1776324284a877fbc0ccf8dd8245373c

Imam Aliu a.s. në hadithet e  Profetit Muhamed s.a.a (3)

Spread the love

Imam Aliu a.s. në hadithet e  Profetit Muhamed s.a.a (3)

 

“O Ali! Betohem në Allah, në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur të mos kisha frikë se do të flasin për ty sikur që kanë folur të krishterët për Hz Isën, unë kisha folur për ty disa që çdo mysliman kishte nxituar për të fshirë pluhurin nga këmbët tuaja dhe do të kishin kërkuar bereqetin përmes tij.

“O Ali! Më së pari do të hyjmë në Xhenet unë, ti, Hasani dhe Hysjeni. Mbas neve do të vijnë pasardhësit tanë dhe mbas atyre gratë tona. Ihtarët (shiitët) tanë do të hyjnë kah e djathta dhe e majta jonë”.

“Unë nuk kam folur fshehtas me Aliun, por Allahu ka folur me të” (Gjatë rrethimit të Taifes, i Dërguari (s.a.v.) e morri Hz Aliun dhe shkuan në një vend të fshehtë dhe biseduan për një kohë të gjatë. Sahabet ia dhanë vërejtje për një gjë të tillë dhe i Dërguari (s.a.v.) ua bëri atë shpjegim)

“Hasani dhe Hysejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit, ndërsa babai i tyre është më i virtytshëm se ata”.

“O Grupi i Ensarëve! Përderisa mbaheni për të kur nuk do të dilni nga rruga e drejtë. A doni t’ju tregoj kush është ai? Ata i thanë ‘Po, Resulullah’. I Dërguari (s.a.v.) tha: ‘Ai është Aliu. Dashuroni atë sikur që më dashuroni mua dhe respektoni atë sikur që më respektoni mua! Për t’ju përcjellë juve këto fjalë, mua më urdhëroi Allahu i Madhëruar përmes Xhebrailit (a.s)”

“Aliu është prej meje dhe unë jam prej Aliut. Vendin tim mund ta përballoj vetëm unë ose Aliu”.

“Allahu i Madhëruar më ka dhënë këtë betim në lidhje me Aliun. Aliu mbas meje është flamuri i udhëzimit, Aliu është imami i të afërmve të mijë dhe drita e atyre që më nënshtrohen mua. Ai është fjala e domosdoshme e të devotshme. Çdokush që e do atë, më ka dashur mua dhe çdokush që e urren atë, më ka urryer mua”.

“O Enes! Ai që do të hyjë prej kësaj dere është urdhëruesi i besimtarëve, lideri i atyre që i kanë duart dhe këmbët e pastra dhe zotëria e besimtarëve”. Dhe, Aliu hyri kah ajo derë.

“Për besimtarët Aliu është sikur mbretëresha e bletëve për bletët”.

“Unë dhe Aliu jemi dëshmitë e Allahut për njerëzit”

“O Ali! Çkado që kam kërkuar për vete, të njëjtën kam kërkuar edhe për ty. Allahu i ka pranuar të gjitha kërkesat e mija përveç pejgamberllëkut”.

“Çokush që dëshiron që ta shikojë diturinë e Ademit, të kuptuarit e Nuhut, butësinë e Ibrahimit, asketizmin e Jahjas dhe fuqinë e Musës, le ta shikojë Ali bin Ebi Talibin. (ai që dëshiron t’i shohë atributet e të gjithë të dërguarve, le ta shikojë Aliun. Sepse, Aliu i zotëron vlerat më të larta)

“O Ali! Ti je zotëria e sahabeve”

“Kur shkova në Miraxh, e pashë një shkrim në mes të Arshit: Nuk ka Zot përveç Allahut. Muhamedi është i dërguari i Tij. Atë e kam ndihmuar përmes Aliut”.

“O Ali! Mos ma merr shpirtin pa e parë Aliun” (I Dërguari (s.a.v.) e kishte dërguar në një luftë Hz Aliun. Hz Aliu dhe ushtria e tij u vonuan dhe i Dërguari (s.a.v.) e tha këtë fjalë)

“O njerëz! A nuk do të mbusheni mend, apo ta dërgoj njërin që i ka të drejtat e njëjta mbi ju sikur unë për t’i goditur qafat e juaja në rrugën e Allahut dhe për t’i marr si robër juve  dhe pasardhësit tuaj”. Pastaj, e morri dorën e Hz Aliut (a.s)  dhe vazhdoi: “Ky është ai person”. (Në këtë mënyrë iu drejtua jobesimtarëve të Taifes. Ata i kërcënoi kështu sepse nuk dëshironin që të hynin në rrugën e drejtë gjatë rrethimit të tyre)

“Në mesin e ymmetit tim Aliu është sikur Qabja. Të shikuarit e Qabes është ibadet dhe shkuarja në haxh është obligim”.

“Unë jam qyteti i Xhenetit, ndërsa Aliu është dera e tij. Ai që thotë se mund të hyjë në Xhenet prej ndonjë vendi përveç se nga dera, është gënjeshtar”.

“Aliu është vendi i diturisë”

“Aliut ia kam mësuar njëmijë dyer të diturisë. Çdo derë hap nga njëmijë dyer tjera”.

“O Ali! Ty të kam lënë si dituri në mes meje dhe ymmetit. Çdokush që nuk të ndjekë, bëhet jobesimtar”.

“Mbas meje do të paraqiten çrregullimet. Në atë kohë mos harroni që ta bëni obligim për vete Ali bin Ebi Talibin. Sepse, në Ditën e Kiametit ai do të më sheh më së pari mua dhe do të takohet me mua. Ai do të jetë me mua në qiejt më të larta dhe ai do ta ndajë të vërtetën nga e pavërteta”.

“Më i mbari prej atyre që kanë hequr dorë nga ajo që kam hequr dorë unë, që do t’i përmbushi premtimet e mija dhe që do t’i paguajë borxhet e mija është Ali bin Ebi Talibi”.

“Aliu është bajraktari im në këtë dhe në botën tjetër”.

“Unë jam prej Aliut dhe Aliu është prej meje. Atëherë, Xhebraili (a.s) tha: “Edhe unë jam prej juve”.

“Sadiku (i sinqerti) dhe faruku (ai që e ndan të vërtetën nga e pavërteta) më i madh i ymmetit tim është Aliu”

“Aliu dhe ithtarët e tij janë prej njerëzve më të mbarë”

“Aliu do të jetë dëshmia ime mbi ymmetin tim në Ditën e Kiametit”.

“O Ali! Ti je vëllai im në këtë dhe në botën tjetër”.

“Urdhëruesi (mevla) i kujt jam unë edhe Aliu është urdhëruesi i tij. O Allah! Çdokush që e pranon Aliun, pranoje edhe Ti atë. Çdokush që e mohon atë, mohoje edhe Ti atë”.

“Identiteti i besimtarëve bëhet e qartë nga dashuria ndaj Aliut”

“Sikur që banorët e kësaj bote e shohin yllin e mëngjesit ashtu edhe banorët e Xhenetit do ta shohin Aliun”.

“Mishi i Aliut është mishi im, gjaku i Aliut është gjaku im”.

“Aliu është trashëgimtari im, vendi i fshehtësisë sime dhe më i mbari prej atyre që kanë hequr dorë prej asaj që kam hequr dorë unë”.

“Mbas meje, më i afërmi juaj është Aliu”

“O Ali! Duke qenë ti me të vërtetën, një grup i lazdruar do të luftojnë kundër teje! Çdokush që nuk të ndihmon për t’i luftuar ata, nuk është prej meje!” (Është pranuar unanimisht nga historianët dhe mbledhësit e haditheve se grupi i lazdruar ishte Muavija dhe ndjekësit e tij)

“O Ammar! Nëse i sheh se të gjithë njerëzit janë duke shkuar në një luginë dhe Aliu të shkojë në një luginë tjetër, duke i kundërshtuar ata, ndiqe Aliun. Aliu nuk të nxjerrë prej drejtësisë dhe nuk të qon në rrugën e gabuar”.

“O Ali! Pranoje përgëzimin tim se jeta dhe vdekja jote është bashkë me mua”.

“Pa qenë ende askush mysliman me mua, për shtatë vjet kanë dërguar bekime engjëjt mua dhe Aliut”.

“I pari që e fali namazin me mua ishte Aliu”.

“Ai që nuk mund ta durojë Aliun, nuk mund të durojë as mua dhe padyshim se do të bëhet jobesimtar”

“Çdokush që dëshiron që të mbahet për fenë e tij dhe të hipi në anijen shpëtuese mbas meje, le ta pranojë Aliun për udhëheqës. Armikun e Aliut le ta pranojë si armikun e vet dhe mikun e Aliut le ta pranojë si mikun e tij. Aliu është trashëgimtari dhe kalifi im mbi ymmetin tim në këtë dhe në botën tjetër. Ai është Imami i çdo myslimani mbas meje dhe urdhëruesi i çdo besimtari. Fjala e tij është fjala ime, urdhri i tij është urdhri im, ndalesa e tij është ndalesa ime. Nënshtrimi ndaj tij është nënshtrimi ndaj meje, ndihma ndaj tij është ndihma ndaj meje. Poshtërimi ndaj tij është poshtërimi ndaj meje”.

“Natën e martesës së Fatimes, duke shkuar ajo në shtëpinë e Aliut, unë isha përpara saj, Xhebraili në të djathtën, Mikaili në të majtën dhe shtatëdhjetëmijë engjëj mbrapa saj. Engjëjt e lavdëruan Allahun deri në mëngjes.

“Allahu më urdhëroi që ta martojë dritën me dritë”. (Hz Aliun me Hz Fatimen)

“Unë jam zotëria e të dërguarve ndërsa Aliu është zotëria e trashëgimtarëve”.

“Aliu është sikur hallka e varur në derën e Xhenetit. Çdokush që dëshiron që të hyjë në Xhenet duhet që të kapet për të”.

“Në çdo luftë që e kam dërguar Aliun, në krahun e djathtë ka qenë Xhebraili, në të majtën Mikalili dhe një engjëll përpara tij. Përderisa t’ia dhuronte fitoren Allahu i Madhëruar, një rre i bënte hije atij gjatë tërë kohës”.

“Askush nuk do të mund të kalojë urrën e Siratit në Ditën e Kiametit pa ia dhënë leje Aliu”.

“Çdokush që e do Aliun me gjuhë, do të zotërojë një të tretën e imanit; çdokush që e do Aliun me gjuhë dhe me dorë, do të zotërojë dy të tretën e imanit dhe çdokush që e do Aliun me gjuhë, dorë dhe zemër do ta zotërojë tërë imanin”.

“Sikur drurët të ishin bërë lapsa dhe detet ngjyrë shkrimi; njerëzit dhe xhinët të numërojnë, nuk do të mund t’i numërojnë meritat dhe virtytet e Aliut”.

 

Me kaq dëshirojmë që të përfundojmë, sepse njëri prej sahabeve, Abdullah ibn Abbasi, thotë: “Aliu zotëron më shumë se tridhjetë mijë tregime jetësore të virtytshme”. Mbasi që nuk e kemi këtë si temë kryesore, ne i kemi përmendur vetëm disa prej tyre. Në këtë tefsir i kemi përmendur hadithet që përmenden në tefsirët e synnitëve në lidhje me Imamët e Ehli Bejtit, kështu që çdokush do të mund ta kuptojë rëndësinë e këtij tefsiri. Duke i krahasuar hadithet e lartpërmendura dhe rrëfimet e vërteta historike do të mund të marrim përgjigjen e qartë se pse e kanë shkruar tefsirin e Kuranit duke u referuar në të tjerët dhe jo në Imamët e Ehli Bejtit ndërsa, i Dërguari (s.a.v.), në mënyrë të qartë e të kuptueshme për të gjithë, ia kishte lënë ymmetit Ehli Bejtin dhe veçanërisht Hz Aliun si kalif dhe trashëgimtar të tij. Këtë na e qartëson edhe hadithi që është pranuar si sahih te librat e Buhariut dhe të Muslimit: I Dërguari (s.a.v.) ka thënë: “Mbas meje do të vijnë dymbëdhjetë kalif. Të gjithë janë prej Kurejshëve”. Pra, na bëhet e qartë se mbas të Dërguarit (s.a.v.) numri i kalifëve është dymbëdhjetë dhe se të gjithë janë prej Kureshëve. Kur ta lexojmë historinë po vërejmë se numri i kalifëve nuk po na del dymbëdhjetë. Ata që kanë dashur t’i pranojnë kalifët si dymbëdhjetë mund të themi se kanë mbërritur në përfundime që edhe për vetë ata kanë qenë të pabesueshme. Ata që kanë dashur që ta llogarisin Muavijen si njërin prej dymbëdhjetë kalifëve, kishin qenë të detyruar që të mos e llogarisin Jezidin si njërin prej dymbëdhjetëve.

 

Duhet që të mos harrojmë se Jezidi është vendosur si kalif nga ana e babait të tij, Muavijes. Nuk është e logjikshme që të pranohet Muavija si kalif ndërsa të mos pranohet kalifi të cilin e ka caktuar vetë. Në këtë rast, nuk është e drejtë që edhe Muavija të pranohet si njëri prej dymbëdhjetëve. Se sa jofetar ishte Jezidi mund të vërehej edhe gjatë kohës sa ishte në jetë vetë Muavija. Vetëm e vetëm për ta justifikuar Muavijen, Ibn Kesiri nuk i morri parasysh të gjitha këto veçanti dhe ua prezantoi myslimanëve dymbëdhjetë kalifët, duke mos qenë të lidhur në mes veti. Ka edhe shumë dijetar të tjerë synnit si Ibn Kethiri që i kanë numëruar edhe personat që njiheshin si çoroditës vetëm e vetëm që numri i tyre të bëhet dymbëdhjetë.

 

Nuk mund t’i kuptojmë gjithë këto arnime e improvizime duke marrë parasysh dymbëdhjetë Imamët që veç ekzistojnë brenda Ehli Bejtit. Kur e lexojmë historinë, na bëhet e qartë se Imamët janë dymbëdhjetë dhe çka është më e rëndësishme, duke u bazuar në këtë hadith, vetëm nga ana e Ehli Bejtit munden me qenë prej Kurejshëve. Ndërsa, Ibni Kethiri dhe të ngjashmit i përfshijnë brenda dymbëdhjetë kalifëve edhe të tillë që nuk janë prej Kurejshëve. Sipas rrjedhës së historisë, ekziston vetëm një pikëpamje që i përfaqëson të dymbëdhjetë kalifët, njëri duke e trashëguar tjetrin, dhe ata janë Imamët e Ehli Bejtit. Aq më tepër, i Dërguari (s.a.v.) ua kishte lënë amanet Ehli Bejtin ymmetit të tij. I Dërguari (s.a.v.) nuk e ka lënë ymmetin krye në veti brenda fitneve. Por, pyetja kryesore është se çfarë ka ndodhur me këtë vasiet? Vajza e të Dërguarit (s.a.v.), Fatimja, jetoi gjashtë muaj mbas të Dërguarit (s.a.v.) dhe nuk ia dha betimin Ebu Bekrit. Ndërsa, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë në lidhje me Hz Fatimen: “Vajza ime Fatimja është një pjesë e imja. Ai që e shqetëson atë, më ka shqetësuar mua. Ai që më shqetëson mua, e ka shqetësuar Allahun”.

 

Dhe, në një vend tjetër thotë: “O Fatime! Në kënaqësinë tënde është kënaqësia e Allahut dhe në zemërimin tënd është zemërimi i Allahut”. Duke u bazuar në këtë hadith sahih dhe në dëshmitë që na i prezanton historia, mund të themi se: Hz Fatimja, kishte jetuar gjashtë muaj mbas të Dërguarit (s.a.v.) dhe se nuk e kishte pranuar Ebu Bekrin si kalif, dhe se nuk ishte i kënaqur prej tij! Prapë, duke u bazuar në histori, Ehli Bejti ishte kanosur për shkak të mosdhënies së betimit ndaj Ebu Bekrit dhe kjo kanosje kishte shkuar aq larg sa që ishte tentuar që të digjet shtëpia në të cilën ka jetuar i Dërguari (s.a.v.) dhe brenda të cilit ishte edhe Ehli Bejti. Dhe, kjo sikur nuk po mjafton, dhe ata u bënë edhe shkaktar të rrëzimit të foshnjës gjashtëmuajshe të Hz Fatimes, e cila ishte goditur e shtypur mbrapa derës së shtëpisë së saj. Në librat e historisë lexojmë se Hz Fatimja kishte ndërruar jetë në moshën 23 apo 25 vjeçare. Duke qenë kështu rrjedha e historisë, kush mund të pranonte tesfirin e Kuranit prej Imamëve dhe kush guxonte për të përcjellë diçka prej tyre? Ata që dëshirojnë që ta mësojnë vërtetësinë e ngjarjeve historike, mjafton që ta lexojnë Sahihinë e Buhariut, Sahihin e Muslimit, Sunenin e Bejhakit, Historinë e Taberit dhe të Ibn ul Esirit. Këto që i treguam janë të vërteta dhe e vërteta është gjithmonë e hidhur. Se çfarë ishin sahabet nuk ka nevojë që ta përsërisim edhe njëherë, këtë e kemi bërë në parafjalën e librit.

 

Pjesë nga libri : Ehli Bejti në Kuran dhe Hadithe

Autor; Enis Emiri