d1a9f6a52c03fc09b4d47bfc29b49708

Shamija është e drejtë themelore për atë që dëshiron t’a vëjë atë!

Spread the love

Shamija është e drejtë themelore për atë që dëshiron t’a vëjë atë!

 

Sjellje e mirë, nuk është vetëm nocion i edukatës së mirë, por edhe i besimit të mirë bile është edhe çështje shijeshie.

Në tërë këtë bagazh elementesh në përbërjen e saj sjellja e mirë mbërthen në vete tolerancën dhe diversitetin e të tjerëve si në dukje, pamje, përkatësie apo mendimi. Në këtë aspekt, në çështje madhore me të cilat jemi duke u ballafaquar si popull, në mesin e të cilave edhe lejimi i shamijave nëpër shkolla për ato që dëshirojnë t’i mbajnë, ne si popull nuk po tregojmë sjellje të mirë (e si rrjedhojë e çkafit është kjo është temë në vete dhe e gjerë).

Kur për çështjen në fjalë, fillojnë e flasin persona që qysh në fjalinë e parë të tyre duket se nuk kanë aspak ama aspak njohuri as elementare nga hyjnorja bile as që i kanë lexuar as edhe njëherë librat e shenjtë së lëre më kuptuar s’bëhet fjalë, aq më keq “profesionistët e vlerësimit të mendjes “ në vendin tonë, na e jep të drejtën e vlerësimit të tyre jo vetëm si të paditur por edhe si njerëz të pasjellshëm dhe të pashije totalisht.

Të nderuar njerëz që pakompetencë dëshironi të zhyteni në debat, sidomos juve kolegë të mi, mos ia humbni vlerën vetit me shfaqjen e injorancës së thellë tuajën në këtë temë, mësohuni “t’i përbini “ temat që si njihni. Nuk është keq që në kohën e lirë ndonjëherë në jetën tuaj bile ,t’a lexoni edhe librin më të lexuar në botë.

Shamija është e drejtë themelore për atë që dëshiron t’a vëjë atë!

Nëse nuk guxon t’ia mohosh të drejtën e zgjedhjes vajzës tënde se çfarë fustani të vesh në shkollë, si guxon t’ia mohosh të drejtën se çfarë të vë mbi kokë e aq më pak nëse ajo është pjesë e shpirtërores së saj.

Kujdes së drejtësia padyshim se do të triumfojë një ditë,por jam kurreshtare ju si do arsytoheni ?

 

:

Dr.Spec. Rrezarta Sahiti