Profeti i pajtoi, por ata……!
Profeti i pajtoi, por ata……!
I Dërguari i Zotit ndodhej në një udhëtim bashkë me sahabet dhe u paraqit një fërkim, grindje në mes Muhaxhirëve ( Mekasëve) dhe Ensarëve (Medinasëve). Të dytë i thirrën për ndihmë fiset e tyre. Kur e pa këtë i Dërguari s.a.a. tha:
– “A jeni kthyer në shoqërinë e kohës së xhahilijetit ( injorancës para islamike) ?”
Të dy grupet mundoheshin që ta paraqitnin veten të drejtë dhe i Dërguari s.a.a. i dëgjoi ata dhe në fund i pajtoi. Prej Ensarëve, Abdullah ibn Ubejji, tha: – “Lëreni tani fjalosjen. Kur të kthehemi në Medine, i ndershmi (medinasi) do të jetë mbi të poshtrin( mekasin) ’. Kur e dëgjoi këtë Omeri, shkoi te i Dërguari s.a.a. dhe tha: “Ja Resulullah! Më jep leje t’ia pres kokën atij!” Resulullahu (s.a.v.) tha: “Mos e prek atë! Nuk dua që njerëzit të thonë ‘Muhamedi po i vret sahabet e tij’” (Sahihi Buhari; Libri i virtyteve të Kuranit, kapitulli i sures Munafikun)
Në këtë ngjarje na bëhet e qartë se gjatë paraqitjes së një fërkimi në mes atyre që kanë emigruar nga Mekeja dhe banorëve të qetë të Medinës përnjëherë harrohen lidhjet nga feja që i kanë në mes veti. Athua si do të veprojë një popull mbas vdekjes së të Dërguari s.a.a. që përpara prezencës së tij i kthehet ligjeve të kohës së xhahilijetit?
Shembuj të tillë mund të gjenden edhe në shumë libra të historisë. Në të gjitha librat burimore historike është rrëfyer në mënyrë të qartë sesi kanë vepruar Ensarët dhe Muhaxhirët në lidhje me ngjarjen e halifatit mbas vdekjes së të Dërguarit s.a.a. Xhenazja e të Dërguarit paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij, nuk ishte varrosur ende, ndërsa Muhaxhirët dhe Ensarët e diskutonin në mes veti çështjen e kalifatit edhe pse vetë Pejgamberi s.a.a. e kishte lënë emanet se pas tij do të vijë Imam Aliu si Lider shpirtëror. MEN KUNTU MEVLA FE HADHA ALIJUN Mevla “ Kush më ka njohur mua si prijës , zotëri, pas meje e keni Aliu është prijësi juaj. “