4.1

GJASHTË USHQIMET QË JU BËJNË MIRË PËR TRURIN

Spread the love

Nëse konsumoni këto ushqime, do të keni një tru të shëndetshëm gjithë jetën. Truri është ai që e vë trupin e njeriut në lëvizje, prandaj duhet të ushqeheni mirë që dhe ai të funksionojë ashtu siç duhet. Ja cilat janë ushqimet më të mira për trurin:

Vaji i ullirit

Nuk duhet ta ndani nga tavolina juaj, pasi është një nga ushqimet më të domosdoshme për funksionimin e trurit tonë. Në këtë përfundim kanë dalë shumë studime të kohëve të fundit.

Agrumet, veçanërisht qitrot

Një gjysëm qitroje në ditë (e cila është e barabartë me një portokall), është mëse e nevojshme për trurin e tuaj. Këto produkte përmbajnë disa antioksidantë shumë të nevojshëm për trurin tonë.

Frutat e thata

Ato janë të domosdoshme sepse rrisin përqëndrimin, i cili është shumë i domosdoshëm në punën dhe në përditshmërinë tonë.

Peshku

Të gjitha llojet e peshkut janë të domosdoshëm për organizmin dhe veçanërisht për trurin tonë. Kjo për vet faktin sepse përmbajnë omega 3, vitaminë D etj. Prodhimet e detit duhet të përdoren njëherë në javë.

Çokollata e zezë

Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e çokollatave. Duhet të konsumosh patjetër një prej tyre, sepse ato kanë kafeinë e cila është e rëndëshishme për trurin tonë.

Frutat e pyllit

Konsumoni fruta pylli për një një memorie më të mirë, këtë sugjerojnë mjekët por edhe dietologët.

Redaksia e revistës “Vlera”.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment