7829de0a077b9a6874ca93df15971f91

Specifikat e mirësive të Xhennetit

Spread the love

Surja Bekare Ajeti 25

“Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhennetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t’u jepet si ushqim ndonjë frut i kopshteve, ata do të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. Por atyre do t’u jepen fruta të ngjashme vetëm (nga pamja) me ato të Tokës. Në Xhennet ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë.”

Komentimi

Specifikat e mirësive të Xhennetit

Në këtë ajet përmenden mirësitë e botës tjetër e një ndër to janë janë frutat. Por mirësia e fundit që përmend ajeti është mirësia: “bashkëshorte të pastra”, të pastra prej papastërtisë së zemrës, trupit dhe shpirtit.

Njëra prej veçorive të mirësive të kësaj jete, është zhdukja e tyre. Zotëruesin e një mirësie e shqetëson zhdukja e saj. Prandaj, këto mirësi nuk mund të jenë dërguese e lumturisë dhe e sigurisë. Ndërsa, mirësitë e Xhennetit përmbajnë lumturi dhe siguri, sepse ato janë të përjetshme dhe nuk përballen me zhdukjen. Për këtë të vërtetë flet edhe fundi i ajetit “dhe atje do të jetojnë përgjithmonë.”

 Bashkëshortet e pastra

Ajo që tërheq vëmendjen në këtë ajet është cilësimi i vetëm (i veçantë) që përdor Kur’ani për lavdërimin e bashkëshorteve të Xhennetit. E kjo është fjala “Mutahherah” të pastra. Kjo tregon se kushti i parë për bashkëshorten e mirë është pastërtia “Et-Tuhr”. Dhe të gjitha kushtet e tjera që kanë lidhje me bashkëshorten, janë dytësore. Transmetohet se Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!) ka thënë: “Mjerë ju dhe martesa e gruas së mirë në një vend të keq”

Mirësitë materiale dhe shpirtërore në Xhennet

Kur’ani Famëlartë i përmend disa lloje të ndryshme të mirësive materaile në Xhennet si: kopshte nën të cilat rrjedhin lumenj, vendbanime të rehatshme, bashkëshorte të pastra, fruta të ndryshëm etj. Me anë të këtyre mirësive, ai përmend mirësi që janë të rëndësishme, në radhë të parë janë mirësi shpirtërore, të cilat nuk mundemi t’ua kuptojmë madhështinë sipas krahasimeve tona. Siç është thënia e Tij: “Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhennetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore.”

Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu është i kënaqur me ata, por dhe ata janë të kënaqur me Atë.” Sikur njeriu të arrijë këtë shkallë që Allahu të jetë i kënaqur ndaj tij dhe ai të jetë i kënaqur ndaj Allahut të Madhëruar, do të ndiejë një kënaqësi të paparë, dhe të gjitha kënaqësitë e tjera do të jenë të pavlera para syve të tij. Në mënyrë të tillë, njeriu është i lidhur me Allahun dhe nuk mendon për asgjë e për askënd tjetër përveç Allahut. Kjo është një shkallë ku lapsi dhe gjuha janë të paafta t’i cilësojnë lartësitë dhe dimensionet e saj.

Përgatiti Redaksia Vlera.