mus

FILOZOFIA E ISLAMIT NË LIDHJE ME TË DREJTAT FAMILJARE

Spread the love

FILOZOFIA E ISLAMIT NË LIDHJE ME TË DREJTAT FAMILJARE

Sikurse Islami femrën ta konsideronte si qenie të plotë njerëzore do të përcaktonte për të drejta të njëjta dhe të ngjashme , mirëpo ai nuk ka përcaktuar të drejta të njëjta dhe të ngjashme, prandaj ai nuk e konsideron femrën qenie të plotë njerëzore. Të tjerët thonë…….. Çka themi ne…..?

Dr. MURTEZA MOTAHARI
Islami ka filozofi të posaçme e cila ka të bëjë më të drejtat familjare të mashkullit dhe femrës, e cila është në kundërshtim me atë që ka ndodhur në katërmbëdhjetë shekujt e fundit dhe asaj që po ndodh edhe sot. Islami nuk beson në një lloj të drejtave, një lloj të detyrimeve dhe një lloj ndëshkimit edhe për meshkuj edhe për femra në çdo rast. Ai konsideron se një grup ndëshkimesh është i përshtatshëm për meshkuj dhe femra, ndërsa një grup tjetër më shumë i përshtaten femrave. Pasojë e kësaj është që Islami në disa raste ka marrë qëndrim të ngjashëm në aspektin e femrave dhe meshkujve, kurse në rastin tjetër qëndrime të ndryshme. Përse është kështu dhe cili është shkaku për këtë? A mos është kjo për shkak të asaj që Islami, si dhe shumë religjione të tjera, ka qëndrime përçmues ndaj femrës dhe femrën e konsideron lloj inferior apo, ndoshta, ka arsye të tjera dhe filozofi tjetër? Ju mbase keni dëgjuar shumë herë në fjalime, ligjërata dhe shkrim të ithtarëve të ideve perëndimore se ta ligjet Islame që kanë të bëjnë me mehrin ( dhuratën e martesës), përmbajtjen, shkurorëzimin, poligaminë dhe ligjeve të tjerë si këta i mendojnë si diçka që paraqet fyerje dhe se janë plot përçmim për gjininë femërore. Në këtë mënyrë, ata përpiqen të krijojnë përshtypje se këto përcaktime vetëm dëshmojmë se i është shkuar për shtati vetëm mashkullit. Ata deklarojnë se të gjitha rregullat dhe ligjet e botës para shekullit njëzet janë bazuar në përfytyrimin që mashkulli, falë gjinisë së vet, është qenie më fisnike se femra dhe se femra është krijuar për përdorim dhe dobi të mashkullit. E drejta Islame gjithashtu sillet në orbitën e njëjtë të interesave dhe dobive të mashkullit. Sipas tyre, islami është religjioni për meshkujt, se nuk e pranon femrën si qenie të plotë njerëzore dhe se nuk ka përcaktuar ligje për të që i janë të domosdoshme për një qenie njerëzore. Sikurse Islami të gjykon se femra është qenie e plotë njerëzore nuk do të mundësonte poligaminë, nuk do t’i jepte të drejtën e shkurorëzimit mashkullit, nuk do të konsideronte dëshminë e dy femrave ekuivalent me dëshminë e një mashkulli, nuk do t’ia jepte qeverisjen e familjes mashkullit, nuk do t’i lejonte femrës trashëgiminë në lartësi prej një gjysme të trashëgimisë së mashkullit, nuk do të mbështeste që femra ka çmim
në emër të mehrit ( dhuratës së martesës), dhe nuk do të mundësonte pavarësinë e saj ekonomike dhe sociale, dhe nuk do të krijonte prej saj një pensionist të mashkullit i cili duhet ta furnizojë atë. Nga gjërat e thëna më sipër, ata deklarojnë se është konkluduar se si Islami ka pikëpamje poshtëruese ndaj femrës dhe se e konsideron mjet për krijimin e më shumë njerëzve dhe si kusht të domosdoshëm për këtë. Ata shtojnë se përkundër faktit që Islami është religjioni i barazisë dhe ndonëse e preferon barazinë në situate të tjera, në rastin femrës dhe mashkullit ai nuk përmbahet kësaj. Ata deklarojnë se Islami ka mbështetur të drejtat diskriminuese dhe të privilegjuara për meshkujt. Sikurse të kishte për bazë të drejtat diskriminuese dhe privilegjuara për meshkujt, nuk do të urdhëronte ligjet e përmendura me sipër. Nëse e shpërblejmë argumentin e këtyre zotërinjve në modelin logjik Aristotelian , do të ketë këtë formë:
Sikurse Islami femrën ta konsideronte si qenie të plotë njerëzore do të përcaktonte për të drejta të njëjta dhe të ngjashme , mirëpo ai nuk ka përcaktuar të drejta të njëjta dhe të ngjashme, prandaj ai nuk e konsideron femrën qenie të plotë njerëzore.

Barazi ose njëjtësi?

Kuptimi bazë i cili përdoret në këto argumente është ai që është e domosdoshme pasoja e pjesëmarrjes së mashkullit dhe femrës në dinjitetin dhe nderit njerëzor qëndron në atë që të drejtat e tyre do të duhej të ishin të njëjta dhe identike. Tani çështja të cilën, thënë në mënyrë filozofike, do të duhej dëshmuar se është përcaktim i saktë cila është ajo pasojë e domosdoshme e pjesëmarrjes së mashkullit dhe femrës në dinjitetin njerëzor. A ka nevojë për konkludimin se cili prej tyre do të duhej të kishte të drejta ekuivalente me ato të tjetrit ati që mos ketë përparësi dhe privilegj në favor të njërit prej tyre apo ndoshta është e domosdoshme që të drejtat e mashkullit dhe femrës, pos asaj që janë identike dhe të barabarta, gjithashtu të jenë saktësisht të njëjta dhe se nuk do të duhej të kishte ndar
11
je në asnjë punë apo detyrë. Pa dyshim që pjesëmarrja e mashkullit dhe e femrës në dinjitetin njerëzor dhe identiteti i tyre si qenie njerëzore kërkon që ata të kenë të drejta të barabarta njerëzore, porse si mund të ekzistojë identiteti i të drejtave? Nëse e lëmë anash imitimin dhe animin e verbër kah filozofia perëndimore dhe lejojmë vetes të gjykojmë për idetë filozofike dhe qëndrimet që na kanë ardhur prej tyre, fillimisht duhet të par nëse është identiteti i të drejtave ose jo i domosdoshëm për barazinë e të drejtave. Barazia e të drejtave është e ndryshme nga njëjtësia e të drejtave. Barazia e të drejtave paraqet barazi dhe paanësi, ndërsa njëjtësia nënkupton se këto të drejta janë pikërisht të njëjta . Është e menduar që babai t’ua ndajë pasurinë njësoj dhe drejt bijve të vet, por ai nuk është i detyruar të ndajë në mënyrë identike. Për shembull, është e mundur që babai ka lloje të ndryshme të pasurisë: mund të posedoj një firmë komerciale, një tokë të punueshme dhe patundshmëri; me që ka biseduar me djemtë, ka zbuluar tek ata talente të ndryshëm, për shembull, ka mundur të zbulojë se njëri prej tyre ka afinitet për punë komerciale, i dyti është i talentuar në bujqësi, djersa i treti ka afinitet të administrojë me patundshmëri. Kur vjen deri te ajo që duhet ndarë pasurinë bijve për së gjalli, duke pasur parasysh që ai bijve duhet t’u japë njësoj në formë të vlerës së pronësisë dhe se nuk guxon të privilegjojë as diskriminojë, në testamente ua lë pasurinë sipas talentit të cilin e ka zbuluar tek ata. Kuantiteti dallon nga kualiteti. Barazia është e ndryshme nga ajo që të jetë tërësisht e njëjtë. Ajo gjëja që është e ditur që islami nuk konsideron se duhet domosdo të ketë njëjtësi gjegjësisht identitet i saktë i të drejtave në mes meshkujve dhe femrave, mirëpo kurrë nuk ka besuar në privilegje dhe diskriminim në dobi të mashkullit dhe kundër femrës. Islami, gjithashtu , e mbështet parimin e barazisë midis mashkullit dhe femrës.

Islami nuk është

kundër barazisë së mashkullit dhe femrës, por nuk pajtohet me njëjtësinë e të drejtave të tyre. Fjala “ njëjtësi “ dhe “ barazi” kanë marrë njëfarë lloj shenjtërie sepse përfshijnë domethënien e fjalës “ vlerë e njëjtë “ dhe “ mosekzistim i diskriminimit ” . Këto fjalë janë atraktive dhe tërheqin vëmendjen e dëgjuesve, posaçërisht kur këtyre fjalëve u shoqërohet fjala “ e drejta. “ Barazia e të drejtave “- sa e bukur dhe shenjtë është ky kombinim i fjalëve! Nuk mund të ketë një njeri i vetëdijshëm dhe ndjenjë origjinale morale që nuk do të respektonte këto fjalë. Por si është e mundur që ne, që njëherë kemi qenë bartës të diturive standarde, filozofisë dhe logjikës, kemi ardhur në pozitë të tillë që të tjerët duan të na imponojnë qëndrimet e veta e të për njëjtësinë e të drejtave të mashkullit dhe femrës në emër të fjalëve të shenjta-barazi dhe njëjtësi. Kjo është saktësisht si kur dikush do të dëshironte ta shiste një rrepë të zier duke e quajtur dardhë. Ajo që del qartë është se Islami nuk ka lejuar të drejta të njëjta për meshkuj e femra në gjithçka, njësoj siç nuk i ka përcaktuar detyrime dhe ndëshkime të njëjta për të parët dhe për të dytët në të gjitha rastet. A është shuma e të gjitha të drejtave që janë vënë për femrat më i vogël për nga vlera se të drejtat që u janë lejuar meshkujve? Natyrisht që jo, siç do të dëshmojmë. Këtu paraqitet një pyetje tjetër. Përse Islami lejon të drejtat e barabarta për meshkuj dhe për femra në disa raste? Përse nuk u ka lejuar drejta të njëjta dhe të parëve dhe të dytëve? A nuk do të ishte më mirë që të drejtat të jenë njësoj por jo edhe të njëjta? Në numrin tjetër të Revistës VLERA do të keni mundësin të lexoni temën lidhur me atë se cili është shkaku i ekzistimit të dallimeve që ekzistojnë në krijimin e mashkullit dhe femrës? A janë këto dallime shkak i ekzistimit të pabarazisë në të drejtat e tyre të natyrshëm apo jo?




There are no comments

Add yours