EDITORIAL – Gruaja në Kuran
Gruaja në Kuran- Verseti i tretë
Surja bekare ajeti 36
“Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni – u thamë Ne – do të jeni armiq të njëritjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”
Pas kësaj shfaqjeje dhe skenës së provimit të melekëve, për bërjen sexhde Ademit, Ademi dhe bashkëshortja e tij u urdhëruan që të banojnë në Xhennet, siç thuhet në thënien e Allahut të Madhëruar: “Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhennet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme…”
Nga ajetet e Kur’anit përfitohet kuptimi se Ademi u krijua që të jetojë në këtë Tokë. Por, Allahu deshi që më parë të jetonte në Xhennet, i cili është lulishte e gjelbër, me mirësitë të siguruara dhe është e zbrazët prej çdo gjëje shqetësuese për Ademin. Ndoshta, qëndrimi i Ademit në Xhennet ka qenë fazë përgatitore për disa shkaqe: mos ushtrimit i jetës në tokë; vështirësia e përballjes me problemet e dynjasë, pa parapërgati tje, parapërgatitja e Ademit për t’u përballur me përgjegjësitë e së ardhmes, për t’i kuptuar atij rëndësinë e mbajtjes së përgjegjësisë dhe të zbatimit të detyrave të Allahut për të arritur lumturinë; t’i paraqesë pamjen fatkeqe të atyre që neglizhojnë dhe nuk i zbatojnë detyrat e Allahut; sinjalizimi i tij për të ndaluarat me të cilat do të përballet mbi sipërfaqen e tokës.
Po ashtu ishte e domosdoshme që Ademi ta dinte mundësinë e kthimit te Allahu, pas mëkatit, sepse mëkati ndaj Allahut nuk i mbyll përgjithmonë dyert e lumturisë para tij, por ka mundësi të kthehet e t’i zotohet Zotit, se nuk do të kthehet në atë mëkat, e në atë kohë kthehet te mirësitë hyjnore.
T’i njohë miqtë dhe armiqtë e tij, të mësojë se si të jetojë në tokë. Sigurisht, këto ishin disa mësime të domosdoshme, të cilat i parapërgatisin atij jetesën në Tokë.
Për të gjitha këto parapërgatitje për jetën e re, kishte nevojë Ademi dhe bijtë e tij. Ndoshta, periudha që kaloi Ademi në Xhennet ishte periudhë stërvitjeje e parapërgatitjeje për të kryer përgjegjësinë e mëkëmbësisë në Tokë.
Këtu Ademi e pa veten e tij përballë urdhrit hyjnor për të mos iu afruar pemës. Por, shejtani refuzoi çdo gjë përveç ekzekutimit të betimit të tij për mashtrimin e Ademit e të gjeneratës së tij. Ai filloi të sillet me Ademin dhe me gruan e tij në atë formë që i joshte ato, duke u përmendur përjetësinë dhe se do të marrin formën e melekëve, siç duket në disa ajete të Kur’anit. Ai iu betua atyre se u do të mirën, siç thuhet në sure “A’raf” ajetet 20 dhe 21: “Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.” Dhe iu betua atyre: “Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!”
Më poshtë ajeti thotë: “Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin.”
Po, ata u nxorrën prej Xhennetit, në të cilin gjendet qetësia, rehatia dhe që nuk kanë në të as lodhje e as dhembje. Ata u nxorrën si pasojë e pëshpëritjeve të shejtanit. Atyre u erdhi urdhëri hyjnor që të zbresin: Ne u thamë: “Zbritni – u thamë Ne – do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”
Këtu Ademi e kuptoi se i kishte bërë padrejtësi vetes së vet dhe u nxorr nga ambienti i qetë e i mbushur me mirësi hyjnore, për shkak se iu dorëzua vesvesit të shejtanit dhe zbriti në ambientin e mbushur me lodhje, vështirësi e vuajtje.
Përgatiti : Msc. Ikballe beriha Huduti