f4c5323c1910f2bb0caafa70c0a08eae

Ehli Bejti në terminologjinë e Librit (Kur‟anit) dhe të Synetit

Spread the love

Vazhdim…

Së dyti: Ehli Bejti në terminologjinë e Librit (Kur‟anit) dhe të Synetit

Ehli Bejti në gjuhën e Kuranit dhe të Synetit ka kuptim të veçantë. Në të dyja këto burime qëllimi i fjalës Ehli Bejt është për të Dërguarin e Allahut, imam Aliun, Fatime Zahranë dhe dy zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit, Hasanin dhe Hysejnin. Këta i pasojnë pasardhësit e pastër, të cilët janë nëntë imamët e pagabueshëm nga linja e Imam Hysejnit. Ata janë njerëzit më të afërt të Profetit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) e më të veçantët në lidhje me diturinë, më të diturit e fesë së tij dhe më të diturit e traditës dhe rrugës së tij.

 

Ekziston një grup i pasur transmetimesh të sakta nga Profeti nga të dy palët (sunnitë e shiitë) që deklarojnë qartë emrat e tyre16, kjo përveç masivitetit (tevatur) të teksteve që janë transmetuar nga imamët paraardhës për pasardhësit e tyre tek imaminjtë.

 

Kjo përputhet në mënyrë të plotë me atë që transmetohet në Dy Sahihet nga Profeti (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) që ka thënë: “Imamët janë dymbëdhjetë e që të gjithë janë prej Kurejshëve.”17 (17 Sahihu i Buhariut, 9: 147/79, Babu‟l-Istikhlaf. E botoi „Alemu‟l-Kutub, Bejrut, botimi 5; Sahihu i Muslimit, 4: 1883.

)

Është specifikuar titulli Ehlu‟l-Bejt vetëm për ta dhe për askënd tjetër, sado i afërt me Profetin që të jetë, qofshin këto gratë e tij, ndjekësit e tij apo të afërmit e tij.

 

Kjo është ajo për të cilën ka folur Kurani, ka përmendur Syneti i pastër profetik dhe që kanë transmetuar sahabët (shokët, bashkëkohësit), tabiinët (ndjekësit e tyre) dhe transmetuesit e haditheve.

Është përcjellë nga Ummu Selemeja se kur zbriti ajeti: “…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht.” ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut thirri Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Hysejnin dhe tha: “Këta janë Ehli Bejti im.”18

Transmetohet nga Aisheja e cila ka thënë: “Ka qenë burri më i dashur te i Dërguari i Allahut – duke aluduar për Imam Aliun. – E kam parë atë duke e futur poshtë mantelit të tij bashkë me Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin, pastaj tha: „O Zoti im. Këta janë Ehli Bejti im.‟19

Transmetohet nga Imam Aliu se kur ka zbritur Ajeti i Pastrimit, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë  mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “O Ali, ky ajet ka zbritur për ty, për dy nipat e mi dhe për imamët nga djali yt.”

 

Përveç sa u tha, qëllimi nga fjala Bejt në termin Ehlu‟l-Bejt nuk është banesa, por qëllimi është për shtëpinë e Mesazhit, pra, shtëpia profetike dhe Ehli Bejti.

 

Ata janë ata të cilët u edukuan dhe ngjitën shkallët e tyre në krahët e Mesazhit, u rritën në shtëpinë e pastërtisë e të diturisë, njohën çdo të vogël e të madhe, njohën çdo fragment dhe transmetim. Kjo është arsyeja që i gjen ata ti përgjigjen çdo çështjeje që u drejtohej atyre në të gjitha aspektet e fesë e të shkencave të saj. Këtë nuk e gjen tek të tjerët, sado njohuri e dituri të kenë patur.

 

Transmetohet se kur i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka lexuar thënien e Allahut Lartësuar: “Në shtëpitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij…”   (21 Surja “En-Nur”, ajeti 36.)  është pyetur: “Cilat shtëpi janë këto?Ka thënë: Shtëpitë e profetëve.” Ebu Bekri i ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, kjo shtëpi është prej tyre?” nënkuptonte shtëpinë e Aliut dhe të Fatimesë. “Po, prej më të preferuarave të tyre.”– i ka thënë Profeti.

Transmetohet nga prijësi i besimtarëve (paqja qoftë mbi të!) i cili ka thënë: “Ne jemi shtëpia e profetësisë, minerali i urtësisë, siguri për banorët e Tokës dhe shpëtimtarë të atyre që kërkojnë shpëtim.”

Imam Hysejni (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, ne jemi shtëpia e profetësisë.”