AktualiteteFakteHistoriIslamologjiNjoftimePër jetë

Halifi Osman dhe torturat e tij ndaj Ammar bin Jasir – Pjesa IV

Ammar bin Jasiri ishte njëri nga myslimanët më të hershëm. Siç kemi përmendur tashmë, prindërit e tij kishin vdekur nga torturat në duart e idhujtarëve të Mekkes. Ata ishin dëshmorët e parë të Islamit dhe kjo është një meritë të cilën nuk e ndajnë me askënd tjetër.

Njësoj si Ebu Dherri, edhe Ammari ishte nga personat më të dashur për të Dërguarin e Zotit, i cili në lidhje me Ammarin ka thënë:

“Ammari është mishërimi i tërë besimit”.

Njësoj si Ebu Dherr Giffariu dhe disa të tjerë, Ammari nuk ishte shumë i dashur për të fuqishmit ekonomikë dhe politikë të kohës së tij, me të cilët ishte e pashmangshme përplasja.

Dr. Taha Husejn

Ammari u shpërngul fillimisht në Abisini dhe më pas në Medine. Ai ishte myslimani i parë që ndërtoi një xhami dhe këtë e kishte bërë që në Mekke. Bashkë me të tjerët, ai më pas do të punonte edhe në ndërtimin e Xhamisë së të Dërguarit (në Medine). Gjatë ndërtimit, ndërkohë që myslimanët e tjerë mbanin nga një tullë, Ammari i mbante njëkohësisht dy tulla. Përveç kësaj, ai punoi edhe në hapjen e hendekut gjatë rrethimit të Medines. Gjatë hapjes së hendekut, i gjithë trupi i tij ishte mbuluar me pluhur. Ishte vetë i Dërguari i Zotit që do ta fshinte pluhurin nga fytyra dhe nga koka e tij.

Kur Ammari e mori lajmin e vdekjes së Ebu Dherrit, ai vajtoi për të. Vajtimin e tij, Osmani e interpretoi si një kritikë të drejtuar atij dhe nga zemërimi, i urdhëroi edhe Ammarit të largohej nga Medineja dhe të shkonte në Rebeze. Kur Ammari po përgatitej për të dalë nga Medineja, fisi Makhzum, nën mbrojtjen e të cilit ishte Ammari, u zemërua mjaft. Pakënaqësinë e tij e shprehu edhe Aliu. Ai shkoi tek Osmani, e qortoi ashpër për dëbimin e Ebu Dherrit dhe i kërkoi të mos e bënte të njëjtën edhe me Ammarin. Osmani ia ktheu: “Ti nuk je më i mirë se Ammari dhe njësoj si ai, meriton të dëbohesh nga Medineja”. Aliu i tha: “Atëherë më dëbo!” Pas kësaj, muhaxhirët e tjerë ndërhynë dhe i përkujtuan Osmanit se nuk mund ta dëbonte kë të kishte dëshirë.

Një ditë, Osmani mori një stoli me vlerë për familjen e tij nga thesari shtetëror. Në mesin e atyre që kundërshtuan ishte edhe Ammar bin Jasiri. Osmani u zemërua dhe i tha: “Si guxon të më kërkosh llogari mua?”  Më pas, u urdhëroi skllevërve të tij që ta kapin Ammarin. Ata e kapën dhe Osmani e rrahu ashpër derisa Ammari i humbi ndjenjat. Nga xhamia, ai u dërgua në shtëpinë e Ummu Selemes, të vesë së Profetit. Ammarit nuk iu kthye vetëdija gjatë gjithë asaj dite. Kur më në fund u zgjua, ai u ngrit, e fali namazin dhe tha: “Falënderimet i takojnë Zotit! S’ishte kjo hera e parë që torturohem ngase e flas të vërtetën”. (Hera e parë që ishte torturuar Ammari kishte qenë në Mekke, kur e kishte mbrojtur të vërtetën e Islamit. Asokohe, kishte qenë Ebu Xhehli që e kishte bërë këtë).

 Në një rast tjetër, disa shokë të Profetit i shkruan një letër Osmanit dhe i kërkuan Ammarit që t’ia dërgonte këtë letër. Kur Ammari ia dha letrën, Osmani sërish u zemërua dhe u urdhëroi skllevërve të tij që ta rrëzonin përtokë. Ata iu bindën urdhrit të tij dhe Osmani filloi ta godiste me shqel ma derisa Ammari i humbi ndjenjat. (“El-Fitnet’ul-Kubra”, Kairo, 1959).

Marrë nga nga libri ” Ritregim i historisë së Islamit dhe myslimanëve – Sejjid Ali Asghar Razvi )

Të ngjashme

Back to top button