283b5e9be65809fb3e327bcdb838c15b

Puna shkencore  e Imam Hasan  Askerit

Spread the love

Puna shkencore  e Imam Hasan  Askerit -paqja qoftë mbi të

 

Edhe pse, për shkak të kushteve të pavolitshme dhe trysnive të mëdha nga ana e pushtetit abasid, Imam Askeri nuk kishte mundësi ta përhapte dijen e tij të madhe në nivelin e tërë shoqërisë, ai përkundër kësaj kishte kultivuar nxënës të cilët secili individualisht, kishin bërë shumë në planin e promovimit dhe përhapjes së botëkuptimit islam si dhe rrënimit të dyshimeve që futnin armiqtë e islamit.

Shejh Tusi, mëshira e Allahut qoftë mbi të, përmend më shumë se njëqind nxënës të Imamit, ndërsa mes tyre dallohen personalitete të veçanta dhe të njohura si Ahmed ibn Is’hak Esh’ar Komi, Ebu Hashim Davud ibn Kasim Xhaferi, Abdullah ibn Xhafer Hamiri, Ebu Amr Osman ibn Sa’id Amri, Ali ibn Xhaferi dhe Muhammed ibn Hasan Seffari. ndërsa kontributet e tyre dhe gjithçka që kishin bërë për islamin nuk do të mund të përshkruheshin në kuadër të një libri. Më shumë për ta, biografitë e tyre dhe veprën mund të gjendet në literaturën biografike.

Përveç asaj që Imami ishte marrë me kultivimin e nxënësve të tillë, myslimanët herë herë dinin të gjendeshin para çështjeve dhe problemeve zgjidhjen e të cilave nuk mund ta merrte përsipër askush përveç Imam Hasan  Askerit. Në situata të tilla, duke iu falënderuar dijes së vet imamore, hazreti Askeri me mendjemprehtësi të jashtëzakonshme gjithmonë gjente zgjidhje nga rruga pa krye dhe zgjidhte problem. Në dobi të këtij konstatimi do të sjellim dy shembuj:

Një kohë të gjatë e kishte kaluar i vetmuar në shtëpi, i tërhequr nga jeta duke e shkruar me zell atë libër. Në një rast, një nga nxënësit e Kindit erdhi tek Imam Askeri, a.s.. Kur e pa, Imami i tha: “vallë, në mesin tuaj nuk ka njeri të udhëzuar i cili do të mund të më përgjigjej për atë që flet mësuesi juaj Kindi?” Ky u përgjigj: “Të gjithë ne jemi nxënës të tij dhe nuk mund të dalim me vërejtje ndaj mësuesit.” Atëherë Imami i tha: “Nëse të mësoj diçka dhe ta shpjegoj, a mund t’ia përcjellësh këtë mësuesit?” “Po”, u përgjigj ky.

Mandej Imami tha: “Kur të shkosh nga këtu, shko tek mësuesi yt, dhe ndaj tij sillu mirë dhe me respekt, dhe përpiqu të afrohesh me të. Kur ta arrish afërsinë e duhur, i thuaj: Më është paraqitur një pyetje në të cilën askush nuk është i denjë të më përgjigjet, përveç jush, ndërsa fjala është për këtë: A ka mundësi që Rrëfyesi i Kur’anit kishte për qëllim të thoshte diçka tjetër, e jo atë që mund të kuptohet nga ato fjalë, respektivisht që ju gabimisht e keni kuptuar atë që përmes atyre fjalëve është thënë? Ai do të të thotë që kjo gjë është e mundur. Atëherë thuaj: Si atëherë, e dini që Rrëfyesi i Kur’anit nuk kishte ndërmend diçka tjetër, e jo atë që ju pandehni që ishte?” Mandej Imami vazhdoi: “Ai është njeri i mençur, dhe kaq do t’i mjaftoj ta kuptoj gabimin e tij.”

Nxënësi pastaj shkoi te mësuesi i tij, sillej ashtu siç e kishte udhëzuar Imami, derisa nuk iu afrua rasti i përshtatshëm që ta shtronte pyetjen e tij. Atëherë ia bëri pyetjen e Imamit: “A ka mundësi që ai i cili flet thotë diçka, ndërsa atij që i drejtohet nuk e kupton se çka kishte ndërmend folësi? Respektivisht, që folësi të thotë diçka, ndërsa dëgjuesi atë ta kuptoj në mënyrë tjetër?” Filozofi Irakian kishte dëgjuar me kujdes pyetjen e nxënësit të tij, mandej tha: ‘Përsërite edhe një herë.’ Nxënësi përsëriti pyetjen e tij, pastaj mësuesi u mendua dhe tha: “Po, diçka e tillë nuk është e pamundur. Ka mundësi që folësi të ketë ndërmend diçka që dëgjuesi nuk e kupton, respektivisht që nga fjalët e tij të kuptoj diçka që nuk është esenca e vërtetë e asaj që thuhet.”

Mësuesi e dinte që një pyetje kësisoj nuk kishte mundësi t’i binte në mend nxënësit të tij, prandaj e pyeti: “Të përbetoj të ma thuash të vërtetën: Prej nga ty kjo pyetje?” Nxënësi u përgjigj: “Vallë mua nuk ka mundur të më binte ndërmend kjo pyetje?”, por mësuesi tha: “Jo, është ende herët të vish në një nivel të tillë të të menduarit. Më thuaj kush ta mësoi këtë pyetje?” Atëherë nxënësi u përgjigj: “Është e vërtetë që Ebu Muhammedi (Imam Hasan Askeri, a.s.) më ka njoftuar me këtë pyetje.” Mësuesi pastaj tha: “Tani ma the të vërtetën. Pyetjet e tilla janë karakteristike për atë familje, dhe ata janë ata të cilët mund t’i njohin këto të vërteta.” Duke e kuptuar lajthitjen e tij, mësuesi pastaj urdhëroi që të ndizej një zjarr i madh, dhe në të dogji të gjitha që kishte shkruar për kundërthëniet e Kur’anit.”

 

Kush është filozofi Kindi

Filozofi, autor i librit në fjalë nuk është Is’hak Kindi por biri i tij Jakubi. Siç shkruan Muhammed Lutfi Xhuma, Is’haku gjatë sundimit të tre kalifëve abasidë: Mehdiut, Hadit dhe Harunit, kryente detyrën e guvernatorit të Kufës. (Tarih-i felasafetul-islam fil-mashrik vel-magrib, Al-Mektebetul-‘ilmijje

Këtë tregim Ibn Shahrashubi e transmeton në librin Menakib (vëllimi IV, faqe 424.) nga vepra Al-Tebdil Ebul Kasima Kufiut. Disa shkencëtarë bashkëkohor dyshojnë në vërtetësinë e këtij rrëfimi, prandaj thonë: “Ky rrëfim tregon që Kindi kishte jetuar në një mëdyshje intelektuale dhe që nuk kishte besuar fuqishëm në islam. Edhe pse diçka e tillë është e mundur, këtë ngjarje e citon vetëm Ebul Kasim Kufi (edhe atë pa përmendur transmetuesit), ndërsa nga ai e merr  Ashubi, që do të thotë se në të nuk mund të thirremi si në një argument historik.“

Mirëpo, duke pasur parasysh disa ide të Kindit që i hasim në literaturë për historinë e filozofisë islame, ky tregim nuk duket i pamundur. Duke u marrë me mendimin e tij filozofik, Halil Al-Xhari dhe Hana Al-Fahuri shkruajnë: “Por, ndonjëherë ndodh që mes qëndrimeve filozofike dhe ajeteve kur’anore të ketë kundërthënie, dhe pikërisht kundërthëniet e tilla te disa kishin shkaktuar rezistencë ndaj filozofisë. Kindi, zgjidhjen e këtyre kundërthënieve e kishte gjetur në tevil (kuptimësinë e brendshme respektivisht interpretimin) e ajeteve. Ai thotë: “Në gjuhën arabe, fjalët kanë kuptimin tyre të vërtetë dhe atë metaforik. Kështu, duke u marrë me disa ajete, njeriu mund t’i qaset kuptimësive metaforike dhe të shërbehet me tevil.” (Historia e filozofisë në botën islame, përkthimi persisht nga Abdul-Muhammed Ajeti, Ketab-e zaman, Teheran 1358., vëllimi II, faqe 380.)

 

Redaksia VLERA