Arti dhe Platoni
Arti dhe Platoni
Pyetja e dytë ka të bëjë me artin. Në të vërtetë Platoni e kritikon artin duke thënë se arti ia zbukuron njeriut botën e përkohshme kalimtare dhe se kur e lexova këtë m’u kuajtuan thëniet e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit s.aa. dhe të Imamëve në të cilat flitet negativisht për muzikën, skulpturën, pikturën e tj. A është i drejtë qëndrimi i Platonit për artin dhe a është i ngjajshëm qëndrimi i tij me mësimet islame?
Shikuar përgjithësisht, bota e krijuar në të vërtetë është shpalosje e artit dhe e bukurisë së krijimtarisë së Allahut dhe nëse njohuritë fetare nuk ndërlidhen me artin, nuk do të ishin të qëndrueshme dhe të përhershme. Natyrisht, duhet ditur se sikur dituria, feja, përparimi teknologjik dhe gjithçka tjetër edhe arti e ka edhe anën tjetër të medales. Kjo do të thotë se në botë gjithçka ka rolin e saj pozitiv po ashtu edhe rolin shkatërrimtar, ndërsa arti nuk është ndonjë përjashtim nga ky rregull.
Sot po dëshmohet se sa tradhti i është bërë para së gjithash besimit, e mandej edhe njerëzimit. Sa krime janë bërë duke shfrytëzuar dijet dhe shkencat. Sa e sa të drejtash të njeriut dhe komuniteteve shkelen në emër të “lirisë”. I njëjti fat e ka ndjekur edhe artin. Nëse arti do të ishte në shërbim të vlerave fisnike të njeriut, duke u ndërlidhur me njohurinë hyjnore, atëherë nuk do të kishte se si të ishte më mirë. Mirëpo kur arti vihet në shërbim të epsheve dhe ngritet në luftë kundër diturisë, arsyes dhe vlerave të njeriut në këtë rast do të jetë me të vërtetë i rrezikshëm.
Islami është shkollë diturie i bazuar në arsyen dhe në natyrën primordiale të njeriut, që do të thotë se të gjitha gjërat i analizon në bazë të ligjeve ontologjike. Prandaj nëse Allahu i Lartësuar e ka mbjellur në qenien e njeriut një realitet të quajtur art ose dashuri ndaj artit ose artin e krijimit, atëherë nuk do të ishte e mundur që kjo vepër e Allahut të jetë e padobishme, e kotë dhe e zbrazët pa ndonjë qëllim të drejtë, logjik dhe njerëzor.
Nëse Kur’ani Fisnik thotë: “Ne këtë botë nuk e kemi krijuar kot” atëhëre kjo dispozitë dhe ky ligj nëse vlen për gjithë botën e krijuar – si një tërësi- vlen edhe për të gjitha grimcat, që do të thotë se as edhe një grimcë e vetme e botës së krijuar nuk është krijuar kot. Arti është një nga veprat e mahnitshme të krijimit dhe nuk mund të jetë pa ndonjë qëllim ose me ndonjë qëllim të gabuar, ngase nuk do të ishte me njohjen e Allahut, me fuqinë e Tij, as edhe me urtinë e Tij. Artin duhet mënjanuar nga rruga e gabuar dhe duhet kthyer në rrugën e vërtetë njerëzore duke e ndërlidhur me njohuritë hyjnore dhe fetare, duhet ta bëjmë të përhershëm me vlerat e fisnike njerëzore.
Prod.Dr. Eidi Akbar