ZOGU DHE LAKU (tregim urtësie)
Thuhet se një ditë një zog pa një lak në tokë. Zogu e pyeti: “Kush je ti?”
Laku i tha: “Unë jam një rob prej robërve të Allahut”.
Zogu e pyeti: “E përse ulesh në tokë?”
Laku iu përgjigj: “Për thjeshtësi e modesti ndaj Allahut”.
Zogu i tha: “Përse e ke të përkulur shpinën tënde?”
Laku i tha: “Prej frikërespektit ndaj Allahut”.
Zogu e pyeti: “Përse e ke shtërnguar mesin tënd?”
Laku iu përgjigj: “Për t’i shërbyer të tjerëve”.
Zogu përsëri e pyeti: “Çfarë është ky kallami?”
Laku i tha: “Ky është shkopi mbi të cilin mbështetem kur eci”.
Zogu vazhdoi ta pyes: “Çfarë është kjo kokrra?”
Laku i tha: “E kam për sadaka (lëmoshë)”.
Zogu e pyeti: “A më lejohet ta marr?”
Laku ia ktheu: “Nëse ke nevojë për atë merre”.
Zogu u ul për të marrë kokrën por laku u mbyll. Zogu cicëroi me të madhe nga dhimbja. Laku i tha: “Thuaj çfarë të duash por nuk ke rrugë për shpëtim”.
* * * * *
A e dini se kush është laku? Ai është kjo botë (dynjaja), e cila verbon shumë njerëz. Kurse zogu jam unë dhe ju o njerëz. Prandaj, të ruhuni që të mos biem në këtë lak. O Zoti ynë! Na mbro prej të këqijave, problemeve, përçarjeve dhe fatkeqësive në këtë jetë!
Burimi: Shoqata “Flladi”.