3.1

BEHLULI DHE URTËSIA E EHLI BEJTIT

Spread the love

Një ditë prej ditësh Behluli po ecte në një prej rrugicave të Kufes. Aty pa disa fëmijë që po luanin me arra dhe rrathë. Behlulit i bëri përshtypje një djalë i vogël, i cili ishte ulur në anë të murit dhe po mendohej.

Behluli iu afrua dhe i tha: “I dashuri im! Më jep dorën që të shkojmë së bashku në treg që të të blej lojra si ata të atyre fëmijëve”.

Djali i tha: “Ne nuk jemi krijuar për të luajtur”.

Behluli e pyeti: “Atëherë përse jemi krijuar i dashuri im?

Djali i tha: “Për të adhuruar Allahun”.

Behluli e pyeti: “Nga e ke mësuar këtë?

Djali i tha: “Nga thënia e Allahut të Madhëruar në Kuran: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!dhe nga thënia e Allahut: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë””.

Më pas Behluli e mori djalin dhe e uli në prehër dhe e pyeti: “Përse e gjithë kjo frikë ndërkohë që ti je akoma i vogël dhe nuk ke bërë mëkate të mëdhaja. Përse flet kështu?

Djali i tha: “Larguhu nga unë o Behlul! Betohem në Allahun se unë kam parë nënën time duke vendosur drunjtë e vegjël në zjarr para drurëve të mëdhenj. Unë e pyeta: “O nëna ime! Lëri të vegjlit dhe vendos të mëdhenjtë në zjarr”. Ajo më tha: “O biri im! Të mëdhenjtë nuk punojnë veçse me praninë e të vegjëlve. A nuk duhet të frikësohet njeriu se ndoshta mund të jetë prej drunjve të vegjël të zjarrit të Xhehenemit?O Behlul mos shiko vogëlsinë e asaj që bën por mendo madhështinë e Atij që i bën mëkat”.

Behluli thotë: “Kur dëgjova fjalët e djalit të vogël mua më ra të fikët. Kur u zgjova nuk e pashë atë djalë. Unë pyeta se kush ishte ai djalë? Më thanë: “A nuk e njohe atë o Behlul?U thashë: “Jo”. Ata më thanë: “Ai është Ali Rizai i biri i Musa Kadhimit dhe gjyshi i tij është i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij)”. Pastaj Behluli tha: “Betohem në Allahun se këto urtësi nuk burojnë veçse prej tyre (Ehli Bejtit)”.

Redaksia e revistës “Vlera”.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment