HistoriIslamologji

Kush është Imam Muhamed Bakiri  a.s. 

Imam  Bakiri, paqja qoftë mbi të, ka lindur në vitin 57 sipas Hixhrës në Medinë. Në kohën e vdekjes së babait të tij Imam Zejnul-Abidinit, a.s., 94 H., kishte tridhjetë e nëntë vjet. Emrin e kishte Muhammed, ndërsa ofiqet i ishin Ebu Xhafer, Bakir dhe Bakirul-ulum.

Nëna e tij ishte Fatimja bija e Imam Hasan a.s. dhe ai është i pari i cili si nga ana e babait gjithashtu edhe nga ana e nënës i përkiste pasardhësve të Fatimes dhe Aliut. Imam Bakiri vdiq në vitin 114 sipas Hixhrës në Medinë, dhe ishte varrosur në varrezat e njohura bekije pranë babait të tij dhe gjyshit. Imamati i tij kishte zgjatur shtatëmbëdhjetë vjet.

Gjatë jetës së tij, ai kontribuoi fuqishëm në përhapjen e dijes islame në një kohë të trazuar, ku dinastia Umajade kishte nisur të shtypte çdo zë të drejtësisë. Ai hapi një qendër dijesh në Medinë, ku mësonte nxënës të përkushtuar si Xhābir ibn Jānī dhe Mufaddhal ibn ‘Umar. Imam Bāqiri ishte ai që i dha teologjisë islame një themel të ri shkencor, duke theksuar rëndësinë e dijes dhe interpretimit të saktë të Kur’anit.

Por ndikimi i tij i thellë nuk kaloi pa u vënë re nga qeveria Umajade. Kalifi Hisham ibn Abdul-Malik, i shqetësuar nga autoriteti shpirtëror dhe popullariteti i Imam Bāqirit, urdhëroi helmimin e tij. Sipas burimeve historike, Imam Bāqiri u helmua në fshehtësi dhe ndërroi jetë më 7 Dhul-Hixhxhe, në vitin 114 hixhri (732 e.s.) në Medinë, në moshën 57-vjeçare. Ai u varros pranë gjyshit të tij, Imam Hasan (a.s.) në varrezat e Bakiut, ku më pas u varrosën edhe disa imamë të tjerë të Ehli Bejtit¹.

Martirizimi i tij shënon një pikë kthese në historinë islame, sepse humbja e tij për komunitetin ishte humbja e një figure të dijes së thellë, përulësisë dhe guximit intelektual përballë tiranisë.

Kalifët, bashkëkohës të Imamit

Gjatë imamatit të tij Imami i pestë ishte bashkëkohës i kalifëve në vijim:

– Velid ibn Abdul-Melik (86-96 H.);

– Sulejman ibn Abdul-Melik (96-99 H.);

– Omer ibn Abdul-Aziz (99-101 H.);

– Jezid ibn Abdul-Melik (101-105 H.);

– Hisham ibn Abdul-Melik (105-125 H.).

Këta kalifë – po e përjashtuam Omer ibn Abdulazizin i cili ishte mjaft njeri i drejtë dhe besnik ndaj familjes së Pejgamberit, s.a.v.a., të gjithë ishin mizorë dhe tiranë, nuk kishin mëshirë as ndaj farefisit të tyre, e sidomos ishin të ashpër ndaj Imamit të pestë.

Themelimi i lëvizjes së madhe shkencore

Imami i pestë gjatë imamatit të tij, përkundër kushteve të papërshtatshme, ishte marrë me paraqitjen dhe përhapjen e të vërtetave hyjnore dhe dijes, kishte shpjeguar problemet shkencore dhe kishte iniciuar lëvizjen e madhe shkencore duke krijuar parakushte për themelimin e universitetit të madh islamë, i cili zenitin e tij do ta arrijë në kohën e djalit të tij të dashur Imam Sadikut, a.s.. Imami i pestë për nga dija e tij, arsimimi dhe virtytet ishte më i shquari mes dinjitarëve Hashimi, dhe vendin e tij të jashtëzakonshëm për sa i përket arsimimit dhe moralit e kishin vërtetuar edhe miqtë edhe armiqtë. Pas tij kishin mbetur aq shumë transmetime dhe hadithe për çështjet e dispozitave fetare islame respektivisht fikhut, tefsirit, historisë së islamit dhe shkencave të ndryshme, sa që deri atëherë nga asnjë prej pasardhësve tjerë të Imam Hasanit dhe Hyseinit, paqja qoftë mbi të dytë.[1] Duke u shoqëruar me të kishin përfituar shumë dijetarë të dalluar, por edhe disa as’habë të Pejgamberit, s.a.v.a., të cilët ende ishin gjallë.

Tabi’inët Xhabir ibn Jezid Xhafi dhe Kejsan Sexhestani, si dhe dijetarët e fikhut Ibn Mubarek, Zehri, Evza’i, Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Zijad ibn Munzimehdi kanë përfituar nga vepra e tij shkencore dhe fjalët e tij i kishin transmetuar drejtpërdrejtë, apo herë-herë, përmes disa ndërmjetësuesve.

Librat dhe punimet e dijetarëve sunnit dhe historianëve si Taberiu, Belazeri, Selami, Hatib Bagdadiu, Ebu Naim Isfahani, mandej librat si Muvetta-ja e ibn Malikut, Suneni i Ebu Davudit, Musnedit të Ebu Hanifes, Suneni i Meruzit, tefsirit të Zamahsherit dhe dhjetëra të ngjashëm, pra librat më të rëndësishme të botës sunite, janë përplot rrëfime të Imamit të pestë dhe i vërejmë fjalët “ka thënë Muhammed ibn Aliu” apo “ka thënë Muhammed Bakiri”.[2]

Gjithashtu, librat shi’ite për çështje të ndryshme janë përplot me fjalët dhe hadithet e hazreti Bakirit, a.s., që do ta vërtetoj secili që sado pak është i njoftuar me këtë literaturë.


[1] Shejh Mufid, Al-Irshad, Kom, Mektebeti basireti, faqe 261.

[2] Ibn Shahrashub, Menakibi Ali ibn Ebi Talib, Entesharat-e Allame, Kom, vëllimi IV, faqe 195.

Të ngjashme

Back to top button