Fiziologjia

Fiziologjia e agjërimit

Spread the love

Hyrje

Një nga pyetjet më të shpeshta për njerëzit është pyetja: Vallë agjërimi është i dobishëm apo i dëmshëm? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, së pari duhet të vërejmë se çfarë ndodh në trup gjatë agjërimit ose thënë ndryshe, të njohim “Fiziologjinë e agjërimit”.

Fiziologjia e ushqimit

Metabolizmi i ushqimit në trupin e njeriut ndryshon 8 orë pas konsumimit të vaktit të fundit të ushqimit. Çfarë do të thotë kjo? Në kushtet normale, glukoza që ekziston në trupin e njeriut dhe që rezervohet në mëlçi dhe në inde, konsiderohet si burimi kryesor i energjisë së trupit. Kur uria zgjat rreth 8-14 orë, rezervat e glukozës shterojnë dhe yndyrat si burim i dytë i energjisë fillojnë të shfrytëzohen nga qelizat e trupit. Zakonisht, ky proces ndodh gjatë agjërimit. Por nëse uria zgjat me ditë të tëra, trupi për të fituar energjinë e nevojshme fillon të djegë proteinat që përdoren në strukturën e qelizave, indeve dhe skeletit të trupit dhe kjo padyshim që është e rrezikshme për shëndetin dhe jetën. Rastin e fundit e vërejmë më shumë tek personat e kequshqyer, tek të varfrit ose tek ata që kryejnë grevë urie për një kohë të gjatë. Në këtë rast, proteinat që ndodhen në inde çlirohen si pasojë e shpërbërjes së indeve dhe si rezultat, indet shkatërrohen.

Gjatë muajit të Ramazanit, njeriu distancohet nga ushqimi vetëm një muaj dhe afërsisht 8-14 orë në ditë (varet se në cilën stinë qëllon muaji i Ramazanit) dhe në këtë rast, trupi në vend që të konsumojë glukozë, konsumon yndyra si burim kryesor energjie, ndërsa proteinat nuk preken dhe indet mbeten të shëndosha. Si rezultat i djegies së yndyrave, ulet pasha e trupit dhe evitohen sëmundje të tilla si diabeti apo tensioni i gjakut dhe kjo është një nga dobitë e mëdha të agjërimit. Një tjetër ndryshim mes agjërimit dhe urisë kronike e të zgjatur është se agjëruesi i ka mundësitë që nga iftari e deri në syfyr të hajë e të pijë, por gjithmonë me masë. Ushqimi me masë apo i balancuar është ushqimi që përmban 5 grupet kryesore të lëndëve ushqyese si proteinat, yndyrat, vitaminat, kripërat dhe ujë në masë të mjaftueshme.

Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 4-5.




There are no comments

Add yours