3.1

PROFETI MUHAMED DHE JETIMI (tregim)

Spread the love

Një nga shokët e Profetit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) transmeton:

Një ditë, ne ishim me Profetin. Tek ne erdhi një djalë. Ai i tha Profetit: “Unë jam jetim dhe kam një motër. Nëna jonë ka mbetur e ve, prandaj na ushqe me ato që të ka ushqyer Allahu dhe na jep prej asaj që të ka dhënë Allahu dhe të jesh i kënaqur”.

Profeti (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) tha: “Sa bukur që fole o djalë!

Pastaj, i tha Bilalit: “Shko dhe merr çfarë të ketë nga ushqimet tona!”. Bilali shkoi dhe mori me vete njëzet e një kokrra hurma.

Profeti ia dha djalit hurmat dhe i tha: “Shtatë kokrra janë për ty, shtatë për motrën tënde dhe shtatë për nënën tënde”.

Në ato çaste, Muadh ibn Xhebeli u ngrit dhe vuri dorën në kokën e djalit me përkëdheli dhe i tha: “Allahu ta lehtësoftë jetimërinë tënde dhe të bëftë trashëgues të mirë të babait tënd!

Profeti i tha Muadhit: “Ku e pate qëllimin me atë që bëre?Muadhi tha: “E bëra për dashuri ndaj tij”.

Profeti tha: “Cilido që merr nën kujdes një jetim dhe kujdeset për atë duke vënë dorën e tij mbi kokën e jetimit dhe e përkëdhel, për çdo fije floku të cilën e prek dora, Allahu i Madhëruar do t’i japë të mira dhe për çdo fije floku do t’ia fshijë atij të këqijat dhe për çdo fije floku do ta lartësojë”.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin e Shenjtë:

Arabisht:

Transliterimi:

Fe emmel-jetīme felā takher.

Përkthimi:

E jetimin mos e keqtrajto”. (Surja ed-Duha, ajeti 9)

Redaksia e revistës “Vlera”.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment