e762502123ca90d9e0282db6dee62d83

Ja Allah

Spread the love

JA  ALLAH

 

Ja Allah unë ty të dua

Qysh atëherë kur fillon jeta

Se ti je shërim për mua

Nëpër kohë të vërteta

 

Mos i përbuz lutjet  e mia

Edhe atëherë kur Ti e din

Kur çdo herë troket mërzia

Vetëm ty të kam shpëtim

 

Je çdo herë  një ndjenjë qetësie

Të mbajë  unë ne shpirtin tim

Ya Allah pasqyrë drejtësie

Do jemi bashkë deri n’amshim

 

Mos mendo që nuk të dua

Edhe atëherë kur jam me faj

Kur kujtoi faljet e tua

Zemra mbushet plotë me vaj

 

Në mëngjes kur fillon dita

Edhe hëna kur ndriçon

Unë këto ditë me gëzim i prita

Deri sa jeta të përfundon

 

Atëherë kur afrohet nata

Sikur dielli që perëndon

Edhe pas stuhive të gjata

Prania jote na shëron

 

Ty të kam përjetësi hyjnore

Që më vjen në ëndrrat e mia

Shikimet tua janë hënore

Atëherë e kuptojmë ç’është dashuria

 

Argjira (Ari) Ukimeri

Ma. Sc. Pedagoge