2.2

Dashuria e nënës në Islam

Spread the love

Shkruan: A. R.

Hyrje

Nëna… nëna… nëna jote, dhe pastaj babai yt.

Hadithi i famshëm rreth rëndësisë së nënës

Një njeri shkoi tek i Dërguari i Allahut, Muhammedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe e pyeti: “O i Dërguar i Zotit, në mesin e tërë njerëzve, kush e meriton më shumë shoqërinë tonë?” I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Nëna jota!” Dhe pastaj, ai njeri e pyeti: “Pas saj, kush?” I Dërguari i Allahu u përgjigj: “Nëna jote!” Mandej, ai pyeti: “Kush tjetër pas saj?” I Dërguari i Allahu u përgjigj: “Nëna jote!” Mandej, ai e pyeti dhe njëherë: “Kush vjen mbas saj?” I Dërguari i Allahut i tha: “Babai yt!

Nëna në fenë islame

Gratë kanë një privilegj të madh në Islam, veçanërisht nënat. Baballarët, gjithashtu kanë një privilegj të madh, por ky shkrim i dedikohet vetëm nënave.

Allahu më i Madhërishmi, më i Mëshirshmi, i cili përmes Mëshirës së Tij, Ai na ka bekuar hyrjen tonë në këtë botë nëpërmjet nënës. Ajo që na mbron, edukon, kujdeset dhe na do pa kushte. Në momentet e lindjes dhe përgjatë rritjes, jemi të pambrojtur. Por, shumë herë e shpeshherë e kemi dikë mbrapa nesh duke na vëzhguar, duke na mbështetur në mënyrë fizike dhe mentale, nëpërmjet këshillave të saj dhe mbështetjes së saj për ne.

Nëse nuk i thua nënës tënde që e do, atëherë thuaji se e do tani. Dhe, fiksoje imazhin e nënës tënde kur ajo buzëqesh. Sepse, diamantët vlejnë më pak se ato çaste kur ajo buzëqesh.

Disa vargje të Kuranit Famëlartë për prindërit

Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni askënd e asgjë përveç Atij dhe që të jesh i përkushtuar ndaj prindërve të tu. Në qoftë se njëri prej tyre ose të dy arrijnë moshën e pleqërisë dhe ti je gjallë me ta, mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngritni zërin duke thënë uf, por folu atyre shprehje nderuese e me respekt. Dhe trajtoji me përulje dhe me mëshirë dhe lutu duke thënë: Zoti im! Dhuro mbi ta përkushtimin Tënd siç më rritën mua, kur unë isha i mitur” (Surja El-Isra, ajetet 23-24)

“Kemi urdhëruar njeriun të jetë i përkushtuar e i dëgjueshëm ndaj prindërve. Nëna e tij e mbarti atë me mundim pas mundimesh e vështirësish dhe dhënia e gjirit është dy vjet. Më falënderoni Mua dhe prindërit tuaj dhe ta dini se tek Unë është kthimi i fundit. Por, nëse insistojnë që të bashkosh në të adhuruar vetëm Mua dhe të tjerë për të cilët ti s’ke dije, mos iu bind atyre, në dynja sillu mirë me ta. Ndiq rrugën e atij që kthehet i penduar tek Unë. Pastaj, do të vini tek Unë dhe do t’u informoj se çfarë keni punuar!” (Surja Lukman, ajetet 14-15).

Allahu i bekoftë nënat tona, baballarët tanë, familjet tona, popullin tonë dhe Allahu sjelltë paqe dhe bekime Profetit tonë Muhammed dhe familjes së tij, i cili na kujtoi vlerën e prindërve tanë. Dhe, Allahu e di më së miri.

(Revista “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 28-29)




There are no comments

Add yours