Këshille e PytjePër jetë

12 këshilla për mirësjellje në vendet publike

Hyrje

Në vendet publike një mashkull (vlen edhe për femrën) i edukuar:

  • Nuk harron kurrë që s’është vetëm. Ai duhet të përpiqet të sillet në mënyrë të tillë, që të mos pengojë të tjerët.
  • Nuk përtyp çamçakëz kur bisedon me dikë.
  • Nuk e pështyn çamçakëzin përtokë, nuk e ngjit atë pas karriges, tryezës, murit.
  • Hiqet mënjanë, kur përballë vjen një i/e moshuar.
  • Ndihmon kalimtarin që është rrëzuar.
  • Në autobus, lë të kalojnë të moshuarit, gratë dhe fëmijë.
  • Kur i shkel pa dashje këmbën dikujt, i kërkon ndjesë me mirësjellje. Kur e shkelin atë, përpiqet të durojë në heshtje.
  • Gjithmonë u liron vendin më të moshuarve dhe burrave (ose grave) të të gjitha moshave.
  • Kur del nga autobusi, ndihmon për të zbritur të moshuarit dhe gratë me fëmijë.
  • Asnjëherë nuk tregon me gisht diçka për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Përpiqet të tregojë me vështrim ose me një gjest të përmbajtur.
  • Nuk hedh jashtë koshin e mbeturinave, lëkura frutash, letra karamelesh, çamçakëz.
  • Rrugën e kalon vetëm në vendet e caktuara për këmbësorët dhe vetëm me dritën jeshile të semaforit.

Të ngjashme

Back to top button