383c23b040ab96f938ec6303ab7694bc

Imam Aliu a.s. në hadithet e  Profetit Muhamed s.a.a (1)

Spread the love

 

Imam Aliu a.s. në hadithet e  Profetit Muhamed s.a.a (1)

 

I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

“Pa qenë Ehli Bejti i im më i dashur për ju sesa anëtarët tuaj të familjes, nuk mund të arrini imanin e plotë”.

“Esenca e Islamit është dashuria ndaj meje dhe ndaj Ehli Bejtit”.

“Katër persona do ta fitojnë shefaatin (ndërmjetësimin) tim në ditën e Kiametit: ai që i ka nderuar pasardhësit e mijë; ai që i ka ndihmuar ata në punët e tyre; që i kanë ndihmuar në plotësimin e nevojave të tyre; dhe ata që i kanë dashur me gjuhë e me zemër”.

“Fëmijëve tuaj i mësoni tre gjëra: dashurinë ndaj meje, dashurinë ndaj Ehli Bejtit dhe leximin e Kuranit”.

“Ai që e do më së shumti Ehli Bejtin tim do të kalojë më së lehti urën e Siratit në Ditën e Kiametit”.

“Çdo fëmijë ka strehë te një babë. Këtu bëjnë përjashtim djemtë e Fatimes, Hasani dhe Hysejni sepse unë jam streha dhe veliu (mbikëqyrësi) i tyre. Ata janë trashëgimtarët e mijë dhe janë krijuar prej gjakut dhe mishit tim. Mjerë për ata që i përgënjeshtrojnë meritat e tyre. Allahu do t’i dashurojë ata njerëz që i dashurojnë ata dhe do t’i urrejë ata që i urrejnë ata”.

“O Fatime! Në Ditën e Kiametit unë, ti, djemtë e tu dhe burri yt do të jemi në pozitën e njëjtë!”.

“Çdokush që më do mua, vajzën time Fatimen, djemtë e tij Hasanin dhe Hysejnin, dhe burrin e saj Aliun, në Ditën e Kiametit do të jetë bashkë me mua dhe në gradën e njëjtë”.

“Në Xhenet do të hyjmë së pari unë, Aliu, Hasani dhe Hysejni, dhe pastaj trashëgimtarët tanë. Mbas tyre do të hynë gratë tona. Ata që na donë neve do të hynë bashkë me neve Xhenet, duke qenë në anën tonë të djathtë dhe të majtë”.

“Më erdhi një engjëll dhe më përgëzoi: Vajza jote Fatimja është prej grave më të lartësuara ndërsa djemtë e saj Hasani dhe Hysejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit”.

“Ai që i shpallë luftë Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Hysejnit, ai ka shpallur luftë mua”.

“Po ju përkujtoj për dënimin e Allahut për shkak të sjelljeve tuaja ndaj Ehli Bejtit”.

“Yjet i shërbejnë njerëzve si orientim për të mos u humbur në det. Ehli Bejti im është orientim për njerëzit që të mos bien në kundërshtim njëri me tjetrin. Nëse një fis arab e kundërshton Ehli Bejtin tim, atëherë ai fis dhe të gjithë ata që i ndihmojnë atij fisi do të bëhen prej grupit të shejtanit”.

“Betohem në Allah se ata që nuk na duan, Allahu i Madhëruar do t’i fus në Xhehenem”.

“Askush nuk mund të krahasohet me Ehli Bejtin”.

“Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes si shehid. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes i falur. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes si ai që ka bërë tevbe (pendim). Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të vdes me shkallën e imanit të përkryer. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, engjëjt e vdekjes Munkeri dhe Nekiri, do ta përgëzojnë me Xhenet. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, do të hyjë në Xhenet sikur nusja kur hynë në natën e parë të martesës. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, nga varri i tij do të hapen dy dyer për në Xhenet. Çdo kush që vdes me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, ka vdekur si Ehli Synnet vel xhemat.

Çdo kush që vdes me urrejtje ndaj Ehli Bejtit, në ditën e Kiametit në ballin e tij do të shkruajë: ‘Është larg prej mëshirës së Allahut’. Çdo kush që vdes me urrejtje ndaj Ehli Bejtit, do të vdes si jobesimtar. Çdo kush që vdes me urrejtje ndaj Ehli Bejtit, padyshim nuk do ta ndiejë erën e Xhenetit”.

 

Pjesë nga libri : Ehli Bejti në Kuran dhe Hadithe

Autor; Enis Emiri