
Halifja Osman dhe hidhërimi I Abdurrahman bin Auf – Pjesa VI
Kur myslimanët i kishin humbur të gjitha shpresat se Osmani do të përmirësohej, ata u kthyen të zemëruar drejt Abdurrahman bin Aufit, duke i thënë se ai ishte fajtor që gjithçka po shkonte mbrapsht në tokën e Islamit. Në fund të fundit, ai e kishte bërë Kalif Osmanin.
Abdurrahmani pranoi se kishte gabuar dhe shtoi: “Kurrë s’kam pritur sjellje të tilla të turpshme prej Osmanit. Zoti qoftë dëshmitar se kurrë më s’kam për t’i folur!”
Betimi për të mos folur më me Osmanin nuk mund ë ndryshonte ndonjë gjë dhe as nuk mund ta përmirësonte gjendjen. Megjithatë, Abdurrahmani iu përmbajt këtij “principi” dhe nuk i foli më kurrë Osmanit, për t’ia shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë që ndjente nga veprimet e tija.
Marrë nga libri ” Ritregim i historisë së Islamit dhe myslimanëve – Sejjid Ali Asghar Razvi )



