Kush është Ehli-Bejti?
KUSH ËSHTË EHLI BEJTI?
Ehli Bejti në gjuhë dhe terminologji
Koncepti gjuhësor i fjalës ehl përcaktohet nga ajo që i shtohet asaj. Kështu ehlu‟l-kura ka kuptimin „banorët e fshatrave‟; ehlu‟sh-shej‟ ka kuptimin „poseduesi i diçkaje‟, Ehlu‟l-Kitab (Ithtarët e Librit) domethënë ndjekësit e tij ose lexuesit e tij.
E njëjta gjë është edhe për Ehlu‟t-Teurat dhe Ehlu‟l-Inxhil (ithtarët e Teuratit dhe ithtarët e Ungjillit).
Në Kuran janë transmetuar disa nga këto terma.
Ehlu‟r-rexhul: Fisi dhe të afërmit e dikujt dhe njeriu më i veçantë për të. Gjithashtu, ata të cilët i bashkon lidhja farefisnore ose kauza fetare.4 I Lartësuari ka thënë: “Urdhëro të afërmit e tu me namaz!” ( Surja “TaHa”, ajeti 132.)
Pra, të afërmit e tu dhe ata që kanë lidhje gjenealogjike me ty. Dhe: “O Nuh! Me të vërtetë, ai nuk është nga të afërmit e tu.” ( Surja “Hud”, ajeti 46.) duke folur për të birin e tij, pasi ai është nga të afërmit e tij, përsa i përket gjenealogjisë. Por i Lartësuari
( Surja “TaHa”, ajeti 132. me këtë thënie do të thotë se ai nuk është nga ithtarët e fesë tënde, as nga bashkësia jote dhe as nga ata që ecin në rrugën tënde.
Ehlu bejti‟r-rexhul: të afërmit e tij dhe ai që ka lidhje gjenealogjike me të.7 (7 Mufredatu‟r-Ragib, 29, fjala ehl. El-Mektbetu‟l-Murtedauije.)
Është thënë në Kur‟an për fëmijët e Ibrahimit dhe fëmijët e fëmijëve të tyre, ku i Lartësuari ka thënë: “Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju – familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!”8 (8 Surja “Hud”, ajeti 73.)
Kështu pra, termi “Ehlu‟l-Bejt” u bë i njohur ndërmjet myslimanëve për familjen e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)9 në zbatim të teksteve.
Ata, ashtu siç është transmetuar në Hadithin e Mbulojës (Hadithu‟l-Kisa) e në të tjerë si ai, janë: Muhamedi – i Dërguari i Allahut, Imam Aliu, Zahraja, Hasani dhe Hysejni; për të gjithë këta zbriti Ajeti i Pastrimit: “…O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t‟ju pastrojë plotësisht.”10 10 Surja “El-Ahzab”, ajeti 33. Shih: Sahihu Muslim, Kitab Fadailu‟s-Sahabe 4: 1883/2424. Sunenu‟t-Tirmidhij, Kitabu‟t-Tefsijr, 5: 351/3205. Mesabijhu‟s-Sunneh i Bagaviut, 4: 183/4796. Xhamiu‟l-Usul, 9: 155/6702, 6703, 6705. Musnedi i Ahmedit, 4: 107. Mustedreku‟l-Hakim, 2: 416, dhe 3: 147-148.
Thuhet për ta, gjithashtu, Ãlu‟n-Nebijj – familja e Profetit ose „itretuhu (pasardhësit e tij). Fjala Ãl është shndërruar nga fjala Ehl.11 Kështu që thuhet Ãlu‟ll-llah dhe Ãlu Resulihi, pra eulijatë e tij. Origjina e saj është Ehl, e më pas, germa He u shndërrua në hemze dhe u bë në formën e Aal )أأل( dhe në momentin që u takuan dy hemzet, u shndërrua e dyta në elif.
El-Itreh (pasardhësit) janë Ehli Bejti. Ibn Mendhuri, duke e argumentuar thënien e tij me thënien e Profetit: “Unë po ju lë juve dy gjëra të rëndësishme. Nëse kapeni për këto të dyja, nuk keni për të humbur kurrë pas meje: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi, Ehli Bejtin tim.” Ka thënë: Profeti e ka përcaktuar „itre-n me Ehli Bejtin.1
Ka një dallim kur themi ehlu‟r-rexhuli dhe ehlu bejti‟r-rexhuli. Në gjuhësi, “ehlu‟r-rexhuli” në mënyrë metaforike përdoret për bashkëshorten e tij. Zubejdiu në librin “Taxhu‟l-„Arus” ka thënë: “Prej metaforës është ehlu‟r-rexhuli – bashkëshortja e tij.”
Ndërsa “ehlu bejti‟r-rexhuli” janë të afërmit e shtëpisë së dikujt, janë ata që i bashkon lidhja gjenealogjike me të. Ky term përdoret gjerësisht për familjen e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Së dyti: Ehli Bejti në terminologjinë e Librit (Kur‟anit) dhe të Synetit
Ehli Bejti në terminologjinë e Librit (Kur‟anit) dhe të Synetit