f70d6a4c6e23246e5258aec04767f10f

JA ALI

Spread the love

JA ALI

 

JA ALI, sot është pranvera

Udhërrëfyes i jetës sonë

Ne të kujtojmë si çdo hera

Të bashkuar përgjithmonë

 

Ya Ali,është dita jote

Që na mbushë plotë mirësi

Ti je Drita e kësaj Bote

Ku çdo herë gjejmë Hirësi

 

Ti që din çka është dashnia

Sikur rrezet që lëshon dielli

Emrin tënd e mbanë dhe qielli

Të bekuar nga Perëndia

 

Ja Ali je dashuria ime

Të adhuroi natë e ditë

Je çdo herë krenaria ime

Çdo herë jetën Ti ma shndritë

 

Ty o Zot të qofsha falë

Që mbretëron në jetën tonë

Edhe atëherë kur nuk gjejmë fjalë

Je lumturia e kohës sonë

 

Mr.sc. Pedagoge Argjira Ukimeri

– Prizren, Mars 2022