dfced846bfd9f656bd8d3214e37db078

Dalja e Havasë nga Xheneti

Spread the love

Dalja e Havasë nga Xheneti

Surja Bekare/Ajeti 37

“Ademi mësoi disa fjalë nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.” “ Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhennetit! Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.”

Kthimi i Ademit te Allahu

Pas ndodhisë së vesvesit të Iblisit dhe pas urdhrit të Allahut për Ademin dhe Havën që të dalë nga Xhenneti, Ademi e kuptoi se kishte bërë padrejtësi ndaj vetes së vet, sepse si shkak i mashtrimit të shejtanit, ai u nxjerr nga ai ambient i qetë e i mbushur me mirësi, që të jetojë në ambient të ri të mbushur me lodhje e me vështirësi. Nga këtu Ademi së bashku me gruan e tij Havanë mendonin për gabimin e tyre  dhe iu drejtonin  Zotit me pendim të madh. Në këto momente, e në këtë gjendje që ishte, atë e arriti mëshira e Zotit, siç thotë ajeti: “Ademi mësoi disa fjalë nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.”

Me fjalë të tjera: pendimi i robit do të thotë kthimi i tij te Allahu, sepse mëkat do të thotë largim nga Zoti dhe nga rruga e Tij.