Fëmija dhe financat familjare
DREJTËSIA DHE BARAZIA
Një familje e përbërë prej disa antarëve është si një shtet i vogël, kurse prindërit janë ata të cilët e drejtojnë këtë shtet të vogël. Është e pamundur administrimi dhe drejtimi i një shteti pa zbatimin e drejtësisë dhe barazisë.
Në organizimin e familjes zbatimi i drejtësisë dhe barazisë gjithashtu është domosdoshmerëri. Imam sadiku, r.a., ka thënë: Drejtësia dhe barazia për njerzit janë më të tretshme se uji që pi njeriu i etur.
Ne Kur’anin Famëlartë thuhet:
‘’….Allahu urdheron drejtësi dhe mirësi ndihmë dhe respeket ndaj të afërmëve….’’.
Prindërit e zgjuar dhe të drejtë sillen njësoj me të gjithë femijët dhe nuk shprehin dallime në mes tyre. Vajza dhe djali, e bukura dhe e shëmtuara i madhi dhe i vogli i shëndoshi dhe i sëmuri, i talentuari dhe ai pa talent, të gjithë i konsiderojnë fëmijet të tyre. Silluni në menyrë të njejtë me fëmijët në përkëdhelje dhe dashuri, respekt e falje, veshmbathje e ushqim, si dhe në ndarjen e punëve të shtëpisë.
I Dërguari i Allahut s.a.a ka thenë: Madje dhe në fshetësi zbatoni drejtësinë në mes fëmijëve tuaj, ashtu siç do të dëshironi që femijët tuaj të sillen me respekt dhe dashamirësi ndaj jush.
I Dërguari i Allahut vërejti një burrë që po e puthte një fëmijë të vet, kurse fëmijën tjetër jo, andaj i tha: Pse nuk e zbaton drejtësin?
Një burrë tjetër tregonte dashuri ndaj djalit, por jo edhe ndaj vajzës .
I Derguari e pyeti : Pse nuk e zbatoni drejësinë?
Një grua hyri në shtëpin e Profetit me dy djemët e saj. Bashkëshortja e të Dërguarit ia ofroi asaj tri kokrra hurme. Nëna së pari iu dha të dy fëmijeve nga një kokërr hurme, me pas hurmen e tretë e nadu përgjysmë dhe serishë secilit prej tyre u dha nga nje gjysmë hurme. Kur i Derguari erdhi në shtepi, bashkëshortja i tregoi për veprimin e kësaj gruaje. I Derguari i Allahut, s.a.a., tha:
Zoti I Madhëruar, për shkak të kësaj vepre, do ta dërgojë atë në xhenet.
Nëse prinderit nuk janë të drejtë dhe nuk i trajtojnë njësojë:
- Fëmijet mësojnë të jenë të padrejtë;
- Fëmijet bëhen armiq për prindit;
- Midis vëllezërve dhe motrave krijohet xhelozi dhe armiqësi;
- Shoqëris i dhurojnë fëmijë të droguar, te brengosur dhe nervozë.
FËMIJA DHE FINANCAT FAMILJARE
Njera prej punëve më të rëndësishme të shtëpis është llogaritja e të hyrave dhe shpenzimve familjare.
Çdo familje e cila bën llogarinë e shpenzimeve me intelegjencë dhe vemendje shpenzon në bazë të sasis së të ardhurave, kurse pjestarët e familjes do të kenë më pak nevojë per borxh, nuk rreyikojnë të bëhen të varfër e skamnorë, porse do të kenë nje jetë të dhë të lumtur.
Mirëqienia dhe rehatia e pjesëtarëve të familjes nuk qëndron vetëm në fitimin e parave. Më e rëndesishme se kjo është mençuria, planifikimi dhe programimi I saktë I shpenzimeve të në harmoni me të ardhurat familjare.
Imam Sadiku, r.a ka thënë: Zoti I Madhëruar kur dëshiron lumturin dhe të miren e një familjeje, pjëstarëve të sajë I dhuron planifikim të drejtë të jetës dhe pajtim në mes vete.
Ai,gjithashtu, ka thënë: Shpenzimet pa hesap dhe teprimi në harxhim, sjell varferi, kurse kursimi në shpenzimet bëhet shkak I mos kërkesës.
Imam Aliu, k.v ka thenë: Ai i cili shpenzon pa hesap ka tre simptoma:
- Dëshiron ta hajë atë që nuk e posedon:
- E blen atë për qka nuk ka mundësi materiale për ta blerë;
- Veshë rroba për të cilet nuk ka para për t’I blerë
Fëmijet duhet të dinë sasinë e shpenzimit si dhe kur e në cilat raste duhet duhet të përmbahen. Ata duhet të dijnë de paraja s’fitohet lehtë. Prinderit punojnë për të siguruar te mirat familjare, ndërsa këto të ardhura duhet t’I mbulojnë shpenzimet e nevojshme dhe parimore të familjes.
Qiraja e shtëpisë, shpenzimet e ujit e rrymës, ushqimi e veshmbathja, furnizimet jetësore ilaçet e mjeku – kanë përparsi karshi nevojave tjera.
Nuk është e drejtë që prinderit të mos kujdesen për veten e tyre me qellim që të kujdesen për veten e tyre me qellim që të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e femijeve, ndersa si rezulatat te edukojnë fëmijet e llastuar e me pretendime. GJithashtu, s’është e drejtë që të mos u sigurojn fëmijeve veshmbathje e ushqim, per shkak të shpenzimeve për deshirat dytësore ,apo të blejmë gjësende të panevojshme dhe zbukurime për shtepi
Fëmija duhet mësuar që në moshë të vogel të mos i shperdoroj paratë, në menyrë që të tjerët të familjes. Kur fëmijet të aftësohen për pjsëtaret e tjerë të familjes. Kur fëmijet të aftësohen për të punuar,ata duhet stimuluar me anë kryrejes se një pune. Kështu, atyre mund t’I thuhet se nësë punon familja do të ketë më shumë të ardhura, si dhe do të ketë qetësi e rehati brenda saj.
Fëmijëve duhet bërë me dije që një pjesë të fitimit të tyre duhet ta lenë në dispozicion të familjes, për arsye se edhe ata janë pjesë e kësaj familje, andaj edhe ata duhet të bashkpunojnë ne mirqenienë e familjes .
Paret që i femijët i mbajnë me vete ne xhep gjithashtu duhet llogariten. Është e preferuar qe një herë ne javë ose në muaj të llogariten. Është e preferuar, që herë në javë ose një here në muaj, pasi të behët përllogaritja e të ardhurave familjare, t’u japim atyre një shumë të caktuar dhe të kenë liri ne shpenyimet e tyre, por, megjithatë, duhet të jemi të kujdeshëm me këtë, natyrisht jo në masën që të bëhemi pengesë e lirisë së tyre.
Fëmija duhet të mësohet se paratë e vets duhet t’I shpenzojë në menyrë graduale, duke blerë gjëra që janë të domosdoshme për të.