9708c6dd2fdde4db2209ef90f75747ca

Imam Aliu a.s. në hadithet e  Profetit Muhamed s.a.a (2)

Spread the love

 

Imam Aliu a.s. në hadithet e  Profetit Muhamed s.a.a (2)

 

I Dërguari (s.a.v.) të gjithëve na ka bërë të qartë për vendin e Ehli Bejtit në mesin e ymmetit. Në shumë hadithe ai na ka informuar se Imam Aliun ia ka lënë ymmetit si trashëgimtar të Ehli Bejtit. Këto hadithe i ka shqiptuar me qëllimin që sahabet të njoftohen për pozitën e Imam Aliut në mesin e ymmetit. Është gabim të kuptojmë se hadithet e të Dërguarit (s.a.v.) që janë shqiptuar për Imam Aliun janë shqiptuar vetëm për të siguruar dashurinë ndaj tij. I Dërguari (s.a.v.) ia kishte lënë ymmetit si lider dhe udhëheqës Imam Aliun dhe imamët e pagabueshëm (masum) prej pasardhësve të tij. Dëshminë për këtë do të mund të shihni prej haditheve që do t’i paraqesim tani. Askush të mos dyshojë për vërtetësinë e haditheve sepse janë marrë prej librave më burimore sunnite. I Dërguari (s.a.v.) ka thënë:

 

“Mbas meje, Aliu është veliu (udhëheqësi) i tërë ymmetit”

“Ai që tregon bindje ndaj meje, padyshim që do të tregojë bindje ndaj Allahut. Ai që më kundërshton mua, padyshim e kundërshton Allahun. Çdokush që i bindet Aliut, padyshim më është bindur mua dhe çdokush që e kundërshton Aliun, padyshim ka kundërshtuar mua”.

“O Ali! Ai që më braktis mua, sigurisht e ka braktisur Allahun. Ai që të braktis ty, sigurisht më ka braktisur mua”

“Unë jam zotëria e djemve të Ademit ndërsa Aliu është zotëria e arabëve”.

“O Allah! Kudo që të shkojë Aliu, le të shkojë e vërteta bashkë me të”.

“Mbyllni të gjitha e dyert që janë hapur drejt mesxhidit, përveç derës së Aliut! Betohem në Allah se unë nuk kam vendosur për të mbajtur të hapur derën e Aliut. Unë vetëm e kam zbatuar urdhrin e Allahut”.

“O Ali! Ti je sejjid në këtë dhe në botën tjetër. Atë që e do ti, edhe unë e dua atë. Dhe, atë që e dua unë e do edhe Allahu. Armiku yt është armiku im, ndërsa padyshim që armiku im është armiku i Allahut. Mjerë për gjendjen e atyre që nuk do të duan ty mbas meje”.

“Çdokush që dëshiron që të jetojë sikur që kam jetuar unë dhe që të vdes ashtu si kam vdekur unë, le ta pranojë për veli Aliun mbas meje. Aliu nuk ju nxjerr nga rruga e drejtë dhe nuk ju qon në rrugën e të humburve”.

“Aliu është i afërmi i të devotshmëve dhe   vrasësi i mëkatarëve. Do të shpëtojë ai që ia ndihmon atij. Ata që dëshirojnë që ta poshtërojnë, sigurisht që do të poshtërohen vetë”.

“O Fatime! A nuk je e kënaqur që Allahu i shikoi ata që ishin mbi sipërfaqen e tokës dhe i zgjodhi dy njerëz. Njëri babai yt dhe tjetri burri yt. Dhe, më urdhëroi që burrin tënd ta caktojë si trashëgimtarin tim”.

“Allahu i Madhëruar më informoi se i do katër persona dhe më urdhëroi që edhe unë t’i dua ata. Ata janë Aliu, Selmani, Mikdadi dhe Ebu Zerri”.

“O Allah! Më dërgo personin më të dashur për mua dhe për Ty që të hajë me mua këtë zog të pjekur”. Mbas pak erdhi Aliu dhe e hëngrën bashkë.

“O Ali! Nuk është e drejtë që të largohem nga Medineja pa të lënë si mëkëmbësin tim”

“O Ali! Të lumtë për ata që të duan dhe që të pranojnë dhe mjerë për hallin e atyre që nuk të duan e që të përgënjeshtrojnë”.

“O sahabe! I pari që do të vijë te burimi i Kevtherit është Aliu dhe myslimani i parë është Aliu”.

“Xheneti përmallohet për tre persona: Aliun, Selmanin dhe Ammarin”

“Në lidhje me Aliun më janë shpallur tre gjëra: Aliu është zotëria e myslimanëve; Aliu është imami i të devotshmëve dhe është lideri i atyre që i kanë të pastra duart dhe këmbët”.

“O Ali! Mbas meje, ymmeti im do të tradhtojë ty”

“Të shikuarit e fytyrës së Aliut është ibadet”

“Të përmendurit e Aliut është ibadet”

“Unë jam ai që ju frikëson me dënimin e Allahut ndërsa Aliu është udhëzues. O Ali! Mbas meje mund ta arrijnë udhëzimin vetëm përmes teje”.

“Njerëzit i takojnë prejardhjeve të ndryshme familjare. Unë dhe Aliu e kemi prejardhjen e njëjtë (i kemi rrënjët e njëjta)”

“Trashëgimtarët e të dërguarve ishin nga vetë ata ndërsa Allahu i Madhëruar trashëgimtarët e mijë i ka vazhduar prej pasardhësve të Aliut. (Trashëgimtarët e të Dërguarit (s.a.v.) vazhduan përmes djemve të Hz Aliut. Njëjtë sikur Hz Isa që vazhdoi nga ana e nënës)”

“Unë ua lë amanet velajetin e Aliut atyre që më kanë besuar e dëshmuar. Çdokush që e pranon

si udhëheqës Aliun, ka pranuar mua si udhëheqës. Kush pranon mua si udhëheqës e ka pranuar Allahun si udhëheqës”.

“Në zbatimin e drejtësisë, dora ime është e njëjtë me dorën e Aliut”.

“O Ali! Vendqëndrimi yt është sikur vendqëndrimi i Qabes (Bejtullahut). Te ti duhet që të shkohet dhe ti nuk duhet që të shkosh. Nëse vjen te ti ky popull për ta ofruar kalifatin, pranoje atë. Por, nëse nuk të vijnë, ti mos shko tek ata”.

“ O Ali! Ti do t’i dëbosh mynafikët nga burimi i Kevtherit në Ditën e Kiametit”.

“Ai që vdes me dyshim në lidhje me Aliun, në Ditën e Kiametit do të qohet nga varri me një hallkë nga zjarri të vendosur në qafën e tij”.

“Aliu dhe ithtarët (shiitët) e tij do të jenë prej të shpëtuarve në Ditën e Kiametit”

“Grada e Aliut për mua është sikur grada e Harunit për Musën”

“Aliu është më i mbari prej të gjithë njerëzve. Kush dyshon për këtë, është jobesimtar”.

“Për mua, pozita e Aliut është sikur pozita e kokës sime në trupin tim. Pozita e tij në kokën time është sikur pozita e syrit. Trupi pa kokë dhe pa sy nuk mund ta gjejë udhëzimin”.

“Aliu është dera e shpëtimit. Çdokush që kalon nëpër atë derë, është besimtar dhe çdokush që del nga ajo derë, është jobesimtar”.

“Aliu do ta ndajë Xhenetin dhe Xhehenemin. Xhenetit do t’i thotë: Ky na ka dashur neve ndërsa Xhehenemit do t’i thotë: Ky na ka urryer”.

“Të shikuarit e Aliut ia jep rehati njeriut. Lidhja dhe dashuria për të në mënyrë të sinqertë është ibadet”.

“Katërmbëdhjetë mijë vjet para se ta krijohet Ademi, unë dhe Aliu ishim një dritë (nur) në dorën e Allahut që e madhëronin dhe lartësonin Atë. Kur e krijoi Allahu Ademin, atë dritë ia dha pasardhësve të Ademit. Kështu drita jonë kaloi prej një gjenerate të pastër në tjetrin derisa mbërriti te Abdylmutalibi. Aty u ndamë në dy pjesë, një pjesë isha unë dhe tjetri Aliu”.

“Çdo pejgamber e ka trashëgimtarin e vet. Trashëgimtari im është Aliu”.

“Sikur të ishin vendosur qiejt dhe toka në njërën anë të peshores ndërsa imani i Aliut në anën tjetër të peshores, padyshim që imani i Aliut do të peshonte më rëndë”.

“Sikur të jetojë një njeri sa Nuhu (a.s), të kishte ari sa mali i Uhudit dhe ta kishte shpërndarë në rrugën e Allahut, të jetojë më shumë se njëmijë vjet dhe njëmijë herë të shkojë në haxh, të vritet padrejtësisht në mes Safas dhe Merves, dhe të mos e pranojë Aliun si velijjul-emr për vete, kur nuk do ta ndiejë erën e Xhenetit dhe nuk do të hyjë aty”.

“Sikur të ishin mbledhur njerëzit përreth dashurisë ndaj Aliut, Allahu nuk do ta kishte krijuar Xhehenemin”.

“Merita e goditjes me shpatë e Aliut kundrejt Amr bin Abduvedudit gjatë luftimit është më e madhe sesa merita e të gjithë punëve të mira të ymmetit”. (Gjatë luftës së hendekut Hz Aliu ishte duke luftuar me një jobesimtar me emrin Amr dhe goditja që ia shkaktoi atij ishte shkaku i shpërndarjes së tërë ushtrisë së jobesimtarëve. Mbas kësaj goditjeje i Dërguari (s.a.v.) tha goditja e Hz Aliut ishte më e mbarë sesa të gjitha punët e mbara të ymmetit. Islami kishte fituar në forcë vetëm përmes shpatës së hz Aliut).

“Njëmijë vjet para se të krijohen qiejt, në derën e Xhenetit është shkruar: “Nuk ka Zot përveç Allahut. Muhamedi është i Dërguari i Tij dhe Ali bin Ebi Talibi është vëllai i tij”.

“Vendi i Aliut në mesin e njerëzve është sikur vendi i sures Kul Huvallahu Ehad në Kuran”.

“E drejta e Aliut mbi këtë ymmet është sikur e drejta e babait mbi fëmijët e tij”.

“Dashuria për Aliun është shpëtim nga zjarri”.

“Dashuria për Aliun i gëlltit mëkatet sikur zjarri që e gëlltit drurin”.

“Dashuria për Aliun është një gjë e bukur që edhe mangësia nuk të dëmton. Mosdashuria ndaj Aliut është një mangësi që afër tij asnjë mirësi nuk të jep dobi”.

“Pronari i fshehtësisë sime është Aliu”.

“Të sinqertit janë tre: Habibi Nexhari; Hizkili, besimtari i familjes së faraonit dhe Ali bin Ebi Talibi. I treti është më i virtytshmi prej ët gjithëve”.

 

 

Pjesë nga libri : Ehli Bejti në Kuran dhe Hadithe

Autor; Enis Emiri