5.1

Dobitë e organizimit të tubimeve për të kujtuar Imam Husejnin (3)

Spread the love

Vazhdim

Ashura-ja është një nga ditët e Allahut

S’ka dyshim se Ashura-ja është prej ditëve të Allahu të Madhëruar, i Cili, në Kuranin e Shenjtë, thotë: “…dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut…” (Surja Ibrahim, ajeti 5). Është e tillë, sepse Imam Husejni (paqja qoftë mbi të) është prej të dashurve të Allahut, është nipi i të Dërguarit të Allahut, është i biri i të dashurit të Allahut, është djali i gruas, të cilën Allahu e bëri zonjën e grave të botëve. Ashura-ja është prej ditëve të Allahut, sepse Imam Husejni u ngrit për hir të Allahut dhe për të shpëtuar fenë e pastër të Allahut, të cilën dinastia emevite donte ta asgjësonte.

Përderisa çështja është e tillë, atëherë, këtë ditë duhet ta përkujtojnë të gjithë muslimanët pa përjashtim. Shkrimtari egjiptian Abdur-Rahman esh-Sherkavij ka thënë: “Husejni është dëshmor në rrugën e fesë e të lirisë. Nuk duhet të krenohen vetëm shiitët me emrin e Husejnit, por duhet që me këtë emër fisnik të krenohen të gjithë të lirët e botës”.

Në këto ditë muslimanët duhet të njihen me Ehli Bejtin e Profetit, me jetëshkrimin e tyre, me moralin, me dijet dhe me njohuritë e tyre. Duhet të dinë se ata janë Imamët e tyre, për të cilët, profeti Muhamed e ka bërë detyrë dashurinë për ata, e gjithashtu, edhe ndjekjen dhe zbatimin e urdhrave dhe porosive të tyre. (Vazhdon)

Shkrim i huazuar.




There are no comments

Add yours