AJETET E TRASHËGIMISË – FATIMJA FLET ME EBU BEKRIN
AJETET E TRASHËGIMISË
FATIMJA FLET ME EBU BEKRIN
O Ebu Bekr! Ti mund të jesh trashëgimtar i babait tënd, e unë nuk mund të jem? A shkruan kjo në Librin e All-llahut? Apo ju, Allahut i bëni shpifje? Apo, duke ditur, e hodhët Librin e Allahut pas? A nuk e dini se All-llahu urdhëron në Kur’anin e Madhërueshëm dhe thotë:
“Sulejmani e trashëgoi Davudin.”*(Sure Naml: 16) “ Sulejmani trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, neve na është mësuar të folurit e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka; kjo është me të vërtetë një dhunti e madhe!”
Fatime Zehra vazhdoi:“Unë frikësohem për të afërmit e mi nga gjaku, pas meje!”
Sure Merjem: 5: “ Të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bëre, o Zoti im, të mirëpritur!” *(Sure Merjem: 6)*
All-llahu i Madhërueshëm a nuk ka urdhëruar në Kur’an: “Farefisi ka përparësi ndaj njëri-tjetrit sipas dispozitave të Zotit.” (Sure Enfal: 75
Në Suren Nisa: “All-llahu ju këshillon për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa u takon dy femrave. E nëse janë më shumë se dy femra, atyre u takon dy të tretat nga ajo që ka lënë, e nëse është vetëm një, asaj i takon gjysma. Kurse prindërve:…”
(Sure Nisa: 11)
Ky është obligim i Allahut! Vërtetë, All-llahu është i urtë dhe di shumë.
FATIMJA PYET:
Fjala e Zotit për trashëgimi, a është e veçantë vetëm për ju, e babanë tim e lini jashtë këtij vendimi Kur’anor? A e dini ju më mirë ajetet Kur’anore sesa babai im dhe biri i xhaxhait tim? Apo, sipas jush, unë nuk qenkam në fenë e babait tim, apo jam në lidhje me një fe tjetër dhe nuk mund të jem trashëgimtare? Nëse këto janë kërkesat e juaja, o Ebu Bekr, biri i Kuafës, dita e takimit le të jetë dita e gjykimit dhe lexoi ajetin “ Atë ditë, kur ndodh Kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.”(Sure Gashijeh: 26)*
KËRCËNIMI HYJNOR:
Me siguri, kthimin tek Ne e kanë: “Dhe para Nesh, pa dyshim, llogari për të dhënë kanë!” *(Sure Gashijeh: 25-26)*
Fatimja në fund i tha ; “Unë veproj sipas simës sime dhe më vonë do ta dini se cilit do t’i vijë dënimi që e poshtëron dhe që do ta godasë dënimi i përjetshëm:
Thuaj: ‘O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, edhe unë veproj sipas times; më vonë do ta dini, (39) se cilit do t’i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta godasë dënim i përjetshëm!’” (Sure Zumer: 39-40)*
HADITHE NGA SAHIH AL-BUKHARI
Profeti (s.a.a.) ka thënë:
“Fatimja është pjesë e imja. Kush e zemëron atë, më ka zemëruar mua.”
Pas vdekjes së Profetit (s.a.a.), Fatimja (a.s.) kërkoi të drejtën e saj për trashëgiminë nga prona e Fadakut, por Ebu Bekri nuk ia dha, duke thënë se Profeti ka thënë:“Ne Profetët nuk lëmë trashëgimi.”
Pasi kjo kërkesë iu refuzua, thuhet: “Fatimja u zemërua me Ebu Bekrin dhe nuk foli më me të deri sa vdiq.”
– *Referenca: Sahih al-Bukhari, Libri i Takave (Kapitulli mbi trashëgiminë), nr. 4240 dhe 4241.*
HADITHE NGA SAHIH MUSLIM
Ngjarja është raportuar edhe në Sahih Muslim me detaje të ngjashme, duke përfshirë faktin se Fatimja (a.s.) mbeti e hidhëruar deri në fund të jetës së saj.
– *Referenca: Sahih Muslim, Libri i Xhihadit dhe Sirës, nr. 3304.*
E përgatiti: Msc. Ikballe bersha Huduti