547b07ff017bfcba20d3264583b4c3e9

Qëndrimet e Plotinit rreth Allahut

Spread the love

Qëndrimet e Plotinit rreth Allahut

 

Duke lexuar për Plotinin i cili kishte jetuar pas të Dërguarit të Allahut, hz. Isës a.s., i cili mund të konsideron një filozof mistik, kam ardhur në përfundim se qëndrimet e tija janë shumë të ngjashme me qëndrimet e sufive, gjegjësisht me atë kur thotë se qeniet njerëzore që mendojnë janë të angazhuara në tentimin për t’u unifikuar me të Mirën (përkatësisht Allahun), andaj pyetja është kjo: a janë të drejta këto qëndrime të Plotinit?

 

Nga pikëpamja e Kur’anit, të filozofëve të mëdhenj sikur Mulla Sadra Shirazi dhe i lutjeve të Dërguarit të Allahut s.a.a. dhe Imamëve të Ehli Bejtit a.s., mes Kur’anit, irfanit dhe filozofisë (në kuptim të dëshmive, provave) dhe të fitretit njerëzor mbretëron një harmoni e plotë. Ngase nuk është e  mundur që natyra e lindur e njeriut të priret nga e drejta dhe drejt asaj që është në harmoni me ligjet e krijimit, e në anën tjetër ato prirje të jenë në kundërshtim me Kur’anin, qëllimi i zbritjes së të cilit është lulëzimi dhe përkryerja të kësaj natyre të lindur të njeriut.

Dhe natyrisht, nuk është e mundur që irfani i vërtetë të jetë në kundërshtim me Kur’anin, me natyrën primare të njeriut dhe dëshmitë e vërteta. Personalitetet e mëdha Platoni, Aristoteli, Sokrati dhe të ngjajshmit me ta, i zbuluan njerëzimit ligje që përkojnë me natyrën e njeriut, filozofinë, irfanin, shkollën e mësimit fetar dhe shpirtëroren, ndërsa kjo rrugë e përkryerjes ka vazhduar duke kaluar gjenerat pas gjenerate edhe përmes profetit Nuh, Ibrahim, Musa dhe Isa. Secili nga këta njerëz hyjnor të pastër – paqja e Allahut dhe e gjithë njerëzve të pastër qoftë me ta – kanë nxjerrë në dritë vetëm një pjesë të së vërtetës, ndërkaq kur njerëzimi ishte i pjekur iu erdhi i Dërguari i fundit i Allahut, Muhammedi s.a.v.a., që ta plotësoj këtë vargan dhe ta njoftoje njerëzimin për të gjitha ato që kishte nevojë. I Dërguari i Allahut, Muhammedi s.a.v.a.si inicuesin kryesor të përkryerjes i ka prezentuar persiatjen dhe të menduarit, ndërkaq robërimin ndaj Zotit e shpalli mjet për arritjen deri në perfeksion. Ai ua bëri të qartë njerëzve rrugët dhe rreziqet.

Nëse keni edhe pyetje të tjera, me ëndja do të isha në shërbimin tuaj, duke qenë të hapur edhe për propozime e kritika qëllimmira.

Gjithë të mirat!

 

prof. Akbar Eydi