgjegjësi.’’ Me gjithë këmbënguljen e këmbëngulësve dhe kokëfortësinë e fanatikëve, të cilët mohojnë realitetin, gjendja e jetës reale në botën e sotme ku jetojmë, madje edhe në ato vende që pretendojnë se i kanë dhënë gruas liri dhe barazi, tregon se çështja në fushën praktike qëndron ashtu siç e përmendëm, ndryshe nga pretekstet e tyre.

Të ngjashme

Back to top button