FB_IMG_1657144882160

Dr. Ali Iljazi, arritjet e tij në fushën e mjekësisë dhe të shkencës

Spread the love

Dr. Ali Iljazi, arritjet e tij në fushën e mjekësisë dhe të shkencës

Në Kosovë ka shumë dijetarë profesionistë në të gjitha drejtimet e shkencës, por nga më të dalluarit është edhe dijetari, teologu dhe mjeku i njohur Dr. Ali Iljazi i cili falë aftësive të tija, përpikërisë dhe përvojës së tij ka bërë zbulime të reja në mjekësi.

Dr. Ali Iljazi, lindi në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedh nga një familje me ndjenja fetare e kombëtare. Që në vegjëli u dallua në mjekësi dhe në mësime. Për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me “Shenjen e artë të Universitetit”, si studenti më i suksesshmi dhe më i dalluari në Universitet. Pastaj mori titullin e magjistraturës në të njëjtin Universitet, ndërsa në vitin 1988 mbron titullin e doktorit me sukses të lartë. Për herë të parë ishte ai që zbuloi në ish-Jugosllavi dhe Evropë testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më sensitive. Konsiderohet nga mjekët e parë në Kosovë që aplikoi testimin provokues me pluhura organike. Deri më sot ka botuar mbi 80 punime shkencore nga lëmi i mjekësisë.

Ai nuk u mjaftua vetëm me kaq por bëri kërkime edhe në fushën e mjekësisë islame, po ashtu shkroi edhe në lëmin e mendimit dhe qytetërimit islam, duke i treguar botës se dituria nuk është e kufizuar

Dr. Ali Iljazi merret edhe studimin e Kur’anit fisnik nga këndvështrimi shkencor dhe lidhjet në mes ajeteve të Kur’anit fisnik dhe ligjeve natyrore ne gjithësi, nga kjo lëmi ka publikuar mbi 800 punime shkencore të botuara në revista të ndryshme në Kosovë , Maqedoni e në ish Jugosllavi dhe në shtete tjera të Ballkanit.