b25a354bd9c312daec2f8eab11b3592b

Vjedhja shprehi e ligë

Spread the love

Vjedhja shprehi e ligë

Ndodhë shumë herë që fëmijë të përvetësojë gjësendet e të tjerëve pa lejen e tyre. Kështu, përvetëson me forcë ose e merr ushqimin, frutat apo lodrat e tjetrit, ose nga xhepi i babit apo çanta e nënës merr para, ose merr stilolapsin, lapsin, fletoren e nga çantae motrës vëllait ose shokut të klasës…

Disa prej prindërve për një veprim i tillë shqetësohen jashtë masës dhe janë të bindur se do përvetësojë pasurinë e të tjerëve.

Gjithsesi, prindërit duhet të dinë se këto vepra nuk janë argument për të përfunduar se fëmija i tyre ne të ardhmen do të bëhet hajn, për arsye se fëmija ende nuk e paarritur nivelin e pjekurisë dhe gjykimit. Në ketë moshë, fëmija sapo vëren një gjë qe e intereson, duke mos qenë në gjendje të dallojë të ardhmen, vendosë ta marrë atë.

Ekzistojnë  shumë persona të cilët janë besnikë dhe bamirës e të cilët në moshën e fëmijëris kanë kryer të tilla vepra.

Rruga më e mirë që mund të bëjnë prindërit është që me vepër t’i ndalojnë ata nga kryerja e veprave të tilla, duke mos prekur çdo gjë që fëmija dëshiron dhe pa i dhënë atij në dorë, kështu që pak nga pak t’u mësojnë atyre rëndësinë e pronës së të njerëzve dhe veprën e shëmtuar të hajnisë.

 Nëse fëmija juaj ka shkaktuar një dëm në pronë të huaj, dëmin duhet paguar duke pasi ta merrni pëlqimin e pronarit të gjësendit. Prindërit duhet të përpiqen të  plotësojnë nevojat e fëmijëve në mënyrë që sytë e tyre të mos shkojnë pas pronës së huaj dhe të mos anojnë kah kryerja e veprave të pa pëlqyera.

Nëse nuk keni mundësin financiare, këtë çështje duhet t’ua bëni të qartë me butësi dhe dashuri.

Kështu, mund t’u thoni: Fëmija im! S’ kemi para të blejmë pajisjet e shkollës, a mund të kërkojmë borxh në filan dyqanin, ose sot merr borxh nga shoku apo shoqja e klasës çka të nevojite, ndërsa më pas do t’a paguaj.

Njëra prej arsyeve që mund ta drejtojë fëmijën drejt hajnisë është ashpërsia e vrazhdë e prindërve.

Nëse nëna i mbyll gjësendet ushqimore dhe pijet në dry dhe atë e mban gjithnjë me vete, në mënyre që fëmija të mos  këtë mundësi ta gjejë, fëmija nga ana e tij, përpiqet edhe më shumë për të gjetur mënyrën e hapjes së drynit dhe të arrijë te ushqimet, Nëse prindërit i fshehin paratë e tyre ashtu që për fëmijën është shumë e vështirë t’i gjejë, ekziston mundësia që fëmija të nxitet më shumë dhe të kërkojë deri sa t’i gjejë ato.

Është më e preferuar që prindërit të jenë të sinqertë ndaj fëmijëve, por  t’u bëjnë me dije atyre që jeta kërkon planifikim dhe se të ardhuart familjare për sigurimin e jetës duhet të shpenzohen në bazë të një planifikimi.

Mos i lejoni fëmijët të shikojnë filma që kanë të bëjnë më vjedhje dhe vrasje, si dhe mos i lejoni të lexojnë tregime të tilla në libra.

Prindërit duhet të sigurojnë qetësi në ambientin familjar, në mënyrë që fëmijët e tyre ta mësojnë rrugën e drejtë në shtëpi. Për shembull, nëna nuk duhet të marrë para apo diç tjetër nga xhepat e rrobave të bashkëshortit, por gjithashtu as bashkëshorti  nuk duhet të hulumtojë gjërat e bashkëshortes pa dijenin e saj.

U rekomandojmë që për vepra të vogla mos i qortoni as ndëshkoni fëmijët në mënyrë që të mos ua cenoni nderin.  Mos i bërtitni: O kriminel! O hajn! Ti në të ardhmen do të bëhesh hajn dhe vendin e ke në burg, për arsye së në këtë mënyrë ai do bëhet edhe më i paturp dhe i pacipë, si dhe është e mundur që për shkak të fyerjeve dhe ndëshkimit fizik të bëhet kryeneç.

E huazuar