AktualiteteGaleriaHistoriIslamologjiQerbelajaSociologji

Halifja Osman dhe torturat e tij ndaj Abdullah ibn Mesud – Pjesa V

Abdullah ibn Mesudi ishte njëri nga ndjekësit më të shquar të të Dërguarit të Zotit. Siç u përmend edhe më parë, ai ishte i pari që e recitoi Kur’anin në Qabe, në prani të prijësve të Kurejshit, të cilët e rrahën për këtë shkak. Ai ishte njëri nga njerëzit më të ditur në Medine. Pjesën më të madhe të kohës së tij, ai e kaloi me të Dërguarin e Zotit dhe i njihte veprimet e tija më mirë se pjesa më e madhe e shokëve të tij.

Kjo ishte arsyeja përse Omeri i kishte kërkuar që Abdullah ibn Mesudi të ishte gjithnjë pranë tij. Kishte shumë çështje, për të cilat halifja e asaj kohe Omeri  nuk e dinte mënyrën e zgjidhjes që e kishte përdorur i Dërguari. Në raste të tilla, ai e thirrte Abdullah ibn Mesudin dhe vepronte sipas këshillës së tij. Në vitet e fundit të jetës së tij, Omeri ( apo  Umar në gjuhën arabe)  e emëroi Abdullahun si përgjegjës të thesarit të Kufes.

Dr. Taha Husejn:

Abdullah ibn Mesudi ishte arkëtar i Kufes kur Sad bin Ebi Vakkasi ishte guvernator i krahinës. Osmani e liroi Sadin nga detyra dhe në vend të tij e emëroi Velid bin Akaben. Velidi morri një borxh nga thesari shtetëror. Kur afati i caktuar kaloi dhe borxhi nuk u kthye, Ibn Mesudi ia kërkoi pagesën Velidit. Ai e informoi Osmanin në lidhje me borxhin e Velidit dhe Osmani iu përgjigj: “Ti je arkëtari im. Mos i kërko para Velidit!” Ibn Mesudi nuk pajtohej me këtë. Pas kësaj, i hodhi çelësat e thesarit dhe qëndroi në shtëpi.

Që nga ajo kohë, Abdullah ibn Mesudi u bë një kritik i ashpër i admintrimit ekonomik dhe politik të Osmanit. Velidi i shkroi Osmanit në lidhje me kritikat e Abdullahut dhe Osmani i kërkoi që ta dërgonte Ibn Mesudin drejt Medines.

Ibn Mesudi arriti në Medine dhe hyri drejt e në xhami. Kur hyri, Osmani ishte duke mbajtur një fjalim. Me ta parë Abdullahun, ai tha: “Ja ku vjen një njeri aspak i këndshëm dhe dashakeq!”. Ibn Mesudi ia ktheu: “S’është ashtu! Unë jam një ndjekës dhe një mik i të Dërguarit. Kam luftuar në  Bedër dhe kam qenë edhe tek besëlidhja pranë pemës (në Hudejbije). Edhe Aisheja i kishte dëgjuar fjalët e Osmanit dhe bërtiti: “A kjo është gjuha që ti përdor kundër një shoku të Profetit?”.

Osmani i urdhëroi Abdullah ibn Mesudit të dilte nga Xhamia e Profetit. Skllevërit e Osmanit e nxorën jashtë xhamisë dhe e hodhën në tokë, duke i thyer një bri.

Aliu u ngrit dhe e qortoi ashpër Osmanin, duke i thënë: “E lëndon një shok të të Dërguarit vetëm sipas fjalëve të Velidit, ndonëse e di se Velidi është një gënjeshtar”. Më pas, Aliu e çoi Ibn Mesudin në shtëpinë e tij. Pasi iu thye një bri, Osmani ia ndërpreui Ibn Mesudit edhe pagesën që merrte nga thesari dhe i ndaloi të largohej nga Medineja. Ibn Mesudi dëshironte të shkonte në Siri për të marrë pjesë në ekspeditat ushtarake. Por Osmani i përsëriti fjalët që ia kishte thënë Mervani: “Ai ka krijuar mjaft trazira në Kufe. Mos i lejoni ta bëjë të njëjtën edhe në Siri!” (“El-Fitne’tul-Kubra”, Kairo, 1959).

Siç thamë edhe më sipër, Abdullah ibn Mesudi e kishte përpiluar përmbledhjen e tij të vargjeve të Kur’anit, ku vargjet ishin vendosur sipas radhitjes kronologjike. Por Osmani e emëroi të preferuarin e tij Zejd bin Thabitin për t’i përmbledhur dhe për t’i radhitur vargjet e Kur’anit.

Ai nuk e “njohu” përmbledhjen e Ibn Mesudit dhe i urdhëroi që ta dorëzonte kopjen e tij. Abdullah ibn Mesudi nuk pranoi dhe pas kësaj, njerëzit e Osmanit hynë në shtëpinë e tij dhe e konfiskuan përmbledhjen e tij të vargjeve të Kur’anit. Kjo kopje u dogj pas urdhrave të Osmanit.

Kundër njerëzve si Ebu Dherri, Ammar bin Jasiri dhe Abdullah ibn Mesudi, të cilët nuk bënin kompromis me principet e tyre, Osmani e përdori aparatin shtetëror. Që të tre u përballën me dënime të ndryshme por i duruan me shumë vendosmëri të  njëjtat.

Por përveç këtyre, Osmani i prishi punët edhe me disa persona si Abdurrahman bin Aufi dhe Amr bin Asi, të cilit s’kishin të bënin ‘dhe aq me principet. Që të dy ishin përgjegjës për ardhjen e tij në fron.

Marrë nga nga libri ” Ritregim i historisë së Islamit dhe myslimanëve – Sejjid Ali Asghar Razvi )

Të ngjashme

Back to top button