GaleriaKurioziteteMësime Islame

Prijësi i besimtarëve – Imam Aliu me këshillat e tij

Prijësi i besimtarëve – Imam Aliu me këshillat e tij

 

“Njëherë kishte thënë mbi Habbab ibn el-Arettin: Allahu e mëshiroftë Habbab ibn el-Arettin! Ai e pranoi islamin vullnetarisht, u transferua më përkushtim, mbeti i kënaqur me atë që e posedonte, ishte i kënaqur më Zotin e vet dhe jetoi jetë të luftëtarit në rrugë të Allahut.”

 

“ Lum ai i cili e kujton botën tjetër, kush punon për dhënien përfundimtare të llogarisë, kush është i kënaqur më atë që ka dhe kush është i kënaqur më Allahun.”

 

Madje edhe po t’ia prej hundën këtij besimtari më shpatën time që të më urrejë , ai nuk do të më urrejë. Nëse hipokritin e mbuloj më të gjitha të mirat e kësaj botë për të më admiruar – ai nuk di të më admiroj. Kjo është kështu sepse ky është gjykimi shqiptuar më fjalën e Profetit  Famëlartë – Selami i Allahut qofshin mbi të dhe mbi të tijtë!- kur kishte deklaruar: ”O Ali, besimtari nuk të urren, kurse hipokriti nuk të admiron!”

 

“ Vepra e ligë e cila të pikëllon te Allahu është më e mirë se vepra e mirë që të bënë krenar.”

“ Vlera e njeriut i përgjigjet shkallës së vendosmërisë së tij, sinqeriteti i tij, nivelit të njerëzisë së tij, guximi i tij,  nivelit të vetë-respektit të tij, kurse ndershmëria e tij – nivelit të ndjenjës së tij të nderit. “

“ Fitorja sigurohet më vendosmëri, vendosmëria më përsiatje të mirë, ndërsa përsiatja me ruajtjen e fshehtësive. “

“ Ruajuni nga sulmi i personit  të ndershëm kur është i uritur dhe sulmit të atij të pandershëm kur është i ngopur.”

“ Zemrat e njerëzve janë sikur ato të bishave të egra. Prandaj i ngjitën pas atij që i zbut.

“ E meta jote është e fshehur gjersa të punojë fati.”

“Ai që ka më shumë pushtët për të dënuar është më i obliguar për të falur.”

“ Bujaria është kur diçka njeriu e jep më vetëdashje, nga dhënia pas kërkesës është e kushtëzuar më turp dhe ikje nga qortimi.”

“ Nuk ka pasuri siç është mëndja. Nuk ka varfëri siç është padituria. Nuk ka trashëgimi siç është edukata. Nuk ka ndihmë siç është këshillimi.”

“ Ekzistojnë dy lloje të durimit – durimi ndaj asaj çka nuk e adhuron dhe durimi ndaj asaj që e adhuron. “

“  Në vend të huaj pasuria është atdhe, gjersa në varfëri mandej edhe atdheu është i huaj.”

“ Kënaqësia është pasuri e cila nuk zvogëlohet.”

“ Pasuria është materiali i pasionit. “

“ Ai  që të paralajmëron është si ai që të sjellë lajmë të gëzuar.”

“ Gjuha është bishë. Nëse e lëshon të zgjidhur – të kafshon.”

 

Përzgjedhur nga Libri Nehxhul Belaga – Shtegu i Elokuencës.

 

 

 

Të ngjashme

Back to top button