1.9

VDEKJA E HAZRETI FATIMES s.a.

Spread the love

Hazret Fatimja a.s. porositi:

O Ali! Të më varrosësh natën, ata që më plaguan e më mbytën të mos më vinë në funeralin (xhenazen) time e të bëhen kinse më kanë dashur”.

Ky është një mesazh madhështor që na bën të vetëdijesohemi në çdo vend e në çdo kohë, sidomos ata që shkojnë në Qabe në Meke e Medine, nëse e kërkojnë varrin e Fatimes, kurrë nuk kanë për ta gjetur. A thua pse?

Hazreti Fatimes ia morën hisen pse ishte motër pa vëlla, pse mbeti jetime pa nënë e pa baba. Ia zvarritën burrin, e çfarë nuk i bënë, më në fund gjersa ia mbytën edhe burrin e Fatimes në xhami në namazin e sabahut me 19 Ramazan. Sa padrejtësi iu bënë më të dashurës së Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij).

Prandaj kur shkoni në panaire keni shumë libra për familjet e pejgamberëve të tjerë por jo për Familjen e Pejgamberit, Ehli Bejtin a.s.. Në panaire do të gjeni shumë libra për gratë e tjera të Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), por libër për Fatime Zehran nuk do të gjeni kurrë, madje as në përmbajtje të librave nuk do ta gjeni emrin Fatime, sepse frikësohen se mos po del në shesh e vërteta e hidhur.

Fatimen (paqja qoftë mbi të) nuk kanë mundur ta fyejnë, sepse ka qenë femër shembullore, ka qenë pjesë e trupit të Profetit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), por në vend të fyerjes, kanë zgjedhur metodën hipokrite, i kanë lëvdëruar e ngritur në qiell shumë femra tjera që nuk kanë pasur aspak vlera, në mënyrë që emri Fatime vetvetiu të shuhet, a nuk është ky cinizëm e turp për muslimanët?

A e meritoi këtë vdekje?

Fatimja (paqja qoftë mbi të) ka qenë bija e dashur e të Dërguarit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij). Pas vdekjes së të Dërguarit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij), asaj ia grabitën kullosat në Fedek dhe ia sulmuan shtëpinë. Atë e lënduan dhe, në muajin e gjashtë të shtatzënësisë, ajo humbi një djalë, Muhsinin. Prej atëherë, ajo i kalonte ditët vetëm me fëmijët, të cilët i merrte për dore dhe dilnin jashtë qytetit, në vendin e quajtur “Shtëpia e vajtimit”. Atje kishte zakon të ulej dhe të vajtonte. Pas vdekjes së babait, kur ato ditë të vështira u rikthyen, ajo e filloi përpjekjen edhe një herë. Përgjatë krizave (kur të gjithë shokët e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe luftëtarët e Bedrit, Uhudit dhe Hunejnit heshtën në Medinë) kjo nënë e vetmuar nuk pushoi së rezistuari.

Ajo e vazhdoi fuqishëm qëndresën. Edhe natën ajo vizitonte shokët e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe personalitete ndikuese politike. Ajo foli me miqtë e mëdhenj të Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe me persona të rëndësishëm. Ajo u solli ndërgjegjësim të gjithëve. Ajo i kritikoi të gjithë; ajo shqyrtoi dhe parashikoi fatkeqësinë. Ky ishte roli i saj shoqëror që nga ajo kohë e deri sa ndërroi jetë.

Me vdekjen e saj ajo krijoi një ngjarje politike. Ajo kërkoi të varrosej natën. Pas vdekjes së saj, kujtimet, veprat dhe përpjekjet e saj krijuan një ringjallje në historinë islame. Ajo u bë manifestimi i kërkimit për drejtësinë dhe të vërtetën. Dëshirën e fundit e kishte që ta varrosnin natën, ashtu që ata të cilët ia mendonin të keqen, të mos mund t’ia gjenin as vendin se ku ishte varrosur. Ajo vdiq në vetmi dhe në qetësi. Ajo i kërkoi Hazreti Aliut (paqja qoftë mbi të) ta varroste në fshehtësi, natën. Ja, kjo ishte një grua që e përdori edhe vdekjen e saj si mjet për të mbajtur gjallë luftën në rrugën e së vërtetës. Ja se ç’do të thotë të jesh grua muslimane sot!

Kjo është përmbledhja e tërë asaj që ka mbetur për këtë grua të madhe në kujtimet e njerëzve tanë. Mirëpo, përkundër njohurive të pakta që kanë për të, njerëzit tanë e pranojnë me gjithë zemër madhështinë dhe fuqinë e saj. Ata ia falin zemrën asaj me tërë fuqinë shpirtërore, me tërë besimin dhe vullnetin të cilin mund ta ketë apo mund ta krijojë bashkësia njerëzore.

Redaksia e revistës “Vlera”.




There are 3 comments

Add yours
  1. Rastrear Celular

    Rastreador de celular – Aplicativo de rastreamento oculto que registra localização, SMS, áudio de chamadas, WhatsApp, Facebook, foto, câmera, atividade de internet. Melhor para controle dos pais e monitoramento de funcionários. Rastrear Telefone Celular Grátis – Programa de Monitoramento Online. https://www.xtmove.com/pt/


Post a new comment