
Për një çast… !
Isha e humbur nga kjo botë. Kërkoja diçka! E çka? Ndoshta kurrë s’do ta kuptoja se cila ishte arsyeja e vërtetë e atij kërkimi.
Më mungonte vet jeta ime, të gjitha ato fytyra të lumtura më pengonin. Unë… vetëm unë isha e humbura e kësaj bote, isha e palumtura në mesin e të lumturve.
Dhe pikërisht atëherë vendosa ti jap fund atij horizonti të pakuptimtë. Për një çast sikur ndryshoi gjithçka! Një zë i brendshëm sikur më foli, atëherë mbi sytë e mi shkëlqeu një dritë e madhe gati sa s’më verboi, një bukuri e rrallë u paraqit pranë meje. Fillova të bërtisja nga e gjithë ajo ngjarje. Për herë të parë e kuptova arsyen e vërtet të kësaj jete. Për herë të parë mësova të kërkoj falje duke pranuar se vetëm Ai ishte prirës i jetës sime. Nga gjithë ai acar që e kishte kapluar zemrën time, filloi të më shfaqej ngrohtësia.
Dhe sonte po i shtrij duart duke kërkuar përkrahjen e Tij dhe i lutem të më udhëzojë.
O Zot!… Ti je mbrojtësi i të mjeruarve, më ndihmo që lutjet e mia të dalin të ndritshme, më ndihmo që shpresa ime të jetë e pamposhtur. Një çast më shërbej që të më rikthehet jeta, ajo jetë që deri më tani s’kishte ndonjë kuptim.
Që t’i njohësh të tjerët, njihe veten tënde. E pse unë mos ta njoh veten time? Mjafton një çast që gjithçka të ndryshoj. Një çast magjik, një çast…
Merita Haliti



