hh

PAS LEXIMIT TË “SHTEGUT TË ELOKUENCËS” – NEHXHUL BELAGA

Spread the love

PAS LEXIMIT TË “SHTEGUT TË ELOKUENCËS” – NEHXHUL BELAGA
Prof.Dr. Selim Sulejmani

Pejgamberi i Allahut- paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij, e çmonte lart
diturinë e tij të Sheriatit. Imam Aliut shpesh i lejonte të marrë vendime lidhur me çështje
të ndërlikuara dhe ky kurrë nuk e kishte zhgënjyer. Prandaj Pejgamberi s.a.a., me një
rast, duke iu drejtuar sahanëve –shokëve të mbledhur, kishte deklaruar:
Në marrjen e vendimeve dhe në proceset gjyqësore Aliu qëndron mbi të gjithë
ju!
Gjatë marrjes së vendimeve në konteste të ndryshme juridike Aliu ( paqja qoftë
mbi të) kishte dëshmuar mendjemprehtësi të lartë dhe urtësi shembullore. Me këtë rast po
përmendim çështjen e ndarjes së kulaçit në mes shokëve:
Dy njerëz po hanin kuleç. Njëri i kishte pesë tjetri tre kuleç. Pas pak arrin
njeriu i tretë, i cili prej të gjithë kuleçve ngrëni nga një pjesë. Pasi u ngop, i pagoi tetë
groshë dhe shkoi. Ai që i kishte pasur pesë kuleç mori pesë groshë dhe gjithashtu
shkoi. Kurse burri të cilit i kishin mbetur tre groshë nuk u pajtua me këtë, duke
menduar se i takonin më shumë, prandaj kërkoi gjykimin “e drejtë” të Aliut…
Përkundër paralajmërimit të Aliut se e drejta mund të jetë e dhembshme, burri
këmbënguli se duhet të vendoste drejt. Dhe Aliu gjykoi në këtë mënyrë: ‘Pasi keni
ngrënë të tretë, llogaria duhet bërë duke pasur parasysh atë që e keni ngrënë, duke
supozuar se keni ngrënë njësoj. Pra nëse tetë kuleç shumëzohen me tre dalin njëzet e
katër dhe kështu bie që të tretë keni ngrënë nga tetë të tretat e këtyre kuleçve. Atij që i
ka pasur tre kuleç i takon nëntë të tretat, ndërsa atij që i ka pasur pesë – pesëmbëdhjetë
të tretat. Tani, kur nga nëntë hiqen tetë, pronarit të parë i takon një pjesë tepër, ndërsa
të dytit i mbeten shtatë pjesë tepër. Prandaj pronari i tre kuleçve për pjesën që ka
mbetur tepricë duhet të marrë një grosh, ndërsa pronari i pesë kuleçve duhet të marrë
shtatë groshë…

Ky shqyrtim gjenial i llogaritjes dhe saktësisë mjafton për të dëshmuar vlerat e
Aliut edhe në punët, që kushtimisht mund të quhen se janë jashtë fesë.
Shumëkush mbase nuk e din por Aliu nuk ishte vetëm orator i shkëlqyeshëm, ai
njëkohësisht ishte edhe themelues i gramatikës së gjuhës arabe, siç thotë vetë nga frika se
gjuha arabe po bastardohet dhe shqiptimi i saj po deformohet. Prandaj, po mendoj ta
shkruaj një doracak për të ruajtur gjuhën tonë…. Ahmed bere ma atraktive kete pjesë,
me numra shumzoi p.sh. 2520:5 =504 dhe pastaj largoji ngjyrat. .
Ndërkohë ai ka shpikur edhe tabelën e shumëzimit e cila bën pjesë në themelet e
shkencës së matematikës. Lidhur me këtë të cekim shembullin një hebre e kishte pyetur
Aliun cili mund të jetë një numër që është i plotpjestuar më 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10. Aliu,
ndonëse tanimë e kishte vënë këmbën në yzengji, pa hezituar i ishte përgjigjur se duhet të
shumëzonte shtatë ditët e javës me 360 dhe do ta fitonte numrin e dëshiruar… Dhe vërtetë
numri 2520 (7×360) është i plotpjestuar me të gjithë numrat e cekur… Kush nuk beson –
ta provojë! Vlen të theksojmë me këtë rast se në atë moment ai nuk kishte pranë vete as
laps, as tabelë llogaritëse, as ndonjë mjet tjetër ndihmës!..
Raste të këtilla ka sa të dëshironi.
Megjithatë për shumë arsye kërshërinë e lexuesit të përmbledhjes, pa dyshim, do
ta zgjojnë fjalimet dhe letrat e tija të shumta. Një nga perlat e fjalimeve të tij është

2
hytbeja e mrekullueshme me rastin e pranimit të postit të halifit, nga çdo varg i cilës
buron imani, ahlaku dhe urtësia, një fragment të cilin po e shënojmë më poshtë:
Falënderimi i përket Allahut Atë e falënderoj dhe nga ai ndihmë kërkoj. Atë e
besoj, te Ai mbështetem. Dhe dëshmoj se s’ka zot tjetër pos Allahut. Ai është Një dhe i
Vetëm. Dhe dëshmoj se Muhamedi, s.a.a., është rob i Tij dhe pejgamber i Tij. Ai e
dërgoi Muhamedin, s.a.a., me të Vërtetën dhe si shpëtim nga sëmundjet e të na zgjojë
nga gafleti ( neglizhenca). Ta dini se do të vdisni. Pas vdekjes të ringjallur do të
qëndroni para Allahut dhe të jepni llogari për veprat tuaja e në bazë të tyre do të dalë
në pah dënimi. Të mos u mashtrojë jeta në këtë botë. Sepse kjo botë është e stolisur me
bela, e përplot me mizori. Kjo botë është shkak i mendjemadhësisë dhe konflikteve
midis njerëzve. Njerëzit e kësaj bote nganjëherë jetojnë në bollëk dhe lumturi, por më
shpesh në vuajtje dhe skamje. Të mirat dhe begatitë e këtushme janë të përkohshme.
Secili prej nesh do ta shijojë vdekjen..

O robërit e Allahut! Dijeni se në dynjallëkun shkëlqyes jeni në rrugën e atyre
që kanë qenë para jush. Ata kanë jetuar gjatë, kanë qenë të fortë, të pasur dhe me
shumë vepra. Mirëpo, tani trupi i tyre është kalbur, shtëpitë e tyre kanë mbetur shkret,
divani i butë u është zëvendësuar me dheun e varrit, ndonëse i kanë varret afër njëri-
tjetrit janë të vetmuar.

Keni parasysh edhe ju keni dështuar si ata, keni mbetur në një vend nga cili do
të largoheni. Mendoni sikur të gjendeni në varr dhe paramendojeni kohën kur do të
përfundojë gjithçka dhe të hapen varret dhe “kur të shpërthejnë fshehtësitë që ruhen
në kraharor” dhe kur do të jepet llogaria. Në çfarë gjendje do të jeni atëherë?.
E nivelit të njëjtë është edhe letra dërguar mëkëmbësit të tij në Egjipt dhe e cila
edhe sot mund të shërbejë si model për prijësit modernë:

O Eshter, të kam dërguar në një vend në të cilin para teje kanë qenë dhe janë
larguar shumë të tjerë, duke shkaktuar drejtësi apo zullum. Mendimin që e ke ti për
sundimtarët e parë, do ta ketë edhe populli për ty. Bëhu sundimtar i dëshirave dhe
nefsit tënd! Mos iu nënshtro nefsit në punët në të cilat nuk janë hallall!. Njerëzit mund
të gabojnë, me apo pa qëllim, ti fali ata siç kërkon vetë falje për vete nga Allahu. Mos i
merr për këshilltarë koprracët, do të largojnë nga bamirësia dhe nderi dhe do të
frikojnë me skamje. Mos i mbaj afër vetes frikacakët ose makutët. Mos tento ta imitosh
madhështinë e Allahut – Allahu e shkatërron çdo tiran. Bëhu më i mëshirshëm ndaj
popullit se ndaj nefsit, familjes dhe miqve…
Dielli i diturisë, hz. Aliu ( paqja qoftë mbi të) e çmonte lart rolin e edukimit dhe
nxënien e diturisë, andaj duke u përgjëruar, unë jam rob i atij që ma mëson një harf,
deklaron:

Dituria është trashëgimia më e mirë, ndërsa edukata është puna më e mirë,
devotshmëria është furnizimi më i mirë, ibadeti është malli më i mirë, vepra e mirë
është prijësi më i mirë, ahlaku është shoqëruesi më i mirë, kënaqësia është pasuria më
e madhe, lumturia është ndihmësi më i mirë, ndërsa vdekja është mësuesi më i mirë…
Pasuria më e madhe është mendja… Edukimi më i mirë është morali i mirë, marrëzia
është varfëria më e madhe…

Në përmbledhjen e cituar ka një sërë fjalësh të urta dhe mendimesh të shkurtra të
Aliut që zgjojnë interesin e lexuesit. Në vazhdim për lexuesit e revistës së nderuar
VLERA propozoj disa fjalë të urta si margaritarë të urtësisë së më të diturit të njerëzimit:
– Fjala e Allahut është ilaç i zemrës.
– Ai që i dëgjon shpifjet është edhe vetë shpifës.
– Leximi i Kur’anit është ilaç për zemër.
– Pasaniku koprrac është më i varfër se skamnori bujar.

3

– Goditja e mikut është shumë më e dhimbshme.
– Njeri i lumtur është ai që merr ditur nga tjetri.
– Tubimet e ilmit janë kopshte të xhenetit.
– Jetim nuk është ai që s’ka prindër, po ai që s’ka mend.
– Dituria dhe urtësia janë gjëra të humbura të mu’minit.
– Lakminë s’mund ta kënaqë asgjë pos dheut…
Vlerat më të larta të urtësisë dhe diturisë te Aliu kanë ardhur në shprehje në hytbet
e tij monumentale, kur flet mbi Allahun, xh.sh., mbi Pejgamebrin, s.a.a., dhe Kur’anin
fisnik, me ç’rast për këtë të fundit thotë:
Ai na mëson të jemi të përkushtuar ndaj Allahut dhe të ndjekim Pejgamberin e
Allahut. Ai na zbulon bukurinë e sekretit i cili na vërshon me elokuencën e tij…
Përfundimi
Fjalimet, letrat dhe deklaratat e hz. Aliut janë vepër e papërsëritshme e mendjes
njerëzore dhe si të mos ishin të tilla, kur janë fryt i nektarit të urtësisë hyjnore e cila te ai
kishte arritur përmes më të dashurit të Allahut, Pejgamberit s.a.a.
Të gjitha këto që u thanë dhe shumë arsye të tjera që nuk janë theksuar me këtë
rast bëjnë të përfundosh se kjo vepër meriton të jetë pjesë e bibliotekës së çdo myslimani,
madje jo vetëm e tyre.
Ky libër, që përmban 239 fjalime, 79 dokumente dhe 489 deklarata e fjali të Imam
Aliut, i titulluar “Shtegu i elokuencës”, pa dyshim, pos Kur’anit, është nga librat më
mendjehollë mbi përkushtimin ndaj Allahut. Ai tejkalon kufijtë kohorë dhe hapësinorë
për të mbetur përgjithnjë dritë orientimi për myslimanët e mbarë botës, ngase është
përshkuar nga drita e afrisë me Pejgamberin, a.s.

“Shtegu i elokuencës”- NEHXHUL BELAGA paraqet amanetin e imam Aliut.
Fjalimet, letrat dhe deklarata e tij përfshijnë një periudhë relativisht të gjatë kohore. Në to
hasim çështje që kanë të bëjnë me ballafaqimin e njeriut me vetveten dhe botën përqark,
mbi diturinë dhe paditurinë, mbi frikën dhe shpresën, por në mënyrë të pamohueshme
dëshmohet Njëshmëria e Allahut dhe shprehet vetëdijesimi mbi Zotin Një, dhe të
kuptuarit e botës që buron nga realiteti i pejgamberllëkut të Muhamedit, a.s.…
“Të themi në fund që çdo parathënie ose hyrje (dhe çdo provë për ta prezantuar
atë – S.S.) për “Shtegun e elokuencës” të imam Aliut, paraprakisht duhet të pranojë
dobësitë dhe mangësitë e veta në krahasim me shkëlqimin dhe urtësinë e ligjërimit me të
cilin udhëzon…”




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment