Provimi i inteligjencës
Provimi i inteligjencës
Si përfundim, askush prej nxënësve nuk kishte arritur që t’i jepte një përgjigje të saktë pyetjeve të përgatitura prej mësuesit të tyre të madh. Secili dha përgjigjen e tij, mirëpo asnjëra nuk u pranua. Pyetja që Profeti kishte përgatitur për shokët e tij ishte: Ndër elementet e besimit, cili është më i forti?”
Njëri u përgjigj: “Namazi”
Tjetri tha: “Zekati”
Dikush tha: “Agjërimi”.
Një tjetër tha: “Haxhi”.
Njëri u hodh e tha: “Xhihadi”, e të gjitha këtyre pyetjeve Profeti s.a.a. u dha përgjigjen “Jo”.
Meqë askush prej të pranishmëve nuk e dha përgjigjen e duhur, vetë Profeti u përgjigj: “Të gjitha këto që ju thatë, janë punë të mëdha dhe të nderuara, por asnjëra prej tyre nuk është ajo që unë pyeta. Pjesa më e fortë e besimit është të duash dikë për hir të Zotit dhe, të qëndrosh larg diçkaje po për hir të Zotit”.
1) El Kafij vëll. 2, f. 25, kreu Dashuria dhe urrejtja