Thënie të mençme nga prijësi i Besimtarëve Imam Aliut ( pqmt)
Gruaja është akrep shtrëngimi i cili është i ëmbël.
Kur të përshëndetin, përshëndeti edhe më mire. Kur të të ofrojnë dorën e ndihmës, ktheja më shërbim edhe më të mirë. Përparësi në këtë ka ai i cili ia fillon i pari.
Ndërmjetësi është krah i atij që kërkon.
Banorët e kësaj botë u ngjasojnë udhëtarëve të cilët janë bartur në gjendje të gjumit.
Të mos kesh mik nuk nënkupton të jesh i jetësuar.
Më lehtë është ta lëshosh nevojën se ta kërkosh nga personi i padrejtë.
Mos u turpëro pse jep pak, sepse refuzimi është edhe më pak se kjo.
Nderi është stoli e varfërisë, ndërsa mirënjohja është stoli e pasurisë.
Nëse ajo çka dëshiron nuk arrin (skadon) atëherë mos u brengos për atë që ke qenë.
Nuk do të gjesh të paditur, pos atij që e kalon masën ose nuk e përmbush.
Kur mëndja plotësohet, të folurit pakësohet.
Koha i shpenzon trupat, ripërtëritë shpresat, afron vdekje dhe largon dëshirën. Kush është i suksesshëm me kohë ndeshet me mjerim të rend, ndërsa kush i lëshon begatitë e saj gjithashtu pëson telashe.
Kush e shpall vetën prijës të njerëzve le të fillojë ta mësoj vetën para se t’i mësojë të tjerët. Të mësuarit e tij duhet të bëhen më veprat e tij më pare se më gjuhen e tij. Ai i cili e mëson dhe udhëzon vetën meriton më shumë respekt se ai i cili mëson dhe udhëzon të tjerët
Frymëmarrja e njeriut është hap drejtë vdekjes së tij.
Çdo gjë e numëruar do të kalojë, kurse do gjë e pritur do të arrijë.
Kur raportet janë të ngatërruara,atëherë të fundit matën më të parët.
Është shënuar se Dirar ibn Hamza ed-Dibabi kishte shkuar të Muaviu, dhe pas pyetjes se tij mbi Prijësin e besimtarëve kishte deklaruar:”Dëshmoj se e kam parë disa herë kur nata kishte lëshuar perden e saj. Qëndronte ulur në mihrab duke e mbajtur mjekrën më dorë, duke rënkuar si njëri të cilin e ka kafshuar gjarpri dhe duke qajtur më të qarët e atij që është i pikëlluar. Atëherë shqiptonte: ”Oj botë! Oj botë! Ik prej meje! Më vjen! Apo të ka marrë malli për mua? Nuk do të kesh rast të më impresionosh! Mashtro ndonjë tjetër! Mua nuk më intereson! Jam ndarë nga ti tri here dhe pas kësaj nuk ka më kthim në gjendje të mëparshme. Jeta jote është e shkurtës, vlera jote është e vogël dhe shpresa jote është e pavlerë. Eh! Sa e vogël është pajisja, sa e gjatë rruga, sa i gjatë udhëtimi, e sa i vështirë caku për të qenë i arritshëm?!”
Njëri e kishte pyetur Prijësi i besimtarëve: ”A ka qenë shkuarja jonë në luftë kundër Sirianëve sipas dispozitave të Allahut dhe fatit?” Prijësi i besimtarëve-Alejhiselam-u dha një përgjigje të gjerë nga e cila është zgjedhur kjo: I mjeri ti! Ndoshta ti mëndon se kjo është dispozitë e domosdoshmë dhe fat përfundimtar. Po të ishe kështu atëherë nuk do të ekzistontë shpërblim dhe ndëshkim dhe do të pushonin së ekzistuar premtimi dhe kanosja. Më të vërtët Allahu i Madhëruar i urdhëron robët e Tijë të zgjedhin vet, por u ndalon më paralajmërimë. Ai e lë obligim atë që është e lehtë, kurse nuk rëndon më atë që është e rëndë. Për pak Ai afron shumë. Atij i përulen, por jo më dhunë. Mosbindja ndaj Tij nuk bëhet për arsye se është mposhtur. Ai nuk i ka dërguar pejgamberët për shkak të lojës. Ai nuk i ka zbritur Librat për njërëz pa qëllim. Ai nuk i ka krijuar së koti qiejt dhe token dhe at çka ndodhet midis tyre.
Kështu supozojnë ata që janë këmbëngulës në mohim të së Vërtetës por zjarri i Xhehenemit do ta kenë mjerim ata të cilët janë këmbëngulës në mohimin e së Vërtetës.(Kur”an,38:27)
Dituri merr ngado që të vijë, sepse nëse dituria gjendet në kraharorin e hipokritit ajo fërgëllon gjersa nuk del dhe nuk qetësohen në kraharorin e besimtarit bashkë me shoqet e saja.
Marrë nga libri Shtegu i elokuencës – Nehxhul Balaga