
Roli i fesë gjatë njëqind viteve të sundimit mysliman, duke filluar nga halifeja Omer – Pjesa II
Është e vërtetë se feja ishte faktori që i nxori myslimanët nga Arabia. Por në çastin që dolën, feja pushoi së qeni një faktor në pushtimet që do të vinin. Roli i fesë ishte një rol katalitik në “shpërthimin” e arabëve. Nëse vërtet feja dhe virtytshmëria ishin arsyet esuksesit të myslimanëve në ekspeditat e tyre, atëherë si mund të shpjegohet suksesi ipopujve të tjerë jomyslimanë? Disa prej këtyre popujve ishin armiq të Islamit dhemegjithatë, ishin treguar fitimtarë në një nivel që ishte i barabartë dhe mbase më i lartëse ai i pushtimeve myslimane.Pushtimet e arabëve ishin vërtet habitëse për nga madhësia e tyre por në asnjë mënyrë, nuk ishin unike.
Thuajse njëmijë vjet para Islamit, Aleksandri i Madh, një maqedonas i ri, në një periudhë dhjetëvjeçare i pushtoi tokat që shtriheshin nga Ballkani deri në kufijtë e Kinës dhe nga Libia deri në Punxhab të Indisë. Ai ishte një politeist dhe kudo që shkoi, vazhdoi me adhurimin e idhujve. Ai e adhuronte Zeusin në Greqi, Amon Ra-në në Egjipt, Mardukun në Babilon dhe Ahuran në Persepolis. Pushtimet e tija nuk ishin të prira nga feja. Në të vërtetë, feja nuk dukej asgjëkundi në pushtimet e tija. Sikur të mos kishte vdekur kur
ishte 32 vjeç, mbase do ta kishte pushtuar edhe pjesën e mbetur të botës.
Pas grekëve të lashtë, romakët ishin pushtues dhe sundues të mëdhenj. Ata e ndërtuan njërën nga perandoritë më të mëdha dhe më të fuqishme të njerëzimit, e cila do të zgjaste më shumë se çdo perandori para dhe pas saj. Njësoj si grekët para tyre, edhe ata ishin adhurues të idhujve, ndonëse në shekullin e pestë Roma Lindore u konvertua në Krishterim.
Në shekullin e trembëdhjetë, mongolët e udhëhequr nga Xhingiz Kani e tronditën botën. Ata ishin armiqtë më të ashpër, me të cilët u përball Islami. E gjitha Azia ishte nën këmbët e tyre dhe ata arritën ta largonin Islamin nga ky kontinent. Pushtimet e tyre ishin shumë më të shpejta dhe më të mëdha se pushtimet arabe. Për pesëdhjetë vjet, ata e pushtuan gjithë Kinën, Rusinë, Azinë Qendrore dhe Perëndimore dhe arritën deri në Hungari. Dhe ndërkohë që myslimanët kishin pësuar disfatë në Tours në Perëndim dhe në Konstantinopol në Lindje, mongolët ishin fitimtarë gjithkund. Ata u tërhoqën nga
Evropa Qendrore vetëm për shkak të vdekjes së papritur të Xhingiz Khanit të tyre të
madh.
Mongolët nuk kishin fare fe. Ç’ishte atëherë ajo që i bëri ta pushtonin botën? Është e sigurt se nuk ishte entuziazmi fetar dhe virtytshmëria.
Sundimet e Perandorisë Britanike
Sistemet perandorake të Britanisë, Francës dhe Holandës e sunduan botën me një grusht të hekurt për thuajse dy shekuj. Shumë shtete myslimane ishin nën këmbët e tyre. Pas dy Luftërave Botërore, këto perandori u shkatërruan dhe nga rrënojat e tyre lindën shtete dhe kombe të reja. Njëri nga këto shtete ishte edhe shteti sionist i Izraelit.
Më 14 Maj të vitit 1948, britanikët e dorëzuan mandatin e tyre mbi Palestinën dhe emigrantët hebrenj e shpallën lindjen e Shtetit të Izraelit. Të nesërmen e asaj dite, pesë shtete arabe e pushtuan Izraelin, me qëllim që ta “hidhnin Izraelin në det”. Jo vetëm që nuk e bënë dot këtë por edhe pësuan disfatë në duart e Izraelit, me çfarë u detyruan të tërhiqeshin në lëvozhgën e tyre.
Izraeli dhe luftërat me arabët
Që atëherë ka pasur edhe luftëra të tjera ndërmjet arabëve dhe Izraelit. Njëra ishte në vitin 1956 dhe tjetra në vitin 1967. Në të dy luftërat, Izraeli i mundi arabët dhe arriti të merrte prej tyre shumë territore të tjera, duke përfshirë edhe Jerusalemin e vjetër.
Në vitin 1969, një pjesë e Mesxhid el-Aksasë mori flakë. Ishte një akt zjarrvënieje, pas të cilës të gjithë myslimanët, arabë ose jo, u mllefosën. Ndikimet e këtij rasti arritën në dy cepat e botës myslimane, e cila zgjatej rreth 10,000 milja, nga Indonezia në Lindje deri tek Mauritania në Perëndim.
Kombet myslimane mbajtën një konferencë në Rabat (Maroko) për të marrë masa kundër Izraelit dhe për ta rifituar Jerusalemin. Por gjithë ç’bënë ata ishte votimi i një rezolute ku veprimet e Izraelit dënoheshin. Një Izrael i paturpshëm e kishte sfiduar dhe turpëruar botën e madhe myslimane por këtyre të fundit u mungonte guximi për t’iu përgjigjur kësaj sfide.
Në Tetor të vitit 1973, Egjipti e sulmoi Izraelin gjatë festës fetare “Jom Kippur”, kur hebrenjtë merreshin me adhurimet e tyre. Këta të fundit ishin zënë në pakujdesi por shumë shpejt e morën situatën nën kontroll dhe sulmuan. Ata e kaluan shkretëtirën Sinai, e kaluan Suezin dhe e morën nën kontroll bregun perëndimor të këtij kanali, duke e rrethuar gjithë Ushtrinë e Tretë Egjiptiane.
Ishte shtypja amerikane mbi Izraelin që e shpëtoi Ushtrinë e Tretë të Egjiptit. Megjithatë, Egjipti u vetëshpall fitimtar i kësaj lufte. Lufta dhe “fitorja”, thoshin egjiptasit, e kishte ringjallur moralin dhe vetërespektin e Egjiptit, ndonëse ishin Kombet e Bashkuara dhe SHBA-ja që në këtë rast, si në shumë raste të tjera, i kishin shpëtuar nga katastrofa. Në Qershor të vitit 1982, Izraeli hyri në Liban dhe i eliminoi guerilasit palestinezë, teksa e gjithë bota arabe vështronte në një dëshpërim të heshtur. Ç’gjigant i pashpresë!
Fuqia ekonomike e arabëve dhe paradokset e tyre
E vetmja gjë që nuk u mungonte arabëve në këto luftëra, ishte fuqia ekonomike. Të bashkuar, ata kishin shumë më tepër fuqi ekonomike se çdo shtet tjetër i Botës së Tretë. Sa për fuqinë njerëzore, arabët ishin sipëror ndaj izraelitëve me një proporcion që arrinte 50 me 1.
Megjithatë, ata kurrë më parë s’ishin përballur me një paradoks të tillë, ku kombinohej pasuria dhe pafuqia, begatia materiale dhe shthurja morale, rëndësia strategjike dhe turpërimi. Sot mund të thuhet madje, se disa nga shtetet arabe (si Jordani për shembull) e gëzojnë pavarësinë e tyre vetëm falë “mirësisë” së Izraelit.
Nga e gjithë kjo është e qartë se feja, qoftë pagane, animaliste, krishtere ose islamike, ka pasur shumë pak ose aspak ndikim në pushtimet ushtarake të një populli. Një fenomen që përsëritet gjatë historisë është se në një kohë të caktuar, një komb i caktuar është superior në aspektin ushtarak, politik dhe në shumë raste, edhe intelektual. Në një çast të caktuar në histori, ky popull është i pathyeshëm.
Shekulli që zgjatej nga viti 632 deri në vitin 732 të erës sonë, ishte shekulli i arabëve. Ata ishin superiorë, ata ishin triumfues, ata ishin të pandalshëm dhe të pathyeshëm.
Islami i bashkoi ata dhe u dha në ndjesi drejtimi dhe qëllimi. Islami ishte fuqia e tyre shtytëse. Pa Islamin, ardhmëria e tyre do të ishte po kaq shterpë sa ç’kishte qenë e kaluara e tyre. Por nuk ka ndonjë ndërlidhje ndërmjet pushtimeve të tyre në njërën anë dhe virtytshmërisë ose entuziazmit fetar, në anën tjetër.
Marrë nga libri ” Ritregim i historisë së Islamit dhe myslimanëve – Sejjid Ali Asghar Razvi



