fertile soil in hands

Dheu i kuq në dorën e Profetit (s.a.a.)

Spread the love

Dheu i kuq në dorën e Profetit (s.a.a.)

Ashura-ja nuk është festë, ashura-ja është Revolucion i të Drejtës dhe i të Vërtetës. Në historinë islame dhe në hadithet e transmetuara thuhet se Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) e ka lajmëruar vrasjen e Imam Husejnit (paqja qoftë mbi të) në tokën e Kerbelasë.

El-Hakim En-Nisaburi* me transmetim nga Ummu Fadl bintul Harith, bashkëshortja e Abbas ibn Abdul Muttalibit, thotë se ajo shkoi te i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) dhe i ka thënë:

O i Dërguari i Allahut! Unë kam parë një ëndërr të keqe mbrëmë”.

Ai i tha: “Si ishte?

Ajo i tha: “Ishte e tmerrshme”.

Ai i tha: “Si ishte?

Ajo i tha: “Unë pashë sikur një pjesë e trupit tënd u pre dhe ra në prehrin tim”.

I Dërguari i Allahut (s.a.) i tha: “Ke parë diçka të mirë. Fatimja do të lindë, insha’Allah një djalë dhe do të jetë në prehrin tënd”. Hazreti Fatimja kur e lindi Husejnin, e vendosi djalin në prehrin e saj, ashtu siç tha i Dërguari i Allahut.

Ummu Fadl bintul Harith thotë: “Një ditë, hyra te i Dërguari dhe e vendosa Husejnin në prehrin e tij. Pastaj pashë sytë e të Dërguarit të Allahut që po lotonin”. I thashë:

O i Dërguari i Allahut, nëna ime dhe babai im qofshin kurban për ty! Çfare ke?” Ai tha:

Më erdhi Xhebraili (paqja qoftë mbi të) dhe më lajmëroi se ummeti im do ta vrase këtë djalin (nipin) tim”.

Unë i thashë: “Këtë?

Ai tha: “Po”. Ai më solli edhe dheun e kuq.

*(El-Hakim en-Nisaburi, “El-Mustedrek ala es-Sahihajn”, kitab “Ma’rifetus-sahabeh”, hadithi numër 4818)

Meqenëse revolucioni i Imam Husejnit ishte për hir të Allahut dhe për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën, dy shtyllat bazë të jetës së kësaj bote, ai do të jetë i përhershëm dhe do të vazhdojë deri në fund të kësaj jete.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 24, shtator/tetor 2015, fq. 7)




There are no comments

Add yours