9e8149fd3d0f98a1ad07a56179579bf2

Ebu Dherri dhe kapitalizmi

Spread the love

Ebu Dherri dhe kapitalizmi


E dimë se një prej kritikave të rënda, që i janë bërë halifit të tretë Osmanit, ishte çështja e dëbimit të ashpër të Ebu Dherrit në shkretëtirë, në Rabedhe, që përfundoi me vdekjen e këtij sahabi të madh dhe person luftarak, sakrifikues në rrugën e Islamit.

Po Profeti (Paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) për këtë ka thënë: “Qielli nuk lëshoi hijen e vet dhe toka nuk mbarti mbi vete person, më të drejtë se Ebu Dherri.” Po ashtu jemi në dijeni edhe për konfliktin midis Ebu Dherrit dhe Osmanit, që nuk ishte për shkak të lakmisë së pasurisë dhe pozitës, ngaqë ai ishte një burrë i devotshëm dhe i pastër në çdo pikëpamje, por ishte shpërdorimi dhe flakja e thesarit të shtetit nga ana e halifit të tretë, si dhe falja dhe dhurimi pa llogari e pasurisë së qytetarëve nga thesari i shtetit ndaj farefisit të tij.

Ebu Dherri, për çështjet financiare, veçanërisht aty ku bëhej fjalë për “thesarin e shtetit”, ishte shumë i rreptë dhe dëshironte që të gjithë myslimanët në këtë çështje të ndiqnin Profetin (Paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij). Por në  kohën e halifit të tretë rrjedhja e çështjeve ishte në një mënyrë tjetër.

Sidoqoftë, në kohën që fjalët e qarta dhe të vendosura të këtij njeriu të madh dhe të nderuar për halifin e tretë u bënë të padurueshme, në fillim ai e dëboi atë në Sham. Këtë herë, Ebu Dherri mbajti qëndrim edhe më të ashpër dhe më të vendosur për veprat e Muavijes. Çështja arriti deri aty sa Ibn Abbasi të thotë: “Muavija i shkroi Osmanit një letër. Ndër të tjera thuhej: “Nëse ke nevojë për Shamin, ktheje Ebu Dherrin, sepse, nëse qëndron në Sham, do ta humbasësh këtë tokë.” Osmani, me anë të një letre, e thirri Ebu Dherrin. Në bazë të disa librave të historisë e urdhëroi Muavijen, që ta dërgojë atë në drejtim të Medines, së bashku me rojtarë të ashpër, në mënyrë që natë e ditë të udhëtojnë, duke mos e lënë rehat për asnjë çast të vetëm. Kështu që Ebu Dherri, në kohën që po hynte në Medine, u sëmur rëndë. Meqenëse prania e tij në Medine ishte e padurueshme për organet e qeverisë, atë e dëbuan në Rebedhe dhe në po këtë vend u largua nga kjo botë.”1

Ata që duan ta mbështesin halifin e tretë për këtë, ndonjëherë e akuzojnë Ebu Dherrin, se ishte kapitalist dhe humanitar, që të gjithë pasurinë e konsideronte të Zotit dhe e mohonte pronësinë personale. Kjo akuzë është shumë e çuditshme, sepse Kurani e respekton pronën private me disa kushte.

 

Kush ishte Ebu Dheri ?

Ebu Dherri ishte nga personat më të afërt të Profetit (Paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) si dhe ishte edukuar me frymën e Kuranit. Duke qenë se nuk ekzistonte njeri më i drejtë në të folur se sa ai, si është e mundur që t’i përshkruhet një gjë e tillë?! Banorët e shkretëtirave të largëta ishin në dijeni për këtë dispozitë të Islamit (pranimin e pronës private), kishin dëgjuar ajetet për tregtinë, trashëgiminë dhe të ngjashëm me to. Vallë a është e besueshme që nxënësi i afërt i Profetit (Paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) të mos kishte dijeni për këtë çështje?

A nuk është ky realiteti që fanatikët kokëngjeshur, për të shfajësuar halifin e tretë, apo ç’është më e rëndësishmja, për të shfajësuar pushtetin e Muavijes, shpikën një akuzë të tillë për Ebu Dherrin? Akoma një grup njerëzish vazhdojnë ta ndjekin atë me sy dhe vesh të mbyllur.

Po, Ebu Dherri, me frymëzim prej ajeteve kuranore, veçanërisht ajeti i “Grumbullimit të pasurisë” ishte i bindur dhe e shfaqte hapur bindjen e tij: Thesari apo buxheti i shtetit të Islamit nuk duhet të shndërrohet në pronë private të individëve të caktuar dhe nuk duhet të bëhen dhurata zemërgjera me të, sepse u përket të vobektëve dhe nevojtarëve dhe duhet të shpenzohet në rrugën e përforcimit të Islamit dhe të interesave të myslimanëve, apo duhet të ringjallë sërish legjendat për pallatet dhe kështjellat e mbretërve të perandorive iraniane dhe romako-bizantine.

Përveç kësaj, Ebu Dherri kishte këtë bindje, që në kohën kur një grup prej myslimanëve ndodhen në kushte shumë të rënda ekonomike, të kamurit e këtij populli, gjithashtu, duhet të mjaftohen me një jetesë më të thjeshtë dhe nga pasuria e tyre të japin në rrugën e Zotit. Nëse Ebu Dherri kishte ndonjë “mëkat”, ai lidhej pikërisht me këtë. Por historianët sahanlëpirës të Beni Umejes dhe rrëfimtarët lajkatarë, servilë, për ta njollosur fytyrën e këtij burri luftëtar, i kanë atribuuar akuza të tilla të padrejta atij.

Dashuria ndaj Imam Aliut ( Paqja qoftë mbi të)

“Mëkati” tjetër i Ebu Dherrit ishte se ai ushqente një dashuri tepër të madhe dhe të veçantë ndaj Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!). Ky mëkat mjaftonte që gënjeshtarët e Beni Umejes të vinin në përdorim fuqinë e tyre prej ferrit, për ta njollosur personalitetin dhe karakterin e Ebu Dherrit. Por personaliteti i tij ishte aq fisnik, njohuritë, dija dhe
drejtësia e tij për çështjet islame ishin aq të qarta, saqë i turpëroi të gjithë këta gënjeshtarë.

Një prej gënjeshtrave të çuditshme që ia përshkruan Ebu Dherrit, në mënyrë që të shfajësohej halifi i tretë, në bazë të transmetimit të Ibn Sa’dit në “Tabakat”, ishte: “Në kohën që Ebu Dherri ishte në Ribedhe, një grup banorësh të Kufes iu drejtuan atij, duke i thënë: “Ky burrë (pra Osmani) ka kryer të gjitha këto vepra kundër teje. Vallë a je i gatshëm që të ngrini një flamur dhe të çoheni të luftoni kundër tij?” Ebu Dherri tha: “Jo! Nëse Osmani mua më çon nga Lindja në Perëndim, përsëri do t’i bindem urdhrave të tij.”

Këta gënjeshtarë as që nuk i kushtuan rëndësi dhe vëmendje faktit, që, nëse ai do t’i nënshtrohej në këtë mënyrë urdhrave të kalifit, nuk do ta shqetësonte kaq shumë atë, saqë prania e tij në Medine të ishte një barrë e rëndë për halifin dhe të mos e duronte aspak atë. Dhe më e çuditshme se kjo është thënia e autorit të njohur të komentimit “El Manar”: “Ngjarja e Ebu Dherrit tregon se në kohën e Sahabëve (veçanërisht të Osmanit), shprehja e bindjeve ishte e lirë. Dijetarët ishin të respektuar. Halifët kishin dashuri. Muavije nuk kishte guxim t’i thoshte gjë Ebu Dherrit, por i shkroi letër eprorit më të lartë të tij, pra, kalifit dhe kërkoi urdhër prej tij.”

Me të vërtetë, paragjykimi të bën të kryesh çdo lloj vepre. Vallë, dëbimi në tokën e nxehtë, të thatë dhe përvëluese të Rebedhesë, në tokën e vdekjes dhe të zjarrit, ishte shembull për respektimin e lirisë së mendimit dhe dashurisë ndaj dijetarëve? Vallë a konsiderohet arsye për lirinë e shprehjes dorëzimi i këtij sahabi të madh në duart e vdekjes? Nëse Muavija, nga frika e opinionit publik, nuk kurdisi personalisht ndonjë truk ndaj Ebu Dherrit, a është kjo vallë argument se ai tregonte respekt ndaj tij? Sërish prej çudirave të këtij tregimi është se mbështetësit e halifit thoshin: “Dëbimi i Ebu Dherrit u ndërmor në bazë të urdhrit të ligjit „Përparësia e eliminimit të dëmit ndaj përfitimit të interesit‟”.

Pse Ebu Dheri u dëbua nga qyteti në shkretëtirë?

Qëndrimi i Ebu Dherrit në Medine kishte interesa të mëdha dhe njerëzit përfitonin shumë nga dituria dhe dija e tij. Por Osmani mendonte se, për shkak të mënyrës së tij të të menduarit, jo të ndjeshme dhe radikale, në lidhje me pasuritë, qëndrimi i tij në Medine do të ishte burim i ligësive dhe dëmeve, andaj hoqi dorë nga dobitë e qëndrimit të tij dhe e dërgoi atë jashtë Medines.

Meqenëse edhe Ebu Dherri, edhe Osmani ishin muxhtehid, këtu nuk do t’iu vihet faj asnjërit prej tyre. Me të vërtetë, çfarë dëmi do të lindte apo të krijohej me qëndrimin e Ebu Dherrit në Medine? Vallë rikthimi i njerëzve në traditën e Profetit   është ndonjë dëm dhe ligësi? Përse Ebu Dherri nuk e kritikoi halifin e parë dhe të dytë për çështjet financiare, që nuk zbatonin programet e Osmanit?
Vallë a ishte burim i dëmit dhe i ligësisë rikthimi i njerëzve në programet financiare në fillim të Islamit? Vallë a është burim i reformave dëbimi i Ebu Dherrit dhe mbyllja e gjuhës së drejtë të tij?

Vallë a nuk përfundoi në një shpërthim të madh, që dhe vetë halifi u flijua për të, vazhdimësia e veprës së Osmanit veçanërisht për shkak të çështjeve financiare?
Vallë a ishte kjo humbje dhe dëm kurse heqja dorë prej saj e dobishme?! Por çfarë mund të bëjmë? Në kohën që paragjykimet futen nga njëra derë, logjika largohet nga dera tjetër.

Sidoqoftë, vepra dhe kontributi i këtij sahabiu të madh nuk është e fshehur për asnjë studiues objektiv, si dhe nuk ekziston asnjë rrugë e logjikshme për shfajësimin e kalif

Përgatiti Redaksia Vlera.

Marrë nga “ komentimi i Përsosur i Kuranit” .