MENDIMI I FILOZOFËVE DHE I ISLAMIT PËR ARTIN DHE BOTËRAT E KRIJUARA
MENDIMI I FILOZOFËVE DHE I ISLAMIT PËR ARTIN DHE BOTËRAT E KRIJUARA
Esselamu alejkum, shejh i nderuar!
Kohë më pare kam filluar së lexuari librin Historia e filozofisë, ndërsa para kësaj kisha lexuar fragmente nga sfera e filozofisë islame, dhe se meqë nuk jam edhe aq i njohur me fushën e filozofisë perse vetëm tani jam duke u njohur me mendimet e disa filozofëve, do të doja që Ju si person kompetent të përgjigjeni në disa mendime dhe persiatje të mia.
Duke lexuar pjesën kushtuar Platonit kuptova se ai beson që ekzistojnë dy botëra, materialja dhe një botë e formave të përkryera. Si do të mundet që kjo të kuptpohet sipas islamit dhe a ka mundësi aplikimi ngaqë edhe Islami na mëson se kjo botë është materiale dhe e mangët, dhe se ekziston bota tjetër e përkryer. A ia shton islami kësaj edhe botën e barzahut (jeta në varreza) apo a mos qëndrimet e Platonit janë në kundërshtim me Islamin?
Duke e lexuar letrën tuaj fitova përshtypjen se jeni duke gjurmuar të vërtetën dhe kuptimin e drejtë të çështjeve religjioze, racionale dhe mendore.
Tema të cilën e keni hapur ka një vlerë shumë të lartë njerëzore e religjioze ngase përgjithësisht urtia e krijimit të njeriut dhe botës ka për qëllim arritjen e përkryeshmërisë, lumturës së përjetshme dhe të jetës së përhershme. Natyrisht ky qëllim ka mundësi të realizohet vetëm se nën hijen e shërbimit dhe robërimit Allahut të Lartësuar. Sipas Kur’anit robërimi i sinqertë Allahut nuk është e mundur të arrihet nëse nuk ka njohje të vërtetë dhe të drejtë. Pra njohja dhe kuptimi i kësaj bote dhe të ligjeve që mbretërojnë në të, njeriun e shpiejnë te Zoti i botëve, e me këtë edhe te jeta dhe lumturia e përjetshme të cilat njeriu i gjurmon për nga natyra e tij primordiale. Arritja te përkryeshmëria dhe lumturia e përjetshme i ka kushtet e veta të cilat duhet hulumtuar me shumë saktësi dhe plotëni ashtu që në këtë mënyrë të dimë ta dallojmë rrugën e drejtë nga rruga e gabuar. Rruga e vërtetë njeriun e shpie te caku, ndërkaq rruga e gabuar jo vetëm se e largon nga qëllimi por i shkakton edhe lloje të ndryshme të dhunës, iluzione dhe mendime të errëta.
Botërat e krijuara
Edhe sipas Kur’anit edhe filozofëve rendi ekzistues ndahet në tri botë, me fjalët Të tjera i ka tri faza (gradë, shkallë) të cilat terminologjikisht i emërtojmë si:
- Kjo botë – bota e natyrës ndjesore (shqisore) e cila mund të perceptohet përmes shqisave të jashtme: duket me sy, mund të preket dhe përmes shqisës së nuhatjes mund t’i nuhasim aromat e ndryshme të saj.
- Bota e berzahut (bota e ndërmjetme) – kur shqisat e tona të jashtme vdesin, shpirti qetësohet, ndërkaq njeriu hynë në botën e ëndrrave atëherë shpirti mund t’i perceptoj të vërtetat dhe qeniet nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja dhe se ajo botë e Berzahut të cilin filozoftë e kanë emërtuar “bota imagjinare”. Njeriu pas vdekjes futet në botën imagjinare dhe e fillon jetën e vet të berzahut të cilit një ditë i vie fundi, ndërkaq duke e përkryer rrugën e rendit të krijuar do të hyjë në fazën e fundit e cila njëherit është edhe faza më e lartë. Përfundimi i Berzahut ose i botës imagjinare e shënon fillimin e përjetësisë.
- Bota tjetër (bota e texherudit) – i cili dallohet nga dy botërat e lartëpërmendura në aspekte të ndryshme.
Ajetet e Kur’anit flasin për këto tri botëra dhe për veçantitë e secilës prej tyre që janë të shumta, ndërsa me këtë pajtohen të gjithë teozofët.
Ajo që ka thënë filozofi i madhë Platoni me emërtimin “bota e ideve” në të vërtetë është një filozofi e thellë të cilën nevoitet për ta shqyrtuar si nga këndvështrimi filozofik po ashtu edhe nga këndvështrimi i religjionit, për t’iu shmangur të kuptuarit e gabuar e cila mund të sjellë deri te mbyllja e rrugës së përkryrjes.
Natyrisht me këtë rast duhet theksuar se të tri botërat janë të ndërlidhura, pra nuk janë të ndara. Për shembull, koha e kaluar në barkun e nënës dallon nga mosha e foshnjërisë-fëmijërisë, kjo dallon nga mosha rinore, e kjo e fundit dallon nga pleqëria, mirëpo krahas gjithë këtyre dallimeve të gjitha periudhat e përmendura paraqesin një cikël dhe përkryerje, gjegjësisht lëvizja nga mangësia drejt përkryerjes. Ngjajshëm është edhe me tri botërat.
Nëse njeriu njihet para së gjithash me njohuritë hyjnore, kur’anore dhe qiellore dhe me mësimet fetare dhe fiton bindje të forta për to dhe vepron sipas ligjit të sheriatit, atëhere edhe pse jeton në këtë botë të natyrës dhe jeton jetën materiale ka mundësi që të ndërlidhet me botën e imagjinatës dhe me Atë botë duke i perceptuar ato. Pra, jo domosdoshmërisht duhet të kaloj ndonjë kohë e caktuar dhe që një herë duhet përfunduar njërën botë për të kaluar në botën tjetër për t’u përafruar dhe njohur me të vërteta dhe qenësinë e saj.
Po, islami thotë se kjo botë është e brisht dhe material, por jo në kuptimin se nuk e ka vlerën e vet, por në kuptim të kufizueshmërisë, si fillim i rrugës së njeriut në botëra me horizonte më të gjera dhe më të përkryera, pikërisht sikur që edhe aftësia e perceptimit te fëmiu më e dobët dhe ai posedon të dhëna të kufizuara, mirëpo mu ato aftësi të brishta dhe fuqi të kufizuara duke u zhvilluar fitojnë inovacione. Të gjitha ligjet ekzistuese janë “lexuar” nga natyra, ndërkaq zbulimi i secilit ligj – krahas asaj që ka vlerë të madhe shkencore, njëherit shpërfaqë edhe kufizimet e mendjes së tij, që është një paralajmërim i mirë se mendja dhe intelekti të cilat dikur ose nuk kanë ditur asgjë ose se kanë ditur shumë pak mund të jenë të orientuara në rrugën e përkryerjes së vazhdueshme, gjithnjë deri sa botën ta njohin me të gjitha ligjet e ndërlikuara dhe komplekse.
Në pyetjen tuaj ju shtruar çështjen për qëndrimin e islamit për botën e Berzahut, krahas dy botëve të tjera. Duhet thënë se bota e Berzahut është fazë e mesme e ciklit të lëvizjes drejtë përkryerjes.
ku’rani Fisnik për këtë na thotë:
حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَ مِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ
Kur dikujt prej tyre iu vie vdekja, ai klith: “Zoti im, më kthe – për të kryer ndonjë punë të mirë nga ajo që kam lënë!” – Kurrë! Këto janë fjalë që ai do t’i thotë kotë – para tyre do të jetë pengesa (berzahu) deri në ditën kur do të ringjallen.
Pra kur vie vdekja dhe njeriu ballafaqohet me të vërtetën dhe e kupton se sa i pakujdesshëm ka qenë ndaj ligjeve të Allahut dhe bëhet i vetëdijshëm se sa dëmë të madh dhe të pariparueshëm ka shkaktuar, mirëpo edhe pse lutet: “O Zoti im më kthe në këtë botë për të bërë vepra të mira dhe ta shpëtoj veten time nga kjo vuajtje” kjo më nuk është e mundur, ngase udhëtimi dhe lëvizja në rendin e krijuar nuk ka kthim prapa. Pas Kësaj bote njeriu kalon në Berzah deri në ditën kur edhe kësaj rruge t’i vie fundi, ndërsa do të filloj Përjetësia.
Pra në këtë ajet përmednet si kjo botë po ashtu Berzahu dhe jeta e ardhshme – përjetësia. Prandaj tri botët: Kjo botë, Berzahu dhe Ajo botë i takojnë fakteve tani më përgjithësisht të pranuara dhe të gjitha librat qiellor pajtohen për këtë çështje, sikur edhe transmetimet e të gjithë të Dërguarve të Allahut. Natyrisht të gjitha këto duhet t’i shqyrtojmë dhe t’i kuptojmë përmes një leximi të drejtë dhe të kujdesshëm.
Prof. Dr. Eidi Akbar .