118cc7b92b57233e50cd7f6ba7b099c9

A ekzistojnë fetë jahudite dhe të krishtere?

Spread the love

A ekzistojnë fetë jahudite dhe të krishtere?


Sipas këtij ajeti duket se feja jahudite dhe e krishterë do të qëndrojnë deri në Ditën e Kiametit. Po ashtu edhe pasuesit e këtyre dy feve. Megjithëse në transmetimet e posaçme rreth ardhjes së imam Mehdiut sqarojnë se ai do t’i bashkojë të gjitha fetë dhe do të udhëheqë të gjithë botën.

Në hadithe ne lexojmë se në kohën e ardhjes së imam Mehdiut (Paqja qoftë mbi të!) të gjithë njerëzit do të hyjnë në monoteizëm, që do të thotë se Islami do të jetë feja zyrtare e mbarë botës dhe udhëheqja do të jetë islame. Mirëpo kjo nuk e pengon pakicën jahudite e të krishterë të jetojë nën hijen e udhëheqjes së imam Mehdiut (Paqja qof të mbi të!) sipas kushteve të Ehli Dhimeh.

Ne e dimë se shteti i imam Mehdiut nuk i detyron njerëzit në përqafimin e Islamit. Ndërsa ndërmjetësimi i fuqisë ushtarake është për përhapjen e drejtësisë dhe zhdukjen e udhëheqjeve të padrejta dhe jo për imponimin e njerëzve që të hyjnë nën flamurin e Islamit.
Përndryshe nuk do të kishte kuptim liria, dëshira dhe zgjedhja.

Pjesë e marrë ngalibri “ Komentim i Përsosur i Kur’anit”  – Dr. Mekarem Shirazi